RHINOSTOP Reviewed by Momizat on . Rhinostop   tableta BOSNALIJEK (Paracetamol, Pseudoefedrinë, Klorfenaminë) Kombinim i Paracetamolit, por pa Agjentë Psikoleptikë. PËRBËRJA Çdo tabletë RHINOSTOP Rhinostop   tableta BOSNALIJEK (Paracetamol, Pseudoefedrinë, Klorfenaminë) Kombinim i Paracetamolit, por pa Agjentë Psikoleptikë. PËRBËRJA Çdo tabletë RHINOSTOP Rating: 0
You Are Here: Home » R » RHINOSTOP

RHINOSTOP

Rhinostop  
tableta

rhinostop

BOSNALIJEK
(Paracetamol, Pseudoefedrinë, Klorfenaminë)
Kombinim i Paracetamolit, por pa Agjentë Psikoleptikë.

PËRBËRJA
Çdo tabletë RHINOSTOP përmban:
Paracetamol 251.0 mg, klorhidrat të pseudoefedrinës 61.20 mg, maleat të klorfenaminës 2.54 mg.
Përbërës shtesë: Laktozë, niseshte misri, celulozë mikrokristaline, hidroksipropilcelulozë, stearat magnezi.

MEKANIZMI I VEPRIMIT
RHINOSTOP është një bar i kombinuar, ku përbërësit e tij plotësojnë njëri-tjetrin në veprimin e tyre. Paracetamoli vepron si analgjezik (lehtëson dhimbjen) dhe antipiretik (ul temperaturën e rritur trupore). Pseudoefedrina është dekong jestionante (ul prodhimin e sekrecioneve nga hunda dhe sinuset) dhe ndihmon frymëmarrjen.
Klorfenamina është nië antihistaminik që pengon zgjerimin e enëve të gjakut dhe ul përshkueshmërinë e kapilarëve, gjë që çon në ulje të enjtjes së mukozës.

PËRDORIMET
Grip, rrufë, ftohje e zakonshme (për pakësimin e simptomave) Rrufë alergjike (si parandalues e mjekues).

DOZIMI DHE MËNYRA E PËRDORIMIT
Të rriturit: 1 tabletë çdo 6 orë.
Për fëmijët nga 6 në 12 vjeç këshillohet përdorimi i gjysmë tablete çdo 6 orë, ndërkohë që fëmijët mbi 12 vjeç mjekohen me dozat e të rriturve.

DOZIME TË VEÇANTA
Parandalimi i rrufës alergjike:
Të rriturit: 1 tabletë çdo 12 orë. Doza duhet rritur shkallë-shkallë çdo 3 ditë, deri në arritjen e dozës mjekuese prej 1 tablete çdo 6 orë.
Fëmijët nga 6 në 12 vjeç: Gjysmë tablete çdo 12 orë. Doza duhet rritur shkallë-shkallë çdo 3 ditë, deri në arritjen e dozës mjekuese prej gjysmë tablete çdo 6 orë. Fëmijët mbi 12 vjeç mjekohen me dozat e të rriturve.

 KUNDËRINDIKIMET
Bari nuk duhet përdorur nëse jeni alergjikë ndaj çdonjërit prej përbërësve të tij, nëse jeni duke u mjekuar për presionin e lartë të gjaku , për sëmundje të zemrës, për ulcer të stomakut apo të duodenit, si dhe nese jeni duke përdorur ndonjë nga barnat e quajtur frenues të MAO (barna që përdoren për trajtimin e disa çrregullimeve psikologjike e emocionale, të depresionit dhe të sëmundjes së Parkinsonit).

EFEKTET E PADËSHIRUARA
Efektet e padëshiruara nga paracetamoli zakonisht janë jo të rënda.
Mund të shfaqen çrreguIlime të traktit tretës dhe reaksione alergjike në formë të skuqjeve në lëkurë. Pseudoefedrina mund të shkaktojë rritje të presionit të gjakut, shtim të së rrahurave të zemrës, mungesës së qetësisë dhe nervozizëm.
Klorfenamina në raste të rralla mund të shkaktojë përgjumje, humbje të oreksit, të përziera, të vjella, dhimbje të barkut, diarre apo kapsllëk.

NDËRVEPRIMET ME BARNAT E TJERË
Paracetamoli: barnat për hollimin e gjakut mund të rritet efekti i tyre; diflunisali, izoniazidi, sulfinpirazoni, zidovudina,rritet rreziku për dëmtim të funksionit të mëlçisë.
Pseudoefedrina: frenuesit e MAO, dihidroergotamina, metildopa nuk duhen përdorur në të njëjtën kohë me të, për shkak të rrezikut për rritje të menjëherëshme të presionit të gjakut.
Klorfenamina: fenitoina-rritet rreziku për shfaqje të helmueshmërisë nga fenitoina; barnat per hollimin e gjakut,mund të rritet efekti i tyre.

PËRKUJDESJE TË VEÇANTA
Ky bar duhet përdorur me kujdes nëse pacienti vuan nga astma, ka dëmtim të funksionit të mëlçisë apo veshkave, mbiprodhim të hormoneve nga gjëndra tiroide, epilepsi, çrregullime të ritmit të zemrës, glaukomë, bllokim të rrugëve të tëmthit, kalim të vështirë të ushqimit nga stomaku në zorrë, zmadhim të gjendrës së prostatës dhe sëmundje sheqeri.

SHTATZËNIA DHE USHQYERJA ME GJI
Ky bar nuk duhet përdorur gjatë shtatzënisë dhe periudhës së ushqyerjes së fëmijës me gji.

NDIKIMI MBI AFTËSINË PËR TË DREJTUAR AUTOMJETET DHE PËR TË PUNUAR ME MAKINERI
Ky bar mund të ndikojë mbi këto aftësi të pacientit (ul vigjilencën), ndaj duhet treguar kujdes nëse pacienti drejton automjete apo punon me makineri.

KUSHTET E RUAJTJES
Bari duhet mbajtur në vende me temperaturë nën 25°C.
Bari duhet mbajtur në vende që nuk mund të arrihen nga fëmijët.

NEVOJA PËR RECETË MJEKËSORE
Ky bar mund të shitet pa recetë.

KOHA E PËRDORIMIT
Është e shënuar mbi pako. Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të datës së skadencës.

PAKETIMI, NUMRI DHE DATA E REGJISTRIMIT
Kuti me 10 tableta dhe 20 tableta (Nr.632 nga 19.11.2009.)

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top