Sciomir (ampula) Reviewed by Momizat on . Sciomir (ampula) Tiocolchicoside Përbërja Çdo ampulë përmban: princip aktiv; tiocolchicoside 4 mg, përbërës të tjerë: klorur sodiumi 16.8 mg, ujë për përdorim i Sciomir (ampula) Tiocolchicoside Përbërja Çdo ampulë përmban: princip aktiv; tiocolchicoside 4 mg, përbërës të tjerë: klorur sodiumi 16.8 mg, ujë për përdorim i Rating: 0
You Are Here: Home » S » Sciomir (ampula)

Sciomir (ampula)

Sciomir (ampula)

sciomir

Tiocolchicoside

Përbërja
Çdo ampulë përmban: princip aktiv; tiocolchicoside 4 mg,
përbërës të tjerë: klorur sodiumi 16.8 mg, ujë për përdorim injektabël 2 ml.

Forma farmaceutike
Solucion injektabël.

Kategoria farmaceutike
Miorelaksant me efekt qëndror.

Indikacionet

  • Hemipareze spastike,
  • sëmundja e Parkinsonit,
  • parkinsonizmi i shkaktuar nga medikamentet,
  • specifikisht në sindromin disleptik,
  • neuralgji lumbo-shiatike akute dhe kronike,
  • neuralgjine cerviko-brakiale,
  • tortikolis,
  • dhimbjet post traumatike dhe post operatore.

Kundërindikacionet

  • Paraliza flakside,
  • hipotoni muskulare.
  • Hipersensibilitet ndaj komponentëve përbërës të preparatit si dhe vetë tiocolchicosidit.
  • Shtatzania dhe gjidhënia.

Kujdes
Tiocolchicosidi mund të precipitojë kriza epilepsie në pacientë të cilët vuajnë nga epilepsia ose në ata me risk të lartë për të bërë konvulsione.
Mbajeni larg vendeve të arritshme prej fëmijëve.

Bashkëveprimi me medikamente të tjera
Nuk raportohet asnjë.

Përshkrimi dhe mënyra e përdorimit
Dy ampula gjatë 24 orëve në rrugë intramuskulare ose sipas këshillës së mjekut. Duhet të përdoren metoda aseptike gjatë kryerjes së injeksionit.
Ampula hapet duke e thyer atë në pjesën e sipërme të vijëzuar.
Solucioni i çdo ampule duhet të merret me shiringë dhe të injektohet.

Mbidozimi
Rastet me mbidozim janë të panjohura dhe për këtë arsye edhe literatura nuk i përshkruan.

Efekte të pa dëshiruara
Pas administrimit të këtij preparati në rrugë muskulare, në disa raste është raportuar një gjëndje jo e mirë e pacientit, e lidhur ose jo me hipotensionin dhe/ose humbjen e koshiencës.
Është gjithashtu raportuar në disa raste të tjera, shfaqja e nje gjendjeje axhitacioni ose obnubilimi tranzitor pas administrimit parenteral të preparatit. Mundësia e shfaqjes së gjumit është shume e rrallë.
Rastet me rash dhe eritemë kutane nuk janë frekuente.
Pacientët janë të ftuar të informojnë për shfaqjen e çdo efekti tjetër anësor të pa përmendur më lart.

Kërkesa të veçanta për ruajtjen
Nuk ka.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top