Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Rinostil (pika)

Rinostil (pika)

Rinostil

Përpara përdorimit lexo me kujdes fletën përshkruese dhe të gjitha shpjegimet në fletëudhëzimin.

  • Ky është një medikament i cili mund të aplikohet vetë për të kuruar çrregullime të lehta dhe kalimtare të hundës të cilat dallohen nga pacienti pa ndihmën e mjekut. Kështu që merret pa recetë por duhet përdorur në mënyrë korrekte që të jetë efikas dhe të reduktojë efektet e padëshiruara.
  • Për informacione të mëtejshme është e këshillueshme ti drejtoheni farmacistit.
  • Konsultohuni me mjekun nëse shqetësimi nuk ikën pas një periudhe të shkurtër trajtimi.

Përmbajtja:
Një gram solucion përmban:
Principi aktiv: vaj esencial i eukaliptit 15 mg, klorobutanolo 5 mg, kamfora 2 mg, timolol 400 mikrogram; dhe mentol 2 mg për një total 450 mg të vajit esencial të eukaliptit, 150 mg të klorobutanolit, 60 mg të kamforës, 12 mg të timololit dhe 60 mg të mentolit për një flakon 30 ml.

Eksipienti:
Vaj vazeline.

Si paraqitet Rinostili?
RINOSTIL është një solucion nazal, përmbajtja e flakonit është 30 ml.

Çfarë është?
Rinostil është një solucion për përdorim nazal.

Përse përdoret?
Rinostil përdoret si dekongjestionues rinofaringial (liron hundët në raste gripi).

Kur nuk duhet të përdoret?
Hipersensibilitet kundrejt komponentëve.
Kundërindikohet gjithashtu në fëmijët më të vegjel se 2 vjeç me predispozitë për laringospazëm (kontraksion i laringut me ndjesi mbytjeje) dhe konvulsione; duhet përdorur me kujdes edhe në fëmijët me moshë më të madhe.

Çfarë duhet bërë gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji?
Të evitohet përdorimi i zgjatur dhe i përsëritur.

Cilat medikamente dhe ushqime mund të modifikojnë efektin e preparatit?
Nuk janë vërejtur ndërveprime me medikamente apo me produkte ushqimore.

Është e rëndësishme të dihet që:
Nëse pas një periudhe të shkurtër trajtimi nuk ka rezultate të dukshme apo shfaqen shenja irritimi e sensibilizimi ( alergji ), ndërpriteni kurën dhe konsultohuni me mjekun.

RINOSTIL nuk ndikon në aftësinë drejtuese të automjetit.

Si të përdoret ky preparat
Të rritur: 9- 10 pika për çdo kavitet nazal 4 deri në 5 herë në ditë.
Fëmijë: 2- 3 pika për çdo kavitet nazal 4 deri në 5 herë në ditë.
Në rinitet infantile RINOSTIL mund të aplikohet në hundën e fëmijës përmes tamponëve të pambukut.

Kujdes: Të përdoret për një periudhë të shkurtër.

Efektet e padëshiruara:
Gjatë përdorimit të gjatë apo të përsëritur të preparatit mund të shfaqen shenja irritimi, hipersensibilizimi (alergji).
Mentoli apo kamfora e përdorur në rrugët nazale tek fëmijët mund të shkaktojë spazëm të glotidit.
Respektimi i instruksionit për përdorimin e preparatit ul shumë rrezikun e efekteve të padëshiruara.
Këto efekte janë zakonisht të përkohshme.
Kur shfaqen është e rrugës që të konsultohet mjeku ose farmacisti.
Është e rëndësishme që ti komunikohet mjekut ose farmacistit edhe efektet e padëshiruara që nuk janë të përshruara në këtë fletë.

Skadenca dhe ruajtja
Kujdes : Mos e përdor preparatin pas datës së skadencës të treguar në kuti.
Mbajeni preparatin larg mundësisë së përdorimit nga ana e fëmijëve.
Është e rëndësishme që të kihet në dispozicion informacioni i nevojshëm mbi preparatin prandaj ruaj fletëudhëzimin dhe kutinë e preparatit.

  • efektet anesore te Rinostil
  • kamfora
  • klorobutanolo
  • liron hundët
  • liron hundët në raste gripi
  • mentol
  • menyra e perdorimit te Rinostil
  • mjekimi me Rinostil gjate gjidhenies
  • mjekimi me Rinostil gjate shtatzanise
  • përdoret si dekongjestionues rinofaringial
  • solucion për përdorim nazal
  • timolol
  • vaj esencial i eukaliptit
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes