Ribomicin (solucion) Reviewed by Momizat on . Ribomicin (solucion) Përbërja: Ribomicin 0.3% kolir solucion- flakon multidoze. 100 ml solucion përmban: Principi aktiv: gentamicine sulfat e barasvlefshme me 0 Ribomicin (solucion) Përbërja: Ribomicin 0.3% kolir solucion- flakon multidoze. 100 ml solucion përmban: Principi aktiv: gentamicine sulfat e barasvlefshme me 0 Rating: 0
You Are Here: Home » R » Ribomicin (solucion)

Ribomicin (solucion)

Ribomicin (solucion)

Përbërja: Ribomicin 0.3% kolir solucion- flakon multidoze.
100 ml solucion përmban:
Principi aktiv: gentamicine sulfat e barasvlefshme me 0.3 gr gentamicinë.
Shtesat: Sode fosfat bibazik, Sode fosfat monobazik, klorur sodik, Sode metabisulfit, Sode edetat, klorur benzalkoni, ujë për përgatitjen e injeksioneve.

Ribomicine 0,3%, kolir, solucion-përmbajtje monodosë.
100 ml solucion përmban:
Princip aktiv: Gentamicine sulfat e barasvlefshme me 0.3g gentamicinë
Shtesat: Sodë fosfat bibazik, Sodë fosfat monobasik, klorur sodik, sodë metabisolfit, sodë edetat, ujë për përgatitjen e injeksioneve.

Ribomicina 0.3% pomadë oftalmike:
100 gr pomadë, përmban:
Principi aktiv: gentamicine sulfat i barasvlefshëm me 0.3 gr gentamicinë.
Shtesat: Sode metabisulfit, p-hidroksibenzoat metil p-hidroksibenzoat propil, parafina likuide, vaselina e bardhë.

Forma farmaceutike dhe paketimi: Kolir, solucion.
Kuti nga 1 flakon 10 ml,
Kuti me 5 flakon një përdorimësh 0.5 ml.
Pomadë oftalmike: Kuti nga 1 tubet 5gr.

Kategoria farmakoterapeutike:
Antibiotik për përdorim oftalmik.

Indikimet:
Infeksione mikrobike akute dhe subakute të pjesës së përparme të globit okular duke përfshirë Pseudomonas dhe Proteus.
Për profilaksi operatore pas heqjes së trupave të huaj në sy.

Kundërindikime:
Hipersensibilitet ndaj çdo lloj përbërësi të preparatit zakonisht e kundërindikuar në shtatëzëni dhe gjidhënie (përjashtim në raste speciale).

Kujdesje gjatë përdorimit:
Përdorimi i zgjatur i antibiotikëve mund të shkaktojë zhvillim të mikroorganizmave jo sensibël si p.sh kërpudhave.
Nëse kjo vihet re, ndërprisni përdorimin e preparatit ose konsultohuni me mjekun për të zëvendësuar terapinë.

Ndërveprime me barnat e tjera:
Nuk janë vënë re.

Vëmendje e veçantë:
Ribomicina përmban sodio metabisolfit.
Të tilla substanca mund të provokojnë në subjektet sensibel, reaksione alergjike dhe kriza të rënda të astmës përfshirë shok anafilaktik dhe bronkospasma.
Pomata oftalmike përmban parahidroksibenzoat ,këto shtesa mund të provokojnë reaksione alergjike të tipit të vonuar si dermatite të kontaktit, më rrallë mund të japin reaksione të tipit të menjëhershëm si urtikarje dhe bronkospazma.
Koliri monodosë nuk përmban konservantë ,pas përdorimit duhet të eleminohet edhe nëse është përdorur pjesërisht.

Përdorimi në gratë shtatëzëna dhe në gjidhënie,
Produkti duhet te perdoret me kujdes të madh vetëm në rastet kur është tepër e nevojshme dhe nën kontrollin e rreptë të mjekut.
Mbajeni në vende të paarritshme nga fëmijët tuaj.

Doza,mënyra dhe koha e përdorimit të barit:

Ribomicine kolir 0.3% kolir solucion
Hidhni 2 pika në qesen konjuktivale me shpeshtësi 1-2 hedhje çdo 1-2 orë gjatë ditës në fazën e atakut ,më vonë vazhdohet me 1-2 hedhje në ditë, per 2-3 ditë pas zhdukjes së shenjave klinike sipas përshkrmit të mjekut.

Ribomicine 0.3% pomade:
Aplikoni pomadën me kujdes forniksin konjuktival nga 0,5-1 cm duke rekomanduar më tepër vendosjen e saj në mbrëmje për të mos shqetësuar gjatë ditës pacientët.

Mënyra e përdorimit të kontenitorit monodozë.
1)Ndajeni nga flakonët e tjerë
2)Hapeni flakonin duke rotulluar dhe tërhequr majën .
3) Përdoreni menjëherë pas hapjes ,pas përdorimit hidheni përmbajtjen jashtë edhe nëse keni patur përdorim të pjesshëm.

Mbidozimi
Nuk janë vënë re simptoma nga mbidozimi.

Efekte të padëshirueshme:
Irritme kalimtare lokale janë vënë re gjatë përdorimit të Ribomicinës kolir,solucion.
Në ndonjë rast është verifikuar ndjenja e djegies ose shpimit gjatë përdorimit të Ribomicinës pomadë.
Respektimi i instruksioneve që ndodhen në fletën shoqëruese ul riskun e efekteve anësore.
Është e këshillueshme që pacienti të komunikojë me mjekun ose farmacistin për çdo efekt të padëshiruar të panjohur.

Skadenca dhe ruajtja
Shiko datën e skadencës në paketim .Kjo datë tregon që produkti është ruajtur dhe konservuar në mënyrë korrekte.

Vëmendje:mos e përdorni medikamentin pas datës së skadencës në paketim.
Koliri në flakonin multidozë nuk duhet të përdoret pas 30 ditëve që është hapur.
Koliri në kontenitorin monodosë nuk përmban konservant,pas përdorimit ai duhet të eleminohet edhe nëse është përdorur pjesërisht.

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top