Ranexa (tableta) Reviewed by Momizat on . Ranexa (tableta) 1. ÇFARË ËSHTË RANEXA® DHE PËR ÇFARË PËRDORET Ranexa® është një bar që përdoret në kombinim me barna të tjerë për trajtimin e angina pektoris, Ranexa (tableta) 1. ÇFARË ËSHTË RANEXA® DHE PËR ÇFARË PËRDORET Ranexa® është një bar që përdoret në kombinim me barna të tjerë për trajtimin e angina pektoris, Rating: 0
You Are Here: Home » R » Ranexa (tableta)

Ranexa (tableta)

Ranexa (tableta)

Ranexa

1. ÇFARË ËSHTË RANEXA® DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Ranexa® është një bar që përdoret në kombinim me barna të tjerë për trajtimin e angina pektoris, që paraqitet si një dhimbje gjoksi apo shqetësim që ju e ndjeni të lokalizuar në pjesë e sipërme e trupit tuaj, ndërmjet qafës dhe pjesës së sipërme të barkut dhe që shpesh shfaqet gjatë sforcimit fizik apo veprimtarive fizike të tepruara.

2. PËRPARA SE TË PËRDORNI RANEXA®
Mos përdorni Ranexa® në rast se:
- jeni alergjik (tepër i ndjeshëm, i mbindjeshëm) ndaj ranolazinës apo çdonjërit prej përbërësve të tjerë të Ranexa ® të shënuara në paragrafin 6 të kësaj fletë udhëzuese.
- vuani nga probleme të rënda të veshkave.
- vuani nga probleme të moderuar ose të rënda të mëlçisë.
- jeni duke përdorur barna të caktuara për trajtimin e infeksioneve bakteriale (klaritromicinë, telitromicinë), infeksioneve mykotike apo fungale (itrakonazol, ketokonazol, vorikonazol, posakonazol), infeksionit të shkaktuar nga HIV (frenuesit proteazes), depresionit (nefazodon) ose çrregullimeve të ritmit të zemrës (p.sh. kinidinë, dofetilid ose sotalol).

Tregoni kujdes të veçantë me Ranexa®
Bisedoni me mjekun tuaj përpara se të përdorni Ranexa® në rast se:
- vuani nga probleme të lehta ose të moderuar të veshkave.
- vuani nga probleme të lehta të mëlçisë.
- ndonjëherë keni patur çrregullime në elektrokardiogramë (ELG).
- jeni i moshuar
- jeni me peshë të vogël trupore (60 kg ose më pak).
- vuani nga insufiçienca kardiake (pamjaftueshmëria e punës së zemrës).
Mjeku juaj mund të vendosë që t’ju jap një dozë më të ulët ose të marrë masa të tjera në qoftë se ndonjë prej tyre janë të dobishme për ju.

Përdorimi i barnave të tjerë
Mos i përdorni barnat e shënuar më poshtë në rast se jeni duke u trajtuar me Ranexa®:
- barna të caktuara për trajtimin e infeksioneve bakteriale (klaritromicinë, telitromicinë), infeksioneve mykotike apo fungale (Itrakonazol, ketokonazol, vorikonazol, posakonazol), infeksionit të shkaktuar nga HIV (frenuesit proteazes), depresionit (nefazodon) ose çrregullimeve të ritmit të zemrës (p.sh. kinidinë, dofetilid ose sotalol).
Njoftoni mjekun ose farmacistin përpara se të përdorni Ranexa® në rast se përdorni:
- barna të caktuara për trajtimin e infeksioneve bakteriale (eritromicinë), infeksioneve mykotike apo fungale (flukonazol), një bar që përdoret për të parandaluar flakjen e organit të transplantuar (ciklosporinë), ose në rast se jeni duke përdorur disa barna për sëmundjet e zemrës, të tillë si diltiazemi apo verapamili. Përdorimi i njëkohshëm i këtyre barnave mund të shtojë numrin e efekteve të padëshiruara, si p.sh. të marrjes së mendve, të përzierave apo të vjellave, të cilat janë edhe efekte të padëshiruara të mundshme të Ranexa® (shih paragrafin 4). Në këto kushte, mjeku mund të vendosë që ju të përdorni një dozë më të vogël.
- barna për trajtimin e epilepsisë apo të ndonjë çrregullimi tjetër neurologjik (p.sh. fenitoinë, karbamazepinë ose fenobarbital); jeni duke përdorur rifampicinë për trajtimin e ndonjë infeksioni (p.sh. tuberkulozit); ose jeni duke përdorur produkte mjekësore bimore që përmbajnë hypericum perforatum (St. John’s Wort), pasi këto barna mund të pakësojnë efikasitetin e Ranexa®.
- disa barna për sëmundjet e zemrës, të tillë si digoksina ose metoprololi, pasi mjeku mund të vendosë që të ndryshojë dozën e këtyre barnave ndërkohë që ju përdorni Ranexa®.
- barna të caktuara për trajtimin e sëmundjeve alergjike (p.sh. terfenadinë, astemizol, mizolastinë), çrregullimeve të ritmit të zemrës (p.sh. dizopiramid, prokainamid), dhe depresionit (p.sh. imipraminë, doksepinë, amitriptilinë), pasi këto barna mund të kenë ndikim në EKG.
- barna të caktuara për trajtimin e depresionit (bupropion), psikozave, infeksioneve të shkaktuara nga HIV (efavirenz), ose kancerit (ciklofosfamid).
Ju lutemi t’i tregoni mjekut ose farmacistit tuaj nëse jeni duke përdor, apo kohët e fundit keni përdor ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe barnat që merren pa recetë.

Përdorimi i Ranexa® me ushqimin dhe pijet
Ranexa® mund të merret njëkohësisht ose pavarësisht nga ushqimi.
Ndërkohë që jeni duke u trajtuar me Ranexa®, ju nuk duhet të përdorni pije që përmbajnë lëng të qitros.

Shtatzania
Në rast se jeni shtatzanë, ju nuk duhet të përdorni Ranexa® pa u këshilluar më parë me mjekun.

Ushqyerja me gji e foshnjes
Në rast se jeni duke ushqyer foshnjen me qumështin e gjirit, ju nuk duhet të përdorni Ranexa®.
Këshillohuni me mjekun në rast se jeni duke ushqyer foshnjen me qumështin e gjirit.
Këshillohuni me mjekun përpara se të përdorni çdo lloj bari.

Drejtimi i automjeteve dhe përdorimi i makinerive
Nuk janë kryer studime mbi ndikimin e Ranexa® në aftësinë për të drejtuar automjetet dhe përdorur makineritë.
Këshillohuni me mjekun përpara se të drejtoni automjetin apo përdorni ndonjë makineri.
Ranexa® mund të shkaktojë efekte të padëshiruara të tilla si marrja e mendve (e zakonshme) dhe mjegullim të pamjes (jo e zakonshme) të cilat mund të kenë ndikim mbi aftësinë për të drejtuar automjetet dhe përdorur makineritë.
Në rast se ju shfaqen këto efekte (simptoma), mos drejtoni automjetin apo përdorni ndonjë makineri, përpara se ato të kenë kaluar plotësisht.

Të dhëna të rëndësishme lidhur me disa përbërës që përmban Ranexa®
Ranexa® 750 mg tabletë me çlirim të zgjatur, përmban substancën ngjyruese azo E102. Ky ngjyrues mund të shkaktojë reaksione alergjike.
Ranexa® 750 mg tabletë me çlirim të zgjatur, përmban laktozë monohidrat.
Në rast se mjeku ju ka thënë se ju vuani nga intoleranca ndaj disa sheqernave, këshillohuni me mjekun përpara se të përdorni këtë produkt mjekësor.

3. SI PËRDORET RANEXA®
Ranexa® duhet të përdoret gjithmonë ekzaktësisht sipas udhëzimeve të mjekut.
Ju duhet të këshilloheni me mjekun ose farmacistin tuaj në rast se nuk jeni i sigurtë.Gjithmonë, tableta duhet të gëlltitet e plotë, e shoqëruar me ujë.
Tableta nuk duhet të shtypet, thithet, përtypet ose ndahet përgjysmë, pasi kjo mund të ndikojë në mënyrën se si bari çlirohet nga tableta për të arritur në trupin tuaj.
Doza fillestare për të rriturit është një tabletë 375 mg, dy herë në ditë.
Pas 2-4 javësh, mjeku mund të kerkojë rritjen e dozës me qëllim që të merrni efektin e duhur.
Doza maksimale e Ranexa® është 750 mg, dy herë në ditë.
Është e rëndësishme që ju ti tregoni mjekut tuaj nëse ju janë shfaqur efekte të padëshiruara, të tilla si marrje mendsh apo ndjenjë e të qenurit sëmurë.
Mjeku mund t’ju këshillojë që të pakësoni dozën dhe, nëse kjo nuk është e mjaftueshme, të ndërprisni trajtimit me Ranexa®

Fëmijët dhe të rinjtë nën 18 vjeç nuk duhet të përdorin Ranexa®
Në rast se merrni më tepër Ranexa® nga sa nevojitet
Në rast se rastësisht ju merrni shumë tableta Ranexa ® ose merrni një dozë më të lartë se ajo që ju ka përshkruar mjeku juaj, është e rëndësishme që ju të informoni menjëherë mjekun tuaj. Nëse ju nuk mund të kontaktoni dot me mjekun tuaj, shkoni në qendrën shëndetësore më të afërt. Merrni me vete çdo tableta që ju ka mbetur, pa harruar kutinë e paketimin, në mënyrë që personeli mjekësor ta ketë të lehtë të kuptojë se çfarë keni marrë.

Në rast se harroni të merrni Ranexa®
Në rast se harroni të merrni një dozë, merreni atë menjëherë sapo të kujtoheni, me kusht që koha për të marrë dozën e rradhës të mos jetë afër.
Në asnjë rast mos merrni një dozë të dyfishtë për të kompensuar dozën e harruar.

4. EFEKTET E PADËSHIRUARA TË MUNDSHME
Ashtu si te gjitha barnat, edhe Ranexa® mund të shkaktojë efekte të padëshiruara, megjithëse jo të gjithë vuajnë prej tyre.
Efektet e padëshiruara zakonisht janë të formës së lehtë apo mesatare.
Ju duhet të ndërprisni përdorimin e mëtejshëm të Ranexa® dhe të njoftoni menjëherë mjekun tuaj nëse ju shfaqen simptomat e angioedemës, e cila është një gjendje që haset rrallë, por mund të jetë e formës së rëndë:
• enjtje e fytyrës, gjuhës apo fytit;
• vështirësi në gëlltitje;
• urtikaria ose vështirësi në frymëmarrje.
Njoftoni mjekun tuaj nëse ju janë shfaqur efekte të padëshiruara të zakonshme, të tilla si marrje mendsh apo ndjenjë e të qenurit sëmurë apo të vjella.
Mjeku mund t’ju këshillojë që të pakësoni dozën apo të ndërprisni trajtimit me Ranexa®

Efekte të tjera të padëshiruara që ju mund të përjetoni përfshijnë edhe këto në vijim:
Efekte të padëshiruara të zakonshme (shfaqen në 1-10 përdorues ndër 100 të tillë) janë:
Kapsllëk
Marrje mendsh
Dhimbje koke
Ndjenja e të qenurit sëmurë, të vjella
Dobësi
Efekte të padëshiruara të pazakonshme (shfaqen në 1-10 përdorues ndër 1.000 të tillë) janë:
Ankth, vështirësi për të fjetur
Mjegullim i pamjes, çrregullime të shikimit
Ndryshime në ndjesi (prekje apo shije), dridhje, ndjenjë lodhje ose përtacie, gjumë i shtuar ose përgjumësi, ndjesi të fikti ose të fikët, marrje mendsh gjatë qendrimit në këmbë Urinë me ngjyrë të errët, prani gjaku në urinë, vështirësi në urinim.
Dehidratim
Vështirësi në frymëmarrje, kollë, rrjedhje gjaku nga hundët
Djersitje e tepërt, kruajtje
Ndjenja e pasjes së trupit të fryrë
Ndjesi nxehtësie në trup, presion i ulët i gjakut
Rritje të nivelit të kreatininës apo rritje të nivelit të uresë në gjakun tuaj, rritje enumrit të trombociteve dhe qelizave të bardha të gjakut, ndryshime në EKG
Ënjtje të kyçeve, dhimbje të anësive
Humbja e oreksit dhe/ose rënie në peshë
Ngërçe të muskujve (krampe muskulare)
Zhurmë në veshë dhe/ose ndjesi sikur rrotulloheni
Dhimbje ose shqetësime në stomak, dispepsi (çrregullime të tretjes), tharje e gojës, apo era
Efekte të padëshiruara të rralla (shfaqen në 1-10 përdorues ndër 10.000 të tillë) janë:
Çrregullime të vlerave laboratorike të mëlçisë
Ndryshime të nuhatjes, mpirje në gojë apo buzë, dëmtim i dëgjimit
Djersë të ftohta, shpërthime në lëkurë
Ulja e tensionit të gjakut gjatë qëndrimit në këmbë
Çrregullime ose humbje të vetëdijes
Çorientim
Ndjesi të ftohti në duar dhe këmbë
Urtikarie, reaksione alergjike të lëkurës
Impotencë
Inflamacion i pankreasit ose zorrëve
Humbje e kujtesës
Shtrëngime në fyt
Në disa raste të veçuara, gjatë përdorimit të Ranexa® është raportuar insuficiencë akute e veshkave.
Në rast se ndonjë nga efektet e padëshiruara bëhet serioz, ose në rast se vëreni ndonjë efekt të padëshiruar që nuk është përshkruar në këtë fletë udhëzuese, njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI RUHET RANEXA®
Mbajeni në vende të cilat nuk mund të shihen dhe nuk mund të arrihen nga fëmijët. Mos përdorni Ranexa® pas kalimit të datës së skadimit e cila është shënuar në çdo blister të tabletave dhe në pjesën e jashtme të kutisë apo shishes.
Ky produkt mjekesor nuk ka nevojë për kushte të veçanta ruajtje.
Barnat nuk duhet të hidhen në ujërat e zeza apo në mbeturinat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin tuaj për mënyrën e trajtimit të barnave të panevojshëm.
Këto masa do të ndihmojnë për të mbrojtur mjedisin.

6. TË DHËNA TË TJERA
Çfarë përmban Ranexa®
Substanca aktive (lënda vepruese) e Ranexa ® është ranolazina.
Çdo tabletë përmban 375 mg, 500 mg, ose 750 mg ranolazinë.
Përbërës të tjerë (ingredientë) janë: hipromeloza, stearati i magnezit, kopolimeri acid metakrilik-akrilat etilik, celuloza mikrokristaline, hidroksidi i natriumit, dioksidi i titanit dhe dylli karnauba.

Në varësi të dozës së tabletës, tableta gjithashtu përmban:
Tableta 375 mg: makrogol, polisorbat 80, Blue2/Indigo Carmine Aluminium Lake (E132)
Tableta 500 mg: makrogol, talk, alkool polivinilik pjesërisht i hidrolizuar, oksid hekuri të verdhë (E172), oksid hekuri të kuq (E172)
Tableta 750 mg: glicerol triacetat, laktozë monohidrat, Blue 1/Brilliant Blue FCF Aluminium Lake (E133) and Yellow 5/Tartrazine Aluminium Lake (E102)

Si paraqitet Ranexa® dhe përmbajtja e paketimit
Tabletat me çlirim të zgjatur Ranexa® paraqiten si tableta me formë ovale.
Tabletat 375 mg kanë ngjyrë blu të zbehtë dhe në njërën anë kanë të gdhendur CVT375.
Tabletat 500 mg kanë ngjyrë portokalli të lehtë dhe në njërën anë kanë të gdhendur CVT500.
Tabletat 750 mg kanë ngjyrë jeshile të zbehtë dhe në njërën anë kanë të gdhendur CVT750.
Ranexa® gjendet në kuti kartoni që përmbajnë blistera të mbushur me 60 tableta.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top