Siofor 1000 (tableta) Reviewed by Momizat on . Siofor 1000 (tableta) PËRBËRJA Një tabletë e veshur me film përmban si lëndë vepruese 1000 mg metforminë hidroklorike (sasi e barabartë me 780 mg metforminë). L Siofor 1000 (tableta) PËRBËRJA Një tabletë e veshur me film përmban si lëndë vepruese 1000 mg metforminë hidroklorike (sasi e barabartë me 780 mg metforminë). L Rating: 0
You Are Here: Home » S » Siofor 1000 (tableta)

Siofor 1000 (tableta)

Siofor 1000 (tableta)

siofor 1000

PËRBËRJA
Një tabletë e veshur me film përmban si lëndë vepruese 1000 mg metforminë hidroklorike (sasi e barabartë me 780 mg metforminë).
Lëndë të tjera përbërëse (ingredientë) janë hipromelozë, povidon K 25, stearat magnezi (Ph. Eur.), makrogol 6000, dioksid titani (E 171).
Siofor® 1000 i përket një grupi barnash që përdoret për trajtimin e diabetit jo insulinovartës të të rriturit (diabeti melit tipi 2).

PËRDORIMET
Siofor® 1000 është një bar që shërben për të ulur nivelet shumë të larta të sheqerit në gjak në pacientët e rritur që vuajnë nga diabeti (diabet melit tipi 2 i të rriturit), sidomos në pacientët me mbipeshë, në të cilët dieta dhe aktiviteti fizik nuk janë treguar të mjaftueshëm për të kontrolluar në mënyrë të përshtatshme nivelin e glukozës në gjak. Siofor® 1000 mund të përdoret i vetëm (si monoterapi) ose i shoqëruar me barna të tjerë, që ulin nivelin e glukozës në gjak (antidiabetikë oralë) ose insulinë. Në pacientët me mbipeshë me diabet melit tipi 2, tek të cilët trajtimi dietetik ka dështuar, ka qenë e mundur të demonstrohet që trajtimi me metforminë, si bar i zgjedhjes së parë, pakëson shpeshtësinë e ndërlikimeve të diabetit.

PËRPARA SE TË PËRDORNI SIOFOR® 1000
Mos përdorni Siofor® 1000 në rast të:
- mbindjeshmërisë ndaj metforminës ose përbërësve të tjerë të Siofor® 1000;
- acidifikimit të tejskajshëm të gjakut në diabetikë (ketoacidozë diabetike) ose gjendjeve që paraprijnë komën;
- insufiçiencës renale ose dëmtimit të funksionit të veshkave;
- gjendjeve akute, të cilat shkaktojnë dëmtim të funksionit të veshkave, si psh:
-humbje të lëngjeve nga të vjellat e vazhdueshme ose diarrea e theksuar
-infeksione të formës së rëndë
-insufiçiencë cirkulatore (shok)
- ekzaminimeve, gjatë të cilave është e nevojshme që të përdoren në enët e gjakut lëndë kontrasti që përmbajnë jod, përpara, gjatë dhe deri dy ditë pas ekzaminimit;
- sëmundjeve akute ose kronike të cilat mund të shkaktojnë pakësim të oksigjenimit të indeve të trupit, si
-insufiçiencë kardiake oseçrregullime të funksioneve respiratore
-infarkt miokardi i freskët
-insufiçiencë cirkulatore (shok)
- dëmtimit të funksionit të mëlçisë, helmit akut nga alkooli, alkoolizmit kronik
- gjatë ushqyerjes me gji të fëmijës.

Tregoni kujdes të veçantë me Siofor® 1000
Rreziku që bari të grumbullohet në mënyrë të padëshirueshme në organizëm dhe, për pasojë, rreziku i acidifikimit të tejskajshëm të gjakut prej grumbullimit të acidit laktik (acidoza laktike) përcaktohet kryesisht nga funksioni i veshkave. Për këtë arsye, funksionimi normal i veshkave është një kusht paraprak për fillimin e trajtimit me Siofor® 1000.
Vlerësimi i funksionit të veshkave tuaja, nëpërmjet përcaktimit të nivelit të kreatininës në serum, duhet të kryhet në mënyrë të përsëritur (periodike) të paktën çdo vit dhe, sa herë që eshtë e nevojshme edhe më shpesh. Në rast se niveli i kreatininës në serum është në kufirin e sipërm të normës, kontrolli i funksionit të veshkave duhet të kryhet të paktën dy deri katër herë në vit. Duhet theksuar se, sidomos në të moshuarit, vetëm vlerat e kreatininës në serum jo gjithmonë janë domethënëse dhe, për këtë arsye, kur është e nevojshme, përpara fillimit të trajtimit, duhet që të përcaktohet klirensi i kreatininës.
Kujdes i veçantë nevojitet në situata të caktuara, të cilat mund të çrregullojnë funksionin e veshkave (p.sh kur fillohet trajtimi me barna të caktuar kundër presionit të rritur të gjakut ose me disa barna të caktuar kundër dhimbjeve, etheve ose sëmundjeve reumatizmale [AIJS]).
Kujdes i veçantë nevojitet në situatat kur funksioni i mëlçisë është i çrregulluar. Gjatë ekzaminimeve radiologjike, në të cilat është e nevojshme që të përdoren lëndë kontrasti që përmbajnë jod në enët e gjakut, është i pranishëm rreziku i shfaqjes së insufiçiencës renale akute. Për këtë arsye, trajtimi me Siofor® 1000 duhet të ndërpritet përpara ekzaminimit radiologjik. Trajtimi me Siofor® 1000 mund të rifillohet dy ditë pas ekzaminimit, me kusht që të përcaktohet paraprakisht që funksioni i veshkave është normal.
Në rast se është planifikuar që ti nënshtroheni një ndërhyrje kirurgjikale nën anestezi të përgjithshme ose anestezi spinale, trajtimi me Siofor® 1000 duhet të ndërpritet 2 ditë përpara ndërhyrjes dhe mund të rifillohet jo më shpejt se 2 ditë pas ndërhyrjes ose kur fillon marrja e ushqimit, me kusht që të përcaktohet paraprakisht që funksioni i veshkave është normal.
Njoftoni mjekun në rast se merrni ndonjë infeksion bakterial ose viral (p.sh grip, infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, infeksione të rrugëve urinare).
Gjatë trajtimit me Siofor® 1000 duhet të vazhdohet mbajtja e dietës, duke bërë kujdes që marrja e karbohidrateve të shpërndahet në mënyrë të barabartë përgjatë ditës. Në rast se jeni mbipeshë duhet të vazhdoni dietën për rënien në peshë nën kujdesin e mjekut.
Konsumi i sasive të mëdha të alkoolit përbën një rrezik për shfaqjen e hypoglicemisë (rënies së nivelit të sheqerit në gjak) dhe acidozës laktike, prandaj këshillohet që gjatë mjekimit me metforminë të shmanget përdorimi i akoolit.
Fëmijët
Siofor® 1000 nuk duhet të përdoret tek fëmijët pasi njohuritë dhe përvoja në këtë moshë janë të pamjaftueshme.
Të moshuarit
Duke qenë se dëmtimi i funksionit të veshkave është i zakonshëm në pacientët e moshuar, dozimi i Siofor® 1000 duhet të jetë në përputhje me funksionin e veshkave. Për këtë arsye, mjeku do të kërkojë që ju të kontrolloni rregullisht funksionin e veshkave tuaja.

Shtatzënia
Pacientet diabetike, të cilat janë ose dëshirojnë të mbeten shtatzëna, nuk duhet të trajtohen me Siofor® 1000. Në këto raste, nivelet e sheqerit në gjak duhet të mbahen në vlerat normale duke përdorur insulinë. Në rast se jeni shtatzënë njoftoni mjekun me qëllim që ai të marrë masat për të filluar trajtimin me insulinë.

Ushqyerja me gji
Ky bar nuk duhet të përdoret gjatë ushqyerjes me gji të fëmijës.

Paralajmërime të veçanta
Në rastet kur grumbullohet në mënyrë të padëshiruar në organizëm, metformina mund të ndihmojë ose të nxisë shfaqjen e acidifikimit të tejskajshëm të gjakut nga acidi laktik (acidozë laktike), i cila në rast se nuk trajtohet menjëherë, përbën një ndërlikim që mund të kërcënojë jetën (p.sh koma),.
Përveç mbidozimit, shkaqe të tjera të acidifikimit të tejskajshëm të gjakut nga acidi laktik mund të jenë mos përfillja e kundërindikimeve ose shfaqja e tyre përgjatë trajtimit. Për këtë arsye, gjendjet që përbëjnë kundërindikim duhet të përjashtohen me çdo kusht (shih “Mos përdorni Siofor® 1000”).
Shenjat e fillimit të acidifikimit të gjakut nga acidi laktik mund të përngjasojnë me efektet e padëshiruara të metforminës në traktin gastrointestinal: të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje barku. Në formën e saj të plotë acidoza laktike paraqitet me dhimbje dhe krampe (ngërçe) muskulare, shtim të theksuar të ritmit të frymëmarrjes, mjegullim të ndërgjegjes dhe koma, e cila zhvillohet brenda pak orësh dhe kërkon trajtim të menjëhershëm në spital.

Drejtimi i automjeteve dhe përdorimi i makinerive
Trajtimi vetëm me Siofor® 1000 nuk shkakton ulje të nivelit të sheqerit në gjak (hipoglicemi) dhe për pasojë nuk ndikon në aftësinë për të drejtuar automjetet dhe për të përdorur makineritë. Por, në rastet kur metformina shoqërohet me sulfanilure, insulinë ose barna të tjerë që ulin nivelin e sheqerit në gjak, aftësia për të drejtuar automjetet, për të përdorur makineritë apo për të punuar pa një mbështetje të mirë mund të dëmtohet si pasojë e uljes së mundshme të nivelit të sheqerit në gjak.

Ndërveprimet me barna të tjerë
Njoftoni mjekun ose farmacistin për çdo bar tjetër që jeni duke përdorur apo keni përdorur para pak kohësh, përfshi edhe ata që merren pa recetë. Gjatë trajtimit aftagjatë me Siofor® 1000, si fillimi ashtu edhe ndërprerja e mjekimeve me barna të tjerë mund të ndikojë në kontrollin e glicemisë.
Njoftoni mjekun ose farmacistin në qoftë se jeni duke përdorur apo keni përdorur para pak kohësh kortikosteroidë, barna të caktuar për trajtimin e presionit të lartë të gjakut (ACE inhibitorë), barna që shtojnë sasinë e urinës (diuretikë), disa barna për trajtimin e astmës bronkiale (ß simpatomimetikë), ose lëndë kontrasti që përmbajnë jod apo barnaqë përmbajnë alkool.

Përdorimi i Siofor® 1000 njëkohësisht me lëngjet dhe ushqimin
Gjatë kohës që përdorni Siofor® 1000 duhet të shmangni konsumin e pijeve apo ushqimeve që përmbajnë alkool.

DOZIMI DHE MËNYRA E PËRDORIMIT
Gjithmonë përdorni Siofor® 1000 ekzaktësisht sipas këshillës së mjekut Në rast se nuk jeni plotësisht të sigurtë pyetni mjekun ose farmacistin. Dozimi i SioforÒ 1000 përcaktohet nga mjeku, individualisht për çdo pacient, në varësi të nivelit të sheqerit në gjak, dhe trajtimi duhet të mbikqyret gjithmonë nga mjeku.
Me qëllim përshtatjen individuale të dozave drejt dozës mbajtëse të nevojshme, mund të perdoren edhe tabletat e veshura me film që përmbajnë 500 mg ose 850 mg metforminë hidroklorike.

Si ndahen përgjysmë tabletat e veshura me film Siofor® 1000?
Tableta, Siofor® 1000 janë pergatitur në mënyrë të tillë që të mundësojnë ndarjen në dy gjysma lehtësisht dhe saktësisht. Tabletat e veshura me film gjithashtu mund të ndahen duke perdorur të dy duart, ose duke e vendosur anën e tabletës me vijën ndarëse më të madhe poshtë, mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë, dhe më pas duke ushtruar forcë nëpërmjet gishtit të madh.
Në rast se nuk përshkruhet ndryshe nga mjeku, dozimi i zakonshëm është:

Udhëzime mbi dozimin
Kjo formëdozë është e përshtatshme në rastet kur nevojiten doza të larta të metforminës. Dozimi i zakonshëm është 2 tableta të veshura me film Siofor® 1000 në ditë (të barabarta me 2000 mg metforminë hidroklorike). doza ditore maksimale është 3 tableta të veshura me film Siofor® 1000 në ditë (të barabarta me 3000 mg metforminë hidroklorike).
Tabletat duhen gëlltitur pa u përtypur, përgjatë ose pas vaktit ushqimor, të shoqëruara me një sasi të mjaftueshme lëngu. Nëse doza ditore e nevojshme është dy ose më shumë tableta, ajo duhet të ndahet në disa marrje përgjatë ditës, p.sh një tabletë pas vaktit të mëngjesit dhe një pas vaktit të darkës.
Njoftoni mjekun në rast se gjykoni që veprimi i dozës së këshilluar të Siofor® 1000 është i mangët ose i tepërt.

Mbidozimi:
Njoftoni mjekun në rast se merrni një dozë më të madhe Siofor® 1000 nga ajo e këshilluar për tu përdorur. Mbidozimi me Siofor® 1000 nuk paraqet rrezik për nivelin e sheqerit në gjak (hipoglicemi), por paraqet rrezik për për shfaqjen e tejacidifikimit të gjakut nga acidi laktik (acidozë laktike).
Shenjat e fillimit të acidifikimit të gjakut nga acidi laktik mund të përngjasojnë me efektet e padëshiruara të metforminës në traktin gastrointestinal: të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje barku. Acidoza laktike, e cila në formën e saj të plotë paraqitet me dhimbje dhe krampe (ngërçe) muskulare, frymëmarrje të thellë dhe të shpejtë, mjegullim të ndërgjegjes dhe koma, mund të zhvillohet brenda pak orësh dhe kërkon trajtim të menjëhershëm në spital.

Në rast se harroni të merrni dozën e Siofor® 1000:
Në rast se harroni të merrni dozën e vaktit të Siofor® 1000, mos ndërmerrni asnjë veprim, por thjesht merrni dozën e rradhës të Siofor® 1000 në kohën e duhur dhe përpiquni që në të ardhmen të zbatoni këshillat e mjekut. Në asnjë rast mos u mundoni të zëvendësoni dozën ose dozat e harruara duke i marrë ato njëkohësisht.

Ndërprerja e trajtimit me Siofor® 1000:
Në trast se ju e ndërpritni trajtimin me Siofor® 1000 pa u këshilluar më parë me mjekun duhet të mbani mirë parasysh se niveli i sheqerit në gjak mund të rritet në mënyrë të pakontrolluar dhe se do të shfaqen ndërlikimet e voshme të diabetit, si dëmtimi i syve, veshkave dhe enëve të gjakut.

EFEKTET E PADËSHIRUARA
Si të gjithë barnat Siofor® 1000 mund të shfaqë efekte të padëshiruara.
Në vlerësimin e efekteve të padëshiruara janë përdorur shpeshtësitë ë më poshtme:
Shumë të zakonshme: Më shumë se 1 në 10 pacientë të trajtuar
Të zakonshme: Më pak se 1 në 10 por më shumë se 1 në 100 pacientë të trajtuar
Jo të zakonshme: Më pak se 1 në 100 por më shumë se 1 në 1,000 pacientë të trajtuar
Të rralla: Më pak se 1 në 1,000 por më shumë se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar
Shumë të rralla: Më pak se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar, përfshi edhe rastet e veçuara
Çrregullime gastrointestinale
- Shumë të zakonshme
Të përziera, të vjella dhe heqje barku, dhimbje barku, humbje oreksi. Këto zakonisht shfaqen në fillim të trajtimit dhe, në shumicën e rasteve, zhduken vetvetiu. Me qëllim që të parandalohet shfaqja e këtyre efekteve të padëshiruara, këshillohet që Siofor® 1000 të merret pas ushqimit dhe doza ditore të ndahet në 2-3 marrje. Në rast se këto shqetësime vazhdojnë për një kohë të gjatë, ndërpritni marrjen e Siofor® 1000 dhe këshillohuni me mjekun.
- Të zakonshme
Shije metalike
Çrregullime të metabolizmit dhe të ushqyerjes
- Shumë të rralla
Çrregullime të rënda metabolike, në trajtën e tej-acidifikimit të gjakut nga acidi laktik (acidozë laktike). Shenja të kësaj gjendje mund të jenë të vjellat dhe dhimbjet e barkut, të shoqëruara me dhimbje dhe krampe (ngërçe) muskulare ose lodhje të përgjithshme, të tejskajshme (shih “Paralajmërime të veçanta“).
Çrregullime të lëkurës dhe indit nënlëkurë
- Shumë të rralla
Skuqje të lëkurës (eritemë e formës së lehtë) tek pacientët që nuk tolerojnë (durojnë) barnat.

Marrja e masave të nevojshme
Në rast se keni dyshime për shfaqjen e tej-acidifikimit të gjakut nga acidi laktik (acidozë laktike). Shkoni menjëherë tek mjeku dhe mos përdorni më Siofor® 1000.
Në rast se ndonjë prej efekteve të padëshiruara të përmendura më lart bëhet serioz, ose në rast se vëreni efekte të padëshiruara të papërshkruara në këtë fletë udhëzuese, njoftoni mjekun ose farmacistin.

SHËNIME
Siofor® 1000 mund të merret vetëm me recetë mjekësore.
Data e skadimit të ketij produkti mjekësor është e shtypur në kuti.
Mos e përdorni këtë produkt pas kësaj date!
Mbajeni barin në vende të paarritshme nga fëmijët.

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top