Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Psyllogel (bustina)

Psyllogel (bustina)

Psyllogel

Merret 3- 4 herë në ditë nga një bustinë e tretshme në ujë.
Është një medikament i përbërë nga fibra ushqyese dhe i plotësuar me vitamina të ndryshme, që ndikon në peristaltikën e kolonit në rastet e konstipacionit (kapsllëkut).

Përmbajtja
Përmban 3.5 -3.6 gr extrat të Plantago Ovata.
Nuk përmban konservant.
Nuk përmban laksativ osmotik dhe fermente ushqimore.

Paketimi: 20 bustina
Psyllogel është në formë pluhuri (bustine) e treteshme në ujë dhe tregëtohet në kuti me 20 bustina.
Ka shije të ndryshme si portokall kakao, luleshtrydhe, limoni dhe vanilje.

Veçoritë farmaceutike dhe mënyra e veprimit
Vepron në largimin e masave fekale duke i hidratuar ato dhe duke i bërë të rrëshqitshme.
Nuk ka veprim acarues mbi zorrë dhe nuk prish fiziologjinë normale të intestinit (zorreve).
Ka veprim të mirë mbi florën bakteriale saprofite të zorrës.
Ndikon në thithjen e mirë të sheqernave dhe yndyrnave në zorrë.
Ka veprim shumë të mirë, si pasoje e fibrave ushqimore, në personat të cilët kanë vështirësi në defekim (kapsllëk).
Përveç përdorimit në moshat e vjetra, psyllogeli mund të përdoret si parandalues të kapsllëkut, dhe në moshat e reja në sindromin Colonit të irrituar dhe në Divertikujt e kolonit (megacolon).

Mënyra e përdorimit dhe doza
Merret 3-4 herë në ditë nga një bustinë e treteshme ne ujë ose në ndonjë lëng tjetër (para ose pas ushqimit).
Në moshat e vogla mbi 3 vjeç doza përgjysmohet.
Marrja e psyllogelit vazhdon deri në normalizimin e funksionit të zorrës (dekim normal dhe pa probleme) të pakten për disa muaj.

Efektet anësore dhe kundërindikacionet
Deri tani nuk janë parë efekte anësore në përdoruesit e psyllogelit, as te gratë shtatzëna e as tek fëmijët.
Nuk këshillohet marrja e preparatit të bustinës me më pak se 200 ml ujë.
Nuk këshillohet përdorimi i Psyllogelit në personat me dhimbje akute abdominale.
Në personat me nauzea dhe të vjella dhe në sindromën e Fekalomës.
Nuk këshillohet marrja e preparatit tek fëmijët nën tre vjeç.
Nuk duhet të tejkalohet doza e këshillueshme nga mjeku apo farmacisti.
Nuk duhet të merret 2 orë para ose 2 orë pas marrjes së ilaçeve të tjera.

  • efektet anesore te Psyllogel
  • fibra ushqyese
  • ilac per kapsllek
  • kapsllëkut
  • kostipacioni
  • largon fecet
  • menyra e perdorimit te Psyllogel
  • mjekimi me Psyllogel gjate gjidhenies
  • mjekimi me Psyllogel gjate shtatzanise
  • ndikon në peristaltikën e kolonit në rastet e konstipacionit
  • Plantago Ovata
  • Vepron në largimin e masave fekale
  • veshtiresi ne dalje jasht
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes