Puervit (flakon, pika) Reviewed by Momizat on . Puervit (flakon, pika) Integrator ushqimor që përmban vitamina të kompleksit B, vitaminë C, vitaminë E, qumësht blete, vitamine A dhe D3 me origjinë nga vaji i Puervit (flakon, pika) Integrator ushqimor që përmban vitamina të kompleksit B, vitaminë C, vitaminë E, qumësht blete, vitamine A dhe D3 me origjinë nga vaji i Rating: 0
You Are Here: Home » P » Puervit (flakon, pika)

Puervit (flakon, pika)

Puervit (flakon, pika)

Puervit

Integrator ushqimor që përmban vitamina të kompleksit B, vitaminë C, vitaminë E, qumësht blete, vitamine A dhe D3 me origjinë nga vaji i peshkut, mjalt akacie, hekur, zink dhe fluorur natriumi.
10 flakone të vegjël me tapë depozite.
Pika (përmbajtja per 1 ml).
PUERVIT është një përtëritës i përgjithshëm, burim mirëqënie dhe vitaliteti, i vlefshëm sidomos për të vegjëlit, që nga fëmijëria e parë deri në rini.
Falë përmbajtjes së vegante indikohet në të gjithë subjektet që ankojnë për mungesë oreksi apo që kanë zakone të papërshtatshme lidhur me ushqyerjen, veçanërisht gjatë periudhave të lodhshme, gjatë konvaleshencës, pas trajtimeve me antibiotikë dhe në rastet e shtimit të veprimtarisë mendore-fizike.

Flakonet: mënyra e përdorimit
Këshillohet që të merret përmbajtja e një flakoni, një herë në ditë, menjeherë pas ushqimit (me stomak plot), ose sipas udhëzimit të mjekut. Rrotullohet tapa, në drejtimin e lëvizjes së akrepave të orës, deri në fund, duke çarë cipën ndarëse dhe, për pasojë, rënien e pluhurit nga tapa-depozitë në pas flakoni tundet mirë, hiqet tapa, duke e rrotulluar në drejtim të kundërt, dhe flakoni pihet menjëherë ose pasi të jetë përzier me ndonjë lëng tjetër ose ujë.
Kujdes: produkti përmban qumësht blete të fresket, e cila është një substance që nuk tretet dhe, për këtë arsye, përmbajtja e flakonit mund të jetë me paraqitje “qumështore” ose mund të shfaqet ndonjë precipitat i lehtë, që nuk kanë ndikim vlefshmërinë e preparatit.
Pjesëzat që mund të vërehen në pezulli pas çarjes së cipës ndarëse të tapës-depozitë janë mineralet e mikrokapsuluara, të cilët pas marrjes së përmbajtjes së flakonit. në persona veçanensht të ndjeshëm, mund të shkaktojnë një ndjesi të lehtë të perzierash.

Pikat: mënyra e përdorimit
Këshillohet që të merren 15-20 pika 1 ose 2 herë në ditë ose sipas përshkrimit të mjekut të cilat mund të përzihen me një lëng sipas dëshirës (ujë, lëng frutash. etj.) ose që hidhen në një lugë të vogël me sheqer.
Foshnjat: 1 pikë për çdo kg peshë trupore. 1-2 herë në ditë ose sipas përshkrimit të mjekut.

Vini re: 1 ml përmban rreth 30 pika.
Rrotullohet tapa në drejtimin e lëvizjes së akrepave të orës deri në fund duke mundësuar çarjen e cipës ndarëse dhe për pasojë rënien e pluhunt nga tapa-depozite në flakon. Më pas flakoni tundet mirë, hiqet tapa duke e rrotulluar në drejtim të kundërt dhe vendoset pikatorja.
Të mbahet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Të mos tejkalohet doza ditore e këshilluar.
Produkti duhet të mbahet në një vend të thatë, të fresket dhe larg burimeve të nxehtësisë.
Integratorët nuk duhet të konsiderohen si zëvendësues të dietës së pasur ushqimore.

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top