Psylloial (integrator ushqimor) Reviewed by Momizat on . Psylloial (integrator ushqimor) Integrator ushqimor me bazë Fibra Psyllium 99% + Acid Hialuronik që nxit një shtim të tranzitit intestinal, sasise së feçeve dhe Psylloial (integrator ushqimor) Integrator ushqimor me bazë Fibra Psyllium 99% + Acid Hialuronik që nxit një shtim të tranzitit intestinal, sasise së feçeve dhe Rating: 0
You Are Here: Home » P » Psylloial (integrator ushqimor)

Psylloial (integrator ushqimor)

Psylloial (integrator ushqimor)

psylloial

Integrator ushqimor me bazë Fibra Psyllium 99% + Acid Hialuronik që nxit një shtim të tranzitit intestinal, sasise së feçeve dhe aktivitetit propulsiv të kolonit, në mënyrë dukshëm më superiore krahasuar me preparatet me bazë vetëm të fibrave të Psyllium.

Psyllium Plantago ovata Forsk:
- Mucilago e Psyllium rrit volumin në kontakt me lëngjet që arrijnë në lumenin e zorrës, duke shtuar peristaltiken dhe lehtësuar evakuimin. Vepron si një normalizues i tranzitit intestinal dhe konsistencës së feçeve.
- Shfaq efekt prebiotik duke favorizuar integritetin e mukozës intestinale dhe mbrojtjen imunitare.
- Shfaq veprim anti-inflamator dhe zbutës mbi mukozën e traktit tretës.
- Shton ndjenjën e ngopjes, duke ndihmuar në zvogëlimin e peshës trupore. Mund të përdoret si trajtim ndihmës në regjimet e dietave të dobësimit.
- Redukton përthithjen e glukozës duke ulur pikun e glukozës dhe insulinës pas ngrënies (post-prandiale) në subjektet hiperglicemike dhe ata me diabet tip II.
- Redukton në mënyrë të rëndësishme statistikore nivelet e kolesterolit total, LDL, triglicerideve dhe glicemisë, dhe rrit nivelin e HDL.
- Rekomandohet në trajtimin e konstipacionit kronik, kolonit të irritueshëm, dhe si trajtim ndihmës gjatë hiperkolesterolemise, hiperlipidemisë dhe hiperglicemisë.

Acidi Hialuronik:
- Si pasojë e vetisë për të tërhequr dhe mbajtur ujin, shton hidratimin e masës fekale duke ndihmuar tranzitin intestinal, për një fuqi të lartë higroskopike.
- Përmirëson propulsionin e feçeve në subjektet me konstipacion dhe ndihmon në shtimin e sasisë së feçeve të eleminuara.
- Përshpejton procesin e rigjenerimit indor përmes përgjigjes anti-inflamatore në të gjithë llojet e dëmtimeve.
- Vetite hidrofile të larta kontrollojne hidratimin e indeve duke favorizuar proliferimin dhe migrimin e fibroblasteve dhe qelizave endoteliale në zonën e dëmtuar e për pasojë formimin e indit granular.
- Ndërveprimi me receptorët e acidit hialuronik (CD44, ICAM-1, RHAMM), të pranishëm tek fibroblastet,
qelizat endoteliale dhe mezenkimale, stimulon migrimin e shtuar të këtyre qelizave në zonën e dëmtuar.
- Në studimet eksperimentale tek kafshët, gjatë proçesit të shërimit të plagëve edhe në nivelin e paretit intestinal, redukton në mënyrë statistikisht të rëndësishme përmasat e plagës dhe zonës inflamatore, duke zhvendosur në përmirësim nivelin e organizimit të fibrave të kolagjenit dhe bërë të mundur formimin e shtuar të indit granular dhe neovaskularizimit në zonën e dëmtuar.
Vlerësimi i Efikasitetit të një përgatitjeje me bazë të fibrave të psyllium + acid hialuronik (kripe e natriumit) krahasuar me përgatitjet me bazë vetëm të fibrave të psyllium (Fibrolax, Dimalosio, Dualfibre dhe Benefibra) mbi aktivitetin e peristaltikës intestinale tek minjtë dhe kaviet.
Eksperimenti u realizua duke administruar tek minjtë dhe kaviet, pas një periudhë mosushqyerje prej 24 orësh por pa kufizim të marrjes së ujit, një vakt ushqimor me karbon në një solucion 5% të gomës arabike. Vlerësimi krahasues u realizua 30 minuta pas marrjes së përgatitjeve.

Dozimi
Të rriturit: 1 ose 2 bustina në ditë larg vakteve të ushqimit për një periudhë 2 javore pasuar nga një periudhë 2 javore ndërprerjeje.
Fëmijet > 3 vjeç: Rekomandohet ½ e dozës së të rriturve.
Doza mund të rritet në varësi të nevojave. Në këto raste rritja e dozës duhet bërë në mënyrë graduale për të shmangur mundësinë e shfaqjes së tensionimit abdominal ose meteorizmit. Për të favorizuar evakuimin e rregullt dhe progresiv të zorrëve rekomandohet marrja e sasive të duhura të ujit gjatë gjithë ditës. Nuk shkakton irritim të traktit tretës.

Mënyra përdorimit
Përmbajtja e 1 bustine derdhet në një gotë me ujë (rreth 200 ml) ose pije jo të gazuar, përzihet mirë disa sekonda dhe pihet nga goja menjëherë.

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top