Rifasynt Reviewed by Momizat on . RIFASYNT Përbërja Kapsula që përmbajnë 150 mg dhe 300 mg Rifampicin. Pezulli për përdorim nga goja që përmban 100 mg Rifampicin për çdo5ml. Indikimet Rifasynt ë RIFASYNT Përbërja Kapsula që përmbajnë 150 mg dhe 300 mg Rifampicin. Pezulli për përdorim nga goja që përmban 100 mg Rifampicin për çdo5ml. Indikimet Rifasynt ë Rating: 0
You Are Here: Home » R » Rifasynt

Rifasynt

RIFASYNT

rifasynt

Përbërja

Kapsula që përmbajnë 150 mg dhe 300 mg Rifampicin.
Pezulli për përdorim nga goja që përmban 100 mg Rifampicin për çdo5ml.

Indikimet

Rifasynt është ndër barnat kryesorë në trajtimin e tuberkulozit.
Ai është efikas edhe kur kombinohet me izoniazid, streptomicinë. etambutol dhe barna të tjerët të linjës së dytë.
Rifasynt nuk rekomandohet të jepet i shoqëruar me PAS, në të kundërt ato duhet të jepen të ndarë, me një distancë kohore 8 orë nga njëri tjetri.

Dozimi

Rifasynt duhet të jepet si dozë e vetme ditore, mundësisht esëll, 30 minuta përpara marrjes së mëngjesit.
Pacientët me peshë trupore mbi 50 kg duhet të marrin 600 mg rifampicinë.
Pacientët me peshë trupore nën 50 kg duhet të marrin 450mg.

Kundërindikimet

Përdorimi i rifampicinës është i kundërindikuar në shtatzëni, në pacientët me ikter ose me mbindjeshmëri ndaj antibiotikëve të grupit të rifamicinës.

Efektet e padëshiruara

Janë raportuar raste me çrregullime gastrointestinale dhe rashe në lëkurë.
Në stadet fillestare të trajtimit mund të vërehet rritje e përkohshme e bilirubinës serike, nivelit të SGOT dhe SGPT dhe të fosfatazës aIkaline.
Gjithashtu janë raportuar raste me leukopeni dhe eozinofili, por të parëndësishme klinikisht.

Përkujdesjet

Rifasynt jashtëqitet kryesisht nga trakti biliar dhe për këtë arsye duhet patur kujdes në pacientët me çrregullime të mëlçisë.
Në pacientët me funksion normal të melçisë, ndryshimet në këtë funksion janë kalimtare dhe kjo nuk përbën arsye për të ndaluar mjekimin me Rifasynt.
Rifampicina duke qenë një induktore e fuqishme e enzimave të mëlçisë, mund të shtojë metabolizmin e barnave të dhëna në të njëjtën kohë me të, si steroidëve, kontraceptivëve oralë, antikoagulantëve, disa barnave kundër diabetit të sheqerit dhe digitalikëve.

Furnizimi

Paketim spitalor me 100,500 kapsula.
Kuti me blistër me 8 kapsula.
Shishe që përmban 100ml pezulli.                                                                 MEDOCHEMIE LTD

Tags: , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top