Reumil A.D. (tableta)
Kondroitinsulfati sodik. Është glukozaminaglikane më e përhapur në nivelin e kartilagos, kështu që është përbërësi sasior më i rëndësishëm i tij.
Glukozamina. Komponent natyral, prezent në organizmin tonë. Stimulon prodhimin e indit kartilagenos duke ekuilibruar proçeset e degjenerimit dhe të sintezës të kartilagos.
Acidi lipoik komponent natyral i organizmit tonë dhe me veti të larta antioksidante. Stimulon metabolizmin energjitik të indit muskulor dhe nervor, gjithashtu ndihmon në mbajtjen e funksionit të ligamenteve muskulore.
Vitamina B1 (tiamina) Vitamina B6 (piridosina), prezenca e tyre në përberje ka veprim mbrojtës dhe rregullues të funksioneve nervore.
Vitamina D3. element i domosdoshëm në metabolizmin e kalciumit dhe esencial për rigjenerimin kockor të ngadalësuara nga proçeset degjenerative.
DOZA
Këshillohet të merret një tabletë në ditë me rrugë orale, për periudha 6-8 javore, me intervale ndërprerje për ta filluar sërisht sipas këshillës së mjekut specialist.
Indikacionet
Reumili A.D. falë përmbajtjes së lartë dhe të ekuilibruar të sulfatit të glukozaminës dhe të kondraitinës, i mundëson artikulacioneve lëndën e domosdoshme për përmirësimin e gjëndjes biokimike duke favorizuar rikonstruktimin e kartilagove. Reumili A.D. është i dobishëm në korrigjimin e trofisë kartilagjenoze si dhe favorizon korigjimin e osteoartrozave me prejardhje të ndryshme.
1. Si në degjenerimin kartilagjenoz të shkaktuar nga sëmundja e pleqërisë si dhe post traumatike.
2. Në degjenerimin kartilagjenoz të shkaktuar nga intensiteti i aktiviteteve sportive dhe i punës.
3. Në degjenerimin kartilagjenoz në rastet e shtypjeve vertebrale si pasojë e mbajtjes së mbipeshave.
Nuk ka absolutisht asnjë kunderindikacion dhe efekt anësor, përdoret sipas këshillës së mjekut specialist.