PRULAN Reviewed by Momizat on . PRULAN Tableta – 10 mg Tretësirë për injeksion – 10 mg / 2 ml (Metoklopramid klorhidrat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin PRULAN Tableta – 10 mg Tretësirë për injeksion – 10 mg / 2 ml (Metoklopramid klorhidrat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin Rating: 0
You Are Here: Home » P » PRULAN

PRULAN

PRULAN
Tableta – 10 mg
Tretësirë për injeksion – 10 mg / 2 ml
(Metoklopramid klorhidrat)
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
• Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
• Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
• Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
• Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Prulan dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Prulan
3. Si ta merrni Prulan
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Prulan
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARЁ ЁSHTЁ PRULAN DHE PЁRSE PЁRDORET
Prulan përmban si lëndë aktive metoklopramid klorhidrat, i cili ёshtë agjent antiemetik
dhe gastroprokinetik.
Efektin e tij Prulan e realizon duke vepruar në pjesën e trurit që shkakton ndjesinë e
sëmundjes. Prulan gjithashtu stimulon lëvizshmërinë e stomakut dhe të pjesës së
sipërme të zorrëve, duke shpejtuar kështu kalimin nëpër zorrë.
2
Tek të rriturit, metoklopramidi përdoret për parandalimin e të përzierave dhe të vjellave
pasoperatore, të përzierave dhe të vjellave të induktuara nga radioterapia dhe të
përzierave dhe të vjellave të vonuara (por jo akute) të induktuara nga kimioterapia, si
dhe për trajtimin simptomatik të të përzierave dhe të vjellave duke përfshirë edhe ato që
shoqërojnë migrenën akute (ku metoklopramidi mund të përdoret edhe për të
përmirësuar përthithjen e analgjezikëve oralë).
Tek fëmijët, metoklopramidi përdoret për parandalimin e të përzierave dhe të vjellave të
vonuara të induktuara nga kimioterapia, ose për trajtimin e të përzierave dhe të vjellave
të stabilizuara pas ndërhyrjeve kirurgjikale, dhe vetëm pasi trajtimet e tjera nuk kanë
dhënë rezultate ose nuk mund të përdoren.
2. PЁRPARA SE TЁ MERRNI PRULAN
Mos merrni Prulan në qoftë se:
- keni mbindjeshmёri ndaj metoklopramidit apo pёrbёrësve tё tjerё tё Prulan;
- keni obstruksion, perforim apo hemorragji gastro-intestinale;
- nuk kanë kaluar më shumë se 3 – 4 ditë pas kirurgjisë gastro-intestinale;
- jeni me feokromocitomë.
Metoklopramidi kundërindikohet tek fëmijët nën 1 vjeç.
Tregoni kujdes të veçantë me Prulan
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të merrni Prulan.
Metoklopramidi mund të ulë aftësinë për të kryer aktivitete që kërkojnë vigjilencë
mendore apo koordinim fizik. Metoklopramidi mund të rrisë reagimin ndaj alkoolit,
barbiturateve, ose deprimuesve të tjerë të SNQ-së.
Prulan duhet të përdoret me kujdes:
- në pacientët me hipertension, përderisa ekzistojnë të dhëna të kufizuara që bari
mund të rrisë qarkullimin e katekolaminave tek këta pacientë;
- në pacientët pediatrikë dhe tek adoleshentët, sepse incidenca e reaksioneve
ekstrapiramidale tek këta pacientë është e rritur;
3
- në pacientët me sëmundje të Parkinsonit, ose me histori depresioni, atopi
(përfshirë astmën), apo porfiri;
- në popullatën me rrezik të shtuar, duke përfshirë të moshuarit, pacientët me
çrregullim të përçueshmërisë kardiake, mosbalancim të pakorrigjuar të
elektrolitëve apo bradikardi, dhe ata që janë duke marrë barna të tjera që dihet
se zgjasin intervalin QT.
Marrja e barnave të tjera
Tregojini mjekut ose farmacistit tuaj nëse jeni duke marrë, keni marrë kohët e fundit ose
mund të merrni ndonjë bar tjetër, përfshirë barnat të cilat merren pa recetë.
Barnat që mund të ndërveprojnë me metoklopramidin janë:
Anestezikët e përgjithshëm: metoklopramidi rrit efektin e tiopentalit.
Analgjezikët: metoklopramidi rrit shkallën e përthithjes së aspirinës (efektet theksohen);
efektet e metoklopramidit në aktivitetin gastro-intestinal antagonizohen nga analgjezikët
opioidë; metoklopramidi rrit shkallën e përthithjes së paracetamolit.
Antimuskarinikët: efektet e metoklopramidit në aktivitetin gastrointestinal antagonizohen
nga antimuskarinikët.
Antipsikotikët: rritet rreziku i efekteve anësore ekstrapiramidale kur metoklopramidi jepet
me antipsikotikët.
Atovakuoni: metoklopramidi redukton përqëndrimin plazmatik të atovakuonit.
Ciklosporina: metoklopramidi rrit përqëndrimin plazmatik të ciklosporinës.
Dopaminergjikët: metoklopramidi antagonizon efektet hipoprolaktinemike të
bromokriptinës dhe kabergolinës; metoklopramidi antagonizon efektin antiparkinsonik të
pergolidit; metoklopramidi antagonizon efektin e ropinirolit dhe rotigotinës.
Muskulorelaksantët: metoklopramidi rrit efektet e suksametoniumit.
4
Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Shtatzënia
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzënë, dyshoni se jeni
shtatzënë ose po planifikoni të mbeteni shtatzënë.
Metoklopramidi nuk njihet të jetë i dëmshëm gjatë shtatzënisë. Pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj para se të përdorni ndonjë bar.
Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjen me qumësht gjiri.
Metoklopramidi ekskretohet në qumështin e gjirit, prandaj nuk duhet të përdoret gjatë
ushqimit me gji.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Prulan mund të shkaktojë marramendje ose dëmtim të aftësive për të reaguar.
Pacientët të cilët janë nën ndikim të barit nuk duhet të drejtojnё automjete apo pёrdorin
makineri.
Informacione të rëndësishme mbi disa nga përbërësit e Prulan
Për tabletën
Prulan përmban laktozë. Nëse ju është thënë nga mjeku juaj që keni intolerancë nga
disa sheqerna, kontaktoni mjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar.
3. SI TA MERRNI PRULAN
Gjithmonë merreni Prulan sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt
kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Dozat e zakonshme përshkruhen më poshtë:
5
Të rriturit dhe adoleshentët
Në të përziera dhe të vjella, nga goja ose me injeksion intramuskul ose me injeksion
intravenë-bolus për të paktën 3 minuta, 10 mg (5 mg në të rinjtë 15-19 vjeç, nën 60 kg)
deri në 3 herë në ditë.
Fëmijët
Metoklopramid klorhidrati nuk duhet të përdoret tek fëmijët më të vegjël se 1 vjeç dhe
tek fëmijët mbi 1 vjeç duhet të përdoret si alternativë e dytë (pasi trajtimet e tjera janë
provuar). Fëmijët 5 deri 9 vjeç (20–29 kg) duhet të marrin 2.5 mg, deri në 3 herë në ditë;
9 deri 15 vjeç (mbi 30 kg) duhet të marrin 5 mg, deri në 3 herë në ditë.
Doza ditore e Prulan normalisht nuk duhet të kalojë 500 mikrogram/kg peshë,
veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët.
Kohëzgjatja e përdorimit: Për të rriturit dhe fëmijët, Prulan nuk duhet të përdoret më
gjatë se 5 ditë.
Përdorimi në dëmtime hepatike ose renale:
Klirensi i përgjithshëm i metoklopramidit reduktohet dukshëm tek pacientët me dëmtim
renal dhe gjysmëjeta e eliminimit zgjatet deri në 19 orë. Grumbullimi i metoklopramidit si
pasojë mund të çojë në dëmtim renal me një rrezik të shtuar të efekteve anësore.
Rekomandohet reduktimi i dozës të paktën 50% në pacientët me dëmtim renal të
moderuar deri në të rëndë.
Në qoftë se keni marrë më shumë Prulan
Mos merrni më shumë Prulan se sasia që ju rekomandon mjeku juaj.
Në përgjithësi, mbidoza e metoklopramidit pritet që të japë efekte që janë zgjatje e
efekteve anësore të zakonshme: përgjumje, çorientim dhe reaksione ekstrapiramidale.
Efekte të tjera në lidhje me mbidozën e metoklopramidit përfshijnë: ndjenjë ankthi ose
lodhje, dhimbje koke, marramendje, të përziera, të vjella, konstipacion, dobësi,
hipotension dhe kserostomi.
6
Trajtimi
Nuk ka asnjë antidot specifik në rast intoksikimi nga metoklopramidi. Simptomat e
mbidozimit nga metoklopramidi janë përgjithësisht të vetëkufizuara dhe zakonisht
zhduken brenda 24 orëve.
Pas një administrimi akut të barit, stomaku duhet zbrazur menjëherë.
Në qoftë se keni harruar të merrni Prulan
Në qoftë se keni harruar të merrni Prulan, merrni dozën tuaj sa më shpejt që të
kujtoheni përveç rastit kur ka ardhur koha që të merrni dozën pasardhëse. Përdorni
dozat në kohën e duhur.
4. EFEKTE ANЁSORE TЁ MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, Prulan mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston.
Efektet anësore të mundshme janë:
efektet ekstrapiramidale (sidomos në fëmijët dhe adoleshentët (15-19 vjeç)),
hiperprolaktinemi, ankth, konfuzion, përgjumje, nervozizëm, diarre, depresion, sindrom
neuroleptik malinj, rash, prurit, edemë, çrregullime në përçueshmërinë kardiake të
raportuara pas administrimeve intravenoze të metoklopramidit, rrallë methemoglobinemi
(më e rëndë në defiçiencë të glukozë-6-fosfatdehidrogjenazës).
Lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj nëse ju shfaqen këto efekte anësore, ose çdo
efekt anësor tjetër që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues.
5. SI TA RUANI PRULAN
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Prulan pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në temperaturë më të ulët se 25°C!
Ruajeni Prulan nga dielli dhe nga lagështia!
7
6. INFORMACION I MЁTEJSHЁM
Çfarë përmban Prulan – Tableta 10 mg
Lënda vepruese ёshtё metoklopramid klorhidrat.
Një tabletë përmban metoklopramid klorhidrat ekuivalent me 10 mg metoklopramid.
Përbërësit e tjerë janë: laktozë monohidrat, celulozë mikrokristalore, glikolat natriumi i
amidonit, stearat magnezi dhe acid stearik.
Çfarë përmban Prulan – Tretësirë për injeksion 10 mg / 2 ml
Lënda vepruese ёshtё metoklopramid klorhidrat.
Një ampulë 2 ml përmban 11.8 mg metoklopramid klorhidrat monohidrat ekuivalent me
10 mg metoklopramid.
Përbërësit e tjerë janë: klorur natriumi, citrat natriumi dihidrat, acid citrik monohidrat, ujë
për injeksion.
Përmbajtja e paketimit
Tableta: kuti me 30 tableta.
Tretësira për injeksion: kuti me 10 ampula.
kuti me 100 ampula (përdorim spitalor).
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAH) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.Fax: 00355 4 23 62 800
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Prill 2014.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top