Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Rinopiol (spraj)

Rinopiol (spraj)

Rinopiol

Solucion hipertonik për pastrimin e përditshëm të hundëve të fëmijëve dhe të rriturve.

Përbërësit
Ujë, ekstrakt nga Malva Silvestris, klorur magneziumi, klorur kaliumi, klorur natriumi, benzoate natriumi, imidazolinidil urea, tetra sodium (EDTA), klorur cetilpiridiniumi.

Indikacionet

  • Higjenë e përditshme nazale.
  • Lagështimi i mukozës së hundës.
  • Rinopioli gjen përdorim jo vetëm si një higjenizues efikas i kavitetit nazal por edhe si bashkëshoqërues i preparateve të tjera të indikuara në patologjitë e hundës, veshit dhe hapësires oro-faringeale, të tilla si riniti, rinosinusiti, polipoza nazale, otiti, faringiti dhe tonsiliti.

Në sajë të përmbajtjes së tij të veçantë me ekstraktin e bimës së Malva Silvestris, Rinopiol gëzon efekte veçanërisht ekspektorante dhe antiinflamatore, në dallim nga solucionet e tjerë hipertonike.

Malva Silvestris
Njihet në terminologjinë anglosaksone si “mallow” dhe ka origjinë nga Europa Jugore dhe Azia  por tashme rritet në gjithë botën.
Mjekësia tradicionale bimore vazhdon ta shohë këtë bimë si  të  përdorshme  për efektin e saj  antiinflamator në traktin respirator, lëkurë dhe  traktin gastrointestinal.
Gjethet dhe lulet e saj përmbajnë sasi të medha  muciline, e njohur për efektin e saj lagështues dhe zbutës.
Rreth  Malva Silvestris nuk njihen efekte anësore për dozat e parashikuara.

Mënyrat e përdorimit
Flakoni është i pajisur me një tub nazal të kalibruar për një vaporizim sa më optimal të kavitetit nazal, në mënyrë që të evitohet çdo lloj traume sado e vogël. Produkti është i përdorshëm në formë nebulizatori.
Këshillohet të aplikohet  3 herë në ditë në secilën nga vrimat e hundës.

Kujdes!
Të evitohet sprucimi në sy.
Të mbahet larg vendeve të arritshme prej fëmijëve.

  • Higjenë e përditshme nazale
  • Lagështimi i mukozës së hundës
  • Malva Silvestris
  • menyra e perdorimit te Rinopiol
  • pastrimin e hundëve të fëmijëve
  • pastrimin e hundëve të rriturve
  • Solucion hipertonik
  • spraj per hunde per femije
  • spraj per hunde per te rritur
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes