RISPOLEPT tableta Reviewed by Momizat on . RISPOLEPT tableta  PËR ÇFARË PËRDORET RISPOLEPT? Rispolept përdoret për të trajtuar psikozat. Këto janë çregullime të funksionit të trurit që kanë të bëjnë me m RISPOLEPT tableta  PËR ÇFARË PËRDORET RISPOLEPT? Rispolept përdoret për të trajtuar psikozat. Këto janë çregullime të funksionit të trurit që kanë të bëjnë me m Rating: 0
You Are Here: Home » R » RISPOLEPT tableta

RISPOLEPT tableta

RISPOLEPT
rispolept
tableta 

PËR ÇFARË PËRDORET RISPOLEPT?
Rispolept përdoret për të trajtuar psikozat.
Këto janë çregullime të funksionit të trurit që kanë të bëjnë me mendimin, ndjenjën / ose veprimin, siç është konfuzioni, dëmtimi i perceptimit (si halucinacione), dyshime jo të zakonshme, mënjanimi nga shoqëria, duke u bërë tërësisht i mbyllur ashtu si dhe gjendje mendore e çrregullt, ankth dhe tension.
Rispolept mund të përdoret si për çrregullimet akute, ashtu dhe ato kronike.
Për më tepër, pasi simptomat të jenë qetësuar, Rispolept përdoret për ta mbajtur gjendjen nën kontroll, d.m.th. për të parandaluar rekurrencat (përsëritjen).
Rispolept gjithashtu përdoret edhe në raste të tjera, veçanërisht për të kontrolluar çrregullimet në sjellje, siç është qëndrimi agresiv si me fjalë dhe me veprime, dyshime të lehta, irritim dhe sorollatje në njerëz që i kanë humbur funksionet e tyre mendore (d.m.th. njerëzit me demencia).
Rispolept mund të përdoret për të trajtuar sjellje përçarëse, siç është agresioni, impulsiviteti, vetëdëmtimi në fëmijët dhe të rriturit që janë të paaftë nga ana intelektuale.
Një gjendje tjetër ku përdoret Rispolept është mania, e cila karakterizohet nga simptoma, siç janë ngritja moralisht, sjellje e ngrohtë ose e irrituar, deliri i madhështisë, pakësimi i nevojës për gjumë, gjykim i varfër ose sjellje agresive.
Në këtë rast, Rispolept kombinohet me një stabilizues të gjëndjes shpirtërore.

KUR NUK DUHET PËRDORUR RISPOLEPT
Rispolept nuk duhet përdorur, në qoftë se e dini që keni mbindjeshmëri ndaj tij.

PARALAJMËRIM
Gjatë një mjekimi afatgjatë, Rispolept mund të shkaktojë dridhje të pavullnetshme në fytyrë.
Nëse ndodh një gjë e tillë, këshillohuni me mjekun tuaj.
Shumë rrallë, mund të keni gjendje konfuzioni, ulje të ndërgjegjes, temperaturë e lartë ose mpirje të muskujve.
Në qoftë se kjo ndodh, këshillohuni me mjekun tuaj dhe tregojini që po merrni Rispolept.

ÇFARË PËRKUJDESJESH TË POSAÇME DUHET TË KENI PARASYSH?
Shtimi në peshë
Përpiquni të hani me rregull dhe sasi mesatare ushqimi, sepse Rispolept mund të nxisë shtimin e peshes.
Sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, dëmtimet e funksionit të veshkave ose mëlçisë, parkinsonizëm, epilepsi
Në qoftë se ju vuani nga ndonjë prej këtyre çrregullimeve, njoftoni mjekun tuaj.
Mbikqyrja mjekësore mund të jetë e nevojshme, ndërkohë që merrni Rispolept dhe doza mund të përshtatet.

Të moshuarit
Të moshuarit duhet të marrin sasi më të vogël Rispolept sesa ajo që përdorin të rriturit (shihni Mënyra e përdorimit dhe dozimi).

Shtatzënia
Në qoftë se jeni ose mendoni se jeni shtatzënë, ju duhet të njoftoni mjekun tuaj, i cili do të vendosë në qoftë se duhet të përdorni Rispolept.

Ushqyerja e fëmijëve me gji
Mos e ushqeni fëmijën me gji në qoftë se përdorni Rispolept.
Në këtë rast këshillohuni me mjekun tuaj.

Drejtimi i automobilit ose puna me makineri
Rispolept mund të ndikojë në aftësinë për të drejtuar automobilin.
Këshillohet që të mos drejtoni automobilin ose të punoni me makineri, para se mjeku juaj të ketë vlerësuar ndjeshmërinë tuaj ndaj Rispolept.

Barnat e tjerë dhe alkooli
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se po përdorni ndonjë bar tjetër.
Mjeku do t’u tregojë se cilët barna mund të përdorni gjatë marries së Rispolept.
Rispolept mund të rrisë efektin e alkoolit dhe të barnave që zvogëlojnë aftësinë tuaj për të reaguar (“qetësuesit”, narkotikët kundër dhimbjeve, antihistaminikët, antidepresivët).
Kështu që mos pini alkool dhe mos merrini këta barna në qoftë se mjeku juaj jua përshkruan ata.
Disa barna për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit (antagonistët e dopaminës si, psh. levodopa) mund të kundërveprojnë me Rispolept.
Karbamazepina, një bar që përdoret kryesisht në epilepsi ose në neuralgjinë trigeminale (dhimbje të forta në fytyrë), mund ta ndryshojë efektin e Rispolept.
Kështu që, informoni mjekun tuaj në qoftë se do ta filloni ose do ta ndërprisni marrjen e karbamazepinës.

DOZIMI DHE MËNYRA E PËRDORIMIT
Rispolept paraqitet në trajtë tabletash dhe tretësire, që merren nga goja.
Ju mund të merrni Rispolept bashkë ose ndërmjet ushqimit.
Tabletat mund të merren me pak lëngje.
Tretësira duhet të përzihet me ndonjë pije joalkoolike, me përjashtim të çajit të zi.
Është shumë e rëndësishme që të merret doza e saktë e Rispolept, por kjo ndryshon nga një person në tjetrin.
Prandaj mjeku juaj do të përshtasë dozën derisa të arrihen efektet e dëshiruara.
Kështu që ndiqini me kujdes udhëzimet e e mjekut tuaj dhe mos e ndërprisni ose ndryshoni dozën e duhur, pa u këshilluar më parë me mjekun.
Për psikozat në të rriturit dhe adoleshentët mbi 15 vjeç
mjekimi duhet të fillojë gradualisht.
Për shembull: 2 mg merren ditën e parë dhe 4 mg merren ditën e dytë.
Pastaj doza mbetet e pandryshuar ose në qoftë se është e nevojshme mund të bëhet përshtatja e kësaj doze.
Për mjekim afatgjatë, doza e zakonshme është 4-6 mg në ditë.
Megjithatë një dozë më e ulët mund të jetë e mjaftueshme.
Doza e përgjithshme ditore mund të merret njëherësh ose të ndahet në 2 pjesë, një në mëngjes dhe një në darkë.
Mjeku juaj do t’iu tregojë sesa tableta ose ç’sasi tretësire duhet të merrni.
Për psikozat, në të moshuarit dhe në personat me dëmtim të funksionit të veshkave ose të mëlçisë
Është mirë që të përdoret gjysma e dozës së përshkruar për të rriturit, të ndarë në dy marrje në ditë.
Kur fillon trajtimi afatgjatë sasia e përgjithshme ditore mund të merret njëherësh.
Mjeku do t’iu thotë sa tableta ose çfarë sasie tretësire duhet për një gjendje të caktuar.
Për çrregullimet e sjelljes në njerëzit me demencie
Zakonisht mjafton një e katërta e dozës së përshkruar për të rriturit.
Këshillohet ta filloni mjekimin me 0,5 mg në ditë, e ndarë në dy pjesë në ditë (p.sh. 0,25 mg për çdo marrje).
Kjo dozë mund të shtohet me nga 0,5 mg në ditë, më mirë jo më shpesh se një herë në 2 ditë (një ditë po, një ditë jo).
Për një trajtim afatgjatë, 1 mg në ditë është doza e zakonshme.
Kjo mund të merret njëherësh ose e ndarë në 2 pjesë në ditë (p.sh 0,5 mg njëherësh).
Mjeku juaj do të përcaktojë sasinë që nevojitet për një rast të caktuar, por rrallë nevojitet më shumë se 2 mg në ditë.
Për çrregullimet e sjelljes në të rriturit dhe fëmijët, zakonisht përdoren dozat e mëposhtme:
Për njerëz që peshojnë 50 kg ose më shumë, këshillohet që mjekimi të fillojë me 0,5 mg, një herë në ditë. Doza mund të rritet gradualisht me 0,5 mg, por jo më shpesh se çdo dy ditë.
Dozat e zakonshme janë 0,5 deri 1,5 mg, një herë në ditë.
Mjeku do t’iu këshillojë se ç’sasi Rispolept nevojitet për një gjendje të caktuar.
Për njerëz që peshojnë më pak se 50 kg , këshillohet që mjekimi të fillohet me 0,25 mg, një herë në ditë. Doza mund të rritet gradualisht, por jo më shpesh se një herë në 2 ditë.
Dozat e zakonshme janë 0,25 deri 0,75 mg në ditë.
Mjeku do t’iu tregojë se sa tableta ose mililitra tretësirë nevojiten.
Nuk ka një përvojë të mjaftueshme për këtë lloj trajtimi në fëmijët me moshë më të vogël se 5 vjeç.
Për mjekimin e çrregullimeve maniakale në njerëz tashmë të stabilizuar
Këshillohet që mjekimi të fillohet me 2 mg, një herë në ditë.
Kjo dozë rritet gradualisht deri në të paktën 2 mg, por jo më shpesh se një herë në dy ditë.
Shumë njerëz ndihen mirë me dozat ndërmjet 2 dhe 6 mg në ditë.
Mjeku do t’iu tregojë se sa tableta ose ç’sasi tretësire i përshtatet gjendjes tuaj të veçantë.

Çfarë duhet të bëni kur harroni të merrni Rispolept?
Në periudhën fillestare të mjekimit:
Merrni dozën e harruar sa më shpejt që të jetë e mundur në vend të dozës tjetër.
Pastaj filloni të merrni dozat e tjera, bazuar në përshkrimin e mësipërm.
Pastaj: Mos e merrni dozën e harruar, po merrni dozën tjetër si zakonisht dhe vazhdoni mjekimin tuaj.

Shënim i rëndësishëm:
asnjëherë mos merrni më shumë se 16 mg në ditë.
Kjo do të thotë që në ditë të mos merren asnjëherë më shumë se:
4 tableta të zgjatura, të blerta,
5 tableta të zgjatura, të verdha,
8 tableta të zgjatura, portokalli,
16 tableta të zgjatura, të bardha,
16 ml tretësirë.

TabIetat
Ekzistojnë 4 lloje tabletash, ku secila përmban sasi të ndryshme të lëndës vepruese.
Ju mund ta njihni sasinë e lëndës vepruese nga ngjyra dhe trajta e tabletës.
Kjo është shpjeguar në ” Çfarë është Rispolept?”
Tretësira që pihet
Tretësira shoqërohet me një pipetë, me anën e të cilës ju mund të merrni sasinë e saktë nga shishja.
Shishe 30 ml:

EFEKTET E PADËSHIRUESHME
Rispolepti zakonisht tolerohet mirë dhe efektet e padëshirueshme shpesh është e vështirë që të dallohen nga simptomat e sëmundjes.
Në disa raste mund të shfaqen efektet e padëshirueshme të mëposhtme: pagjumësi, , ankth dhe dhimbje koke.
Në raste të rralla mund të shfaqen: përgjumje, lodhje, vështirësi në përqendrim, turbullim i të parit, marrje mendsh, çrregullime të tretjes, të përziera, të vjella, dhimbje barku, vështirësi në jashtëqitje (defekim), çrregullime të potencës seksuale, urinim i pavullnetshëm, zënie e hundëve.
Mund të shfaqet një gjendje qetësimi, zakonisht e lehtë dhe që zgjat pak, e cila është më e shpeshtë te femijet sesa te rriturit.
Ndonëse keto efekte në pergjithësi nuk janë të dëmshme, Po t’iu shqetësojnë shumë, ju duhet të takoni mjekun tuaj.
Në disa raste, në fazat e para të mjekimit, mund të ndodhë një ulje e lehtë e presionit të gjakut, e cila mund të shkaktojë marrje mendsh.
Kjo gjendje, zakonisht, kalon vetvetiu. Më vonë, gjatë mjekimit, mund të shfaqet një rritje e presionit të gjakut, dukuri që është tepër e rrallë.
Gjatë mjekimit mund të keni një shtim të vogël në peshë (shih edhe Paralajmërime të posaçme) dhe çrregullime të vogla motore, si: dridhje, shtangëti të lehtë muskulore dhe mpirje të këmbëve.
Simptomat e fundit, zakonisht, nuk janë të dëmshme dhe zhduken pasi mjeku të ketë zvogëluar dozën e Rispolept ose ju ka përshkruar një bar shtesë.
Mund të shfaqet edhe fryrje e nyjes së këmbës, ndonëse ky efekt është i rrallë dhe i padëmshëm.
Mbindjeshmëria ndaj Rispolept është e rrallë.
Ajo mund të dallohet, p.sh., nga ekzantemat në lëkurë, kruarja, vështirësitë në frymëmarrje ose fryrja e fytyrës.
Në qoftë se shfaqet ndonjëra nga këto shenja, ju duhet të këshilloheni me mjekun tuaj.
Në raste tepër të rralla janë konstatuar: gjendje konfuzioni, dobësim i vetëdijes, temperaturë e lartë dhe shtangëti e theksuar muskulore.
Ju duhet t’i telefononi mjekut, në qoftë se shfacien këto simptoma.
Në disa raste janë konstatuar: dobësi e menjëhershme, mpirje të fytyrës, duarve ose këmbëve, sidomos nga njëra anë, ose raste të shqiptimit të paqartë të fjalëve.
Në qoftë se shfaqet ndonjë nga këto efekte, ju duhet të njoftoni mjekun tuaj.
Në raste të rralla mund të ndodhë një rritje e nivelit të sheqerit në gjak.
Në qoftë se shfaqen simptoma të tilla, si: etje ose urinim i theksuar, ju duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.
Në raste jashtëzakonisht të rralla, përgjithësisht si rezultat i kombinimit së bashku të disa faktorëve, përfshirë të nxehtit ose të ftohtit e theksuar, mund të ndodhin ndryshime të mëdha të temperaturës së trupit.
Në qoftë se shfaqet një gjendje e tillë, ju duhet t’i telefononi mjekut tuaj.
Gjatë mjekimit afatgjatë mund të shfaqen sëmbime në gjuhë, fytyrë, gojë ose nofulla. Nëse shfaqen simptoma të tilla, ju duhet të takoheni me mjekun tuaj.
Pas një mjekimi afatgjatë, në disa njerëz mund të ndodhë zmadhim të gjoksit,humbje të qumështit ose çrregullime menstruale.
Këto efekte janë të padëmshme.
Megjithatë duhet theksuar se shumica e njerëzve mund të mos kenë probleme të tilla.
Megjithatë mos nguroni të raportoni çfarëdo efekti të padëshirueshëm te mjeku ose farmacisti juaj.

MBIDOZIMI
Nga mbidozimi mund të shfaqen një ose disa nga shenjat e mëposhtme: ulje e ndërgjegjes, përgjumje, dridhje të tepërta ose shtangëti të theksuara të muskujve.
Zakonisht këto efekte janë të padëmshme.
Megjithatë, duhet të takoni mjekun tuaj.
Në të njëjtën kohë, mund të filloni gjithmonë të mjekoni këto çrregullime me qymyr mjekësor, i cili përthith çdo bar që ka mbetur në stomak.

Informacion për mjekët në rast të një mbidozimi

  • Stabilizoni dhe mbani të lira rrugët e frymëmarrjes, në qoftë se i sëmuri ka humbur ndërgjegjen.
  • lnjektoni një simpatomimetik, në qoftë se presioni i gjakut është i ulët.
  • Nevojitet një mbikqyrje e EKG: kini parasysh që ta dërgoni të sëmurin në spital.

SI DUHET RUAJTUR RISPOLEPT
Mbajeni Rispolept ndërmjet 15 dhe 30°C (kjo është temperatura normale e dhomës).
Mbrojeni tretësirën nga ngrirja.
Fjala EXP në pako do të thotë që bari nuk mund të mbahet për një kohë më të gjatë.
Kështu që nuk duhet ta përdorni Rispolept përtej datës së shënuar pas EXP (muaj, viti), edhe sikur ai të jetë ruajtur ashtu siç duhet.
Jeni të porositur ta ktheni barin e vjetër te farmacisti juaj.

ÇFARË PERMBAN RISPOLEPT?
Rispolepti është bar antipsikotik.
Lënda vepruese e Rispolept është risperidoni.
Tabletat
Ekzistojnë 4 tipa tabletash, ku secila përmban sasi të ndryshme risperidoni.
të bardha, tableta të zgjatura, me vijë ndarëse në mes, që përmbajnë 1 mg risperidon (e shënuar në tabletë: Ris 1)
portokalli, tableta të zgjatura, me vijë ndarëse në mes, që përmbajnë 2 mg risperidon (e shënuar në tabletë: Ris 2)
të verdha, tableta të zgjatura, me vijë ndarëse në mes, që përmbajnë 3 mg riperidon(e shënuar në tabletë: Ris 3)
të blerta, tablet të zgjatura me vijë ndarëse në mes, që përmbajnë 4 mg risperidon (e shënuar në tabletë: Ris 4)
Tabletat, gjithashtu, përmbajnë: laktozë, amidon misri, celulozë, hipromelozë, stearat magnezi, dioksid silici, laurilsulfat natriumi dhe propilenglikol.
Tabletat 2 mg përmbajnë edhe talk, dioksid titani dhe të verdhë portokalli S.
Tabletat 3 mg përmbajnë edhe talk, dioksid titani dhe të verdhë kinoline.
Tabletat 4 mg përmbajnë edhe talk, dioksid titani, të verdhë kinoline dhe indigotinë.
Tretësira
Tretësira paraqitet në shishe 30 ml, të dyja të pajisura me pipetë.
1 pipetë plot me lëng përmban 3 ml tretësirë, e cila i përgjigjet 3 mg risperidon (1 ml përmban 1 mg).
Sasia më e vogël që mund të merrni është 0,25 ml, e cila përmban 0,25 mg risperidon. Tretësira, gjithashtu, përmban acid tartarik, acid benzoik, hidroksid natriumi dhe ujë të pastruar.

Mbajtësi i regjistrimit dhe prodhuesi: Janssen Pharmaceutica NV, Turnhoutseweg 30 2340 Beerse, Belgium

çfare duhet të dini per barnat …
Njoftoni gjithmonë mjekun ose farmacistin tuaj në se ju përdorni barna të tjerë, sepse disa prej tyre nuk mund të merren së bashku.
Barnat para se t’u jepen të sëmurëve, janë të provuara mirë; për rrjedhojë ka shumë pak mundësi që diçka të shkojë keq në se ata përdoren me korrektesë, prandaj ju duhet përdorni ata si më poshtë:

  • vetëm për qëllimin, për të cilin është dhënë bari.
  • vetëm sasinë e këshilluar.
  • vetëm për kohën e këshilluar.

Mbajini barnat larg fëmijëve.
Mos lejoni kurrë të tjerët që t’i përdorin barnat e këshilluar për ju.
Ruajini barnat në paketimin origjinal dhe në vend të thatë (p.sh.asnjëherë në banjë!).
Bëjeni rregull që t’i ktheni bamat e papërdorur te farmacisti juaj.
Në se dikush merr një mbidozë bari, njoftoni mjekun ose qendrën kundër helmimeve.

JANSSEN-CILAG

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top