Rhinostop (shurup) Reviewed by Momizat on . Rhinostop (shurup) Informacion për pacientët: Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut. Pavarësisht kë Rhinostop (shurup) Informacion për pacientët: Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut. Pavarësisht kë Rating: 0
You Are Here: Home » R » Rhinostop (shurup)

Rhinostop (shurup)

Rhinostop (shurup)

rhinostop shurup

Informacion për pacientët:

  • Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut.
  • Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
  • Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
  • Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas disa ditëve, patjetër drejtohuni mjekut!

Përmbajtja e substancave aktive: 101.00 mg paracetamol, 20,20 mg pseudoefedrinë hidroklorid, 1.01 mg klorfenaminë maleati.

Përmbajtja e substancave ndihmëse: saharoza, gliceroli, propilenglikoli, sorbitol, saharini i natriumit, kosinil i kuq, aromë manaferre, ujë i ripastruar.

1.Çfarë është RHINOSTOP® shurup dhe për çfarë përdoret
Rhinostopi është preparat i kombinuar me paracetamol dhe pa psikoleptikë i cili ndikon në zvoglimin e dhembjes ,uljen e temperaturës,zvoglon sekretimin nga hunda dhe sinusët dhe e lehtëson frymarrjen.

Përbërja:
5 mL shurup përmbajnë:101 mg paracetamol, 20,20 mg pseudoefedrinë hidrokloridi, 1,01mg klorfenaminë maleati.

Paketimi: Shishe me 100mL shurup

Si vepron RHINOSTOP® shurup
Rhinostop është bar i kombinuar, substancat aktive të të cilit plotësohen mes vete gjatë veprimit.
Paracetamoli ndikon si analgjezik (zvogëlon dhimbjen) dhe si antipiretik (ul temperaturën trupore).
Pseudoefedrina është dekongjestiv (zvogëlon sekretimin nga hunda dhe sinusët), ndihmon gjatë frymëmarrjes.
Klorfenamina është antihistaminik, i cili pengon zgjerimin e enëve të gjakut dhe bllokon permeabilitetin e kapilarëve që rezulton me zvogëlimin e edemës së mukozës.

Kur përdoret RHINOSTOP® shurup

  • Gripi, ftohja, tështitja (largimi i simptomeve);
  • Riniti alergjik (profilaksa dhe terapia).

2.Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Kur nuk duhet ta përdorni RHINOSTOP® shurup

Bari nuk duhet përdoret te rastet e alergjisë në përbërësit e barit, nëse mjekoheni për shkak të shtypjes së lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, ulçerës në stomak ose në zorrën dymbëdhjetë gishtore ose nëse merrni inhibitorë të MAO-së (barna për trajtimin e çrregullimeve të caktuara psiqike dhe emocionale, të depresionit dhe sëmundjes së Parkinsonit).

Përkujdesjet
Barin duhet përdorur me kujdes te rastet e astmës, të funksionit të dobësuar të mëlçisë dhe veshkave, gjëndrës mbrojtëse aktive, epilepsisë, aritmisë, rritjes së tensionit të syve, mbyllja e kanaleve të bilës, prostatës së rritur dhe sëmundjes së sheqerit.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Përdorimi i barit gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies duhet shmangur.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Bari mund të ndikoj në aftësitë psikofizike të pacientit.
Bari mund të ndikojë në aftësitë psikofizike të pacientit, andaj duhet pasur kujdes gjatë drejtimit të automjetit apo punës me mjete makinerike.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Paracetamoli zmadhon veprimin e barnave që pengojnë koagulimin e gjakut, ndërsa gjatë përdorimit të njëkohësishëm me diflunisal, izoniazid, sulfinpirazon dhe zidovudinë shtohet rreziku i dëmtimit të funksionit të mëlçisë.
Përdorimi i njëkohësishëm i pseudoefedrinës dhe inhibitorëve të MAO-së, dihidroergotaminës dhe metildopës është e kundërindikuar për shkak të rrezikut nga ngritja e menjëhershme e tensionit të gjakut.
Klorfenamina me fenitoinë shton rrezikun e paraqitjes së toksitetit të fenitoinës, ndërsa me barna që pengojnë koagulimin e gjakut, potencojnë veprimin e tyre.

3. Si përdoret RHINOSTOP® shurup
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Të rriturit: një tabletë çdo 6 orë.
Fëmijët të moshës 2-5 vjeç: 1 lugë çaji, 4 herë në ditë.
Fëmijët të moshës prej 6-12 vjeç: dy lugë çaji 4 herë në ditë ose ½ e tabletës çdo 6 orë.
Fëmijët mbi 12 vjeç mund të përdorin dozën si edhe pacientët e rritur.

Profilaksa e rinitit alergjik:
Të rriturit: 1 tabletë çdo 12 orë.
Në intervale kohore prej 3 ditësh, dozën duhet rritur gradualisht deri në arritjen e dozës terapeutike optimale, prej 1 tablete çdo 6 orë.
Fëmijët të moshës 2-5 vjeç: doza iniciale – 1 lugë çaji çdo 12 orë.
Fëmijët të moshës 6-12 vjeç: doza iniciale – 2 lugë çaji çdo 12 orë ose ½ e tabletës çdo 12 orë.
Fëmijët mbi 12 vjeç: doza iniciale – 3 lugë çaji çdo 12 orë.
Në intervale kohore prej 3 ditësh, dozën duhet rritur gradualisht deri në arritjen optimale të dozës terapeutike prej 1 luge të çajit, çdo 6 orë për fëmijët të moshës 2-5 vjeç; 2 lugë çaji çdo 6 orë ose ½ tablete çdo 6 orë për fëmijët të moshës 6-12 vjeç; 3 lugë çaji çdo 6 orë për fëmijët mbi 12 vjeç.
Shurupi nuk përdoret te fëmijët nën 2 vjeç.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe RHINOSTOP® shurup mund të shkaktojë efekte anësore.
Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reaksion i padëshiruar nga RHINOSTOP® shurup, e nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim, informojeni mjekun Tuaj ose farmacistin!
Bari nuk duhet përdoret te rastet e alergjisë në përbërësit e barit, nëse mjekoheni për shkak të shtypjes së lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, ulçerës në stomak ose në zorrën dymbëdhjetë gishtore ose nëse merrni inhibitorë të MAO-së (barna për trajtimin e çrregullimeve të caktuara psiqike dhe emocionale, të depresionit dhe sëmundjes së Parkinsonit).

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet edhe pa recetë të mjekut.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top