Skopryl plus 20 mg+12.5 mg (tableta ) Reviewed by Momizat on . Skopryl plus 20 mg+12.5 mg (tableta ) Lexoni me kujdes këtë fletudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni Skopryl plus 20 mg+12.5 mg (tableta ) Lexoni me kujdes këtë fletudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni Rating: 0
You Are Here: Home » S » Skopryl plus 20 mg+12.5 mg (tableta )

Skopryl plus 20 mg+12.5 mg (tableta )

Skopryl plus 20 mg+12.5 mg (tableta )

Skopryl plus 20 mg+12.5 mg

Lexoni me kujdes këtë fletudhëzimin para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:

  1. Çfarë është Skopryl plus dhe për çfarë përdoret
  2. Para se ta merni Skopryl plus
  3. Si të merret Skopryl plus
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Ruajtja e Skopryl plus

Substanca aktive është lisinoprili si dihidrat dhe hidroklorotiazidi.
Substancat ndihmëse janë: manitoli; kalcium hidrogjen fosfati anhidroz; stearati i magnezit, amidoni i misrit; amidoni i prexhelatinizuar;  povidoni; oksid hekuri i braun E 172 (Skopryl plus 20 mg/12.5 mg tableta), oksidi i kuq i hekurit (Skopryl plus 20 mg/25 mg tableta) E 172.

Prodhuesi dhe poseduesi i autorizimit për marketing:
Alkaloid AD – Shkup
Bul. Aleksandar Makedonski 12,
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

1. ÇFARË ËSHTË SKOPRYL PLUS DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Përmbajtja:
Nje  tabletë Skopryl plus 20 mg/12.5 mg përmban 20 mg lisinopril, si dihidrat dhe 12.5 mg  hidroklorotiazid.

Forma farmaceutike
Skopryl plus 20 mg/12.5 mg tableta janë me ngjyrë oker violet, të rrumbullakta, tableta bikonvekse me vijën e ndarjes në njerën anë.

Paketimi
Tabletat Skopryl plus 20 mg/12.5 mg gjenden të paketuara në blister me nga 20 tableta.

Si vepron Skopryl plus?
Tabletat Skopryl plus përmbajnë si përbërës aktiv lisinoprilin dhe hidroklorotiazidin.
Lisinoprili i përket grupit të barnave kundër tensionit të lartë të gjakut të quajtura “inhibitorë të enzimit konvertues të angiotensinës (ACE)”.
Skopryl-i vepron duke i zgjëruar enët e gjakut i cili ndihmon në zvoglimin e tensionit të lartë të gjakut i cili nëse mbetet i pakontrolluar mund ta rritë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe për incidente të trurit.
Te pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria e zemrës, Skopryl-i ndihmon që zemra të punojë më mirë.
Hidroklorotiazidi i përket grupit të barnave të quajtura diuretik tiazidik (barna që e rritin sasinë e urinës).
Ky bar duke e rritur sasinë e urinës mundëson eliminimin e ujit të tepërt nga organizmi.

Kur pëprdoret Skopryl plus? 
Skopryl plus përdoret për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI SKOPRYL PLUS?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Skopryl Plus?

  • Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në lisinopril ose në hidroklorotiazid, ose në cilindo përbërës tjetër të tabletave Skopryl plus të përmendura më parë.
  • Nëse ju jeni trajtuar edhe më parë me barna të grupit të ACE inhibitorëve dhe keni pasur reaksione alergjike në  këto të cilat kanë shkaktuar enjtje të duarve, këmbëve, fytyrës, buzëve, gjuhës ose fytit, si dhe probleme me frymëmarrje (gjendje e cila quhet angioedemë).
  • Nëse keni qenë të diagnostikuar nga angioedema të cilën ju e keni trashëguar nga prindërit ose angioedemë pa shkaktarë të njohur.
  • Nëse jeni alergjik në derivate të sulfonamideve duke i futur edhe disa antibiotikë dhe disa antidiabetikë;
  • Nëse vuani nga pamundësia e krijimit të urinës (anuria).
  • Nëse keni një tip specifik të sëmundjeve të zemrës dhe të mushkërive të quajtur stenozë e aortës.
  • Nëse keni nivel të lartë të kaliumit në gjak.
  • Nëse jeni shtatzënë, dyshoni se jeni shtatzënë, ose planifikoni të mbeteni shtatzënë.

Skopryl plus nuk është për përdorim te fëmijët.

Përkujdesje të veçanta me Skopryl:

  • Nëse keni ose keni pasur ndonjë alergji ose sëmundje të astmës;
  • Nëse keni sëmundje të veshkave,  të mëlçisë ose të zemrës ;
  • Nëse keni nivel jonormal të këtyre kimikateve natyrale  në organizëm: kaliumit, kalciumit, acidit urik, kolesterolit ose triglicerideve;
  • Nëse jeni në dializë;
  • Nëse në të kaluarën e afërt keni pasur vjellje ose barkqitje dhe keni qenë të dehidruar;
  • Nëse keni diabet;
  • Nëse keni podagër (enjtje e nyjeve e përcjellur me dhembje për shkak të grumbullimit të acidit urik);
  • Nëse vuani nga lupusi sistemik eritematoz ose SLE (sëmundje kronike autoimune e cila mund të prekë çdo pjesë të trupit).
  • jeni duke marrur barna për rritjen e volumit të urinës (diuretikë), nëse në të kaluarën e afёrt keni pasur dijarre ose vjellje, ose nëse jeni në dietë me sasi të zvogluar të kripës, sepse ju mund të keni rënie të tensionit të gjakut me simptoma të marramendjes, veçanërisht me rastin e ngritjes në këmbë;
  • Nëse mjeku ju ka thënë se tension i lartë i juaj është si pasojë e ngushtimit të arterieve të veshkave;
  • Nëse në të kaluarën  keni pasur reaksione alergjike me vështirësi të frymëmarrjes ose të gëlltitjes, enjtje të duarve, këmbëve, fytyrës, buzëve, gjuhës ose fytit, i cili kërkon ndihmën mjekësore;
  • Nëse keni problem me valavulat e zemrës me trashje të muskulit të zemrës më tepër se zakonisht (kardiomiopati);
  • Nëse do të keni trajtim të gjakut për shkak të nivelit të lartë të yndyrnave;

Ju duhet ta informoni mjekun tuaj nëse jeni në dietë me zvoglim të sasisë kripës, nëse jeni duke marrë shtesa të kaliumit, barna që e kursejnë kaliumin.
Nëse jeni duke u trajtuar me  LDL aferezë, e cila e mënjanon kolesterolin me anë të makinës, ju duhet ta informoni mjekun tuaj se jeni duke u trajtuar me Skopryl plus.
Nëse duhet të bëni ndonjë analizë të gjakut ose të urinës ju duhet ta informoni mjekun tuaj se jeni duke u trajtuar Skpryl plus, sepse ky bar mund të ndikojë në rezultatet e këtyre analizave.
Ju duhet ta informoni mjekun tuaj nëse do të keni ndonjë operacion me anestezi (edhe te stomatologu) se jeni duke marrur Skopryl plus sepse mund të keni rënie të menjëhershme të tensionit të gjakut.
Nëse jeni në trajtim të desenzitizimit për ndonjë alergji, që është trajtim për zvoglimin e efekteve të alergjisë ndaj thumbimit të bletës etj. ju duhet ta informoni mjekun tuaj se jeni duke marrur Skopryl plus.

Përdorimi i Skopryl plus me ushqime dhe pije
Tabletat e Skopryl plus mund të merren para, gjatë apo pas ushqimit.
Efektin e barnave që përdoren për uljen e tensionit të gjakut mund ta potencojë marrja në të njejtёn kohë edhe e alkoolit dhe të shkaktojë marramendje ose alivanosje.

Shtatzania dhe gjidhënia
Para se të merrni çfardo bari konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Shtatzënia
Ju duhet ta informoni mjekun tuaj nëse jeni ose nëse dyshoni se mund të jeni shtatzënë.

Tabletat Skopryl plus nuk duhet të merren gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Këto tableta nuk ndikojnë në aftësitë psikofizike për ngarje të makinës apo për punë me makineri.
Megjithate, nuk duhet të bëni veprime të cilat kërkojnë koncentrim të lartë, derisa nuk e dini se si do të veprojë ky bar.
Nëse ju ndjeheni të lodhur ose nëse keni marramendje nuk duhet ta ngisni makinën ose të operoni me makineri, derisa nuk e diskutoni këtë me mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse jeni duke marrur barna tjera ose nëse i keni marrë në të kaluarën e afërt, duke i futur edhe ato që merren pa recetë mjekësore dhe ato herbale.

Është me rëndësi të veçantë që ta informoni mjekun tuaj nëse në ndërkohë së bashku me Skopryl plus merrni edhe këto barna:

  • Insulinë ose tableta për trajtimin e diabetit, sepse ato mund ta zbresin nivelin e sheqerit në gjak më tepër sesa që është e nevojshme. Kjo ka shumë më tepër gjasa që të ndodhë në fillim të trajtimit dhe te pacientët që kanë probleme me veshka;
  • Diuretikë (tableta për rritjen e volumit të urinës);
  • Barna për trajtimin e sëmundjeve mendore si litium, antipsikotikë dhe antidepresivë triciklik;
  • Tubokurarinë (bar për relaksimin e muskujve i cili përdoret te anestezia);
  • Barna antiinflamatore josteroide (NSAID) (barna analgjetike si indometacinë) ;
  • Analgjetikë të fuqishëm (p.sh. kodeinë, dekstropopoksifen, diamorfinë, morfinë, pentazocinë, petidinë);
  • Allopurinol  për trajtimin e podagrës;
  • Barna për trajtimin e kancerit;
  • Imunosupresivë si ciklosporinë për trajtimin pas transplantimit të organeve ose për trajtimin e sëmundjeve si te reumatoid artiti;
  • Steroidet për trajtimin e gjendjeve të ndryshme duke e futur edhe reumatizmën, artritin, sëmundjet alergjike, çrregullimet e caktuara të lëkurës, astmën ose çrregullimet e gjakut;
  • Glukozidet kardiake si digoksinë për trajtimin e sëmundjeve të zemrës;
  • Sotalol ose prokainamid për trajtimin e ritmit jonormal të zemrës;
  • Trimetoprim (bar për trajtimin e infeksioneve);
  • Antacidet (barna kundër aciditetit);
  • Barnat si efedrina, noradrenalina ose epinefrina (adrenalina) për trajtimin e hipotensionit, shokut, insufiçiencës së zemrës, astmës ose alergjisë;
  • Barbituratet për pagjumësi ose për zvoglimin e anksiozitetit (tensionimit);
  • Kolestiraminë dhe kolestipol të cilët përdoren për trajtimin e hiperlipidemisë (niveli i lartë i kolesterolit në gjak);
  • ACTH për testimin e funksionimit të gjëndrrës mbiveshkore;
  • Shtesat e kaliumit (duke i futur edhe kripërat), diuretikët që kursejnë kaliumin si amiloridi.

3. SI TË MERRET SKOPRYL PLUS?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Doza fillestare e zakonshme është një tabletë  një herë në ditë.
Nëse pas 2-4 javësh efekti është i pamjaftueshëm, dozimi mund të rritet në dy tableta një herë në ditë.
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me rastin e fillimit të marrjes së këtij bari ose me rastin e ngritjes së dozës.
Informojeni mjekun tuaj sa më parë që mundeni nëse keni marramendje ose alivanosje.
Nëse jeni duke marrur diuretikë, mjeku juaj mund të ju rekomandojë që ta zvogloni dozën e diuretikëve, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme para se ju të filloni ta merrni Skopryl plus .
Efekti i tabletave Skopryl plus zgjatë 24 orë, prandaj ju keni nevojë që këtë bar ta merrni vetëm një herë në ditë.
Skopryl plus mund të merret në çfardo kohe të ditës, para, gjatë, ose pas ushqimit.
Zgjidheni kohën që juve ju konvenon më së miri dhe merreni barin tuaj çdo ditë në të njëjtën kohë.
kjo do tё ju ndihmojë që të mos harroni ta merrni barin çdo ditë.
Skopryl plus nuk është për përdorim te fëmijët.
Tabletat merrni derisa mjeku juaj nuk ju rekomandon ndryshe.

Nëse përdorni Skopryl plus më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Skopryl plus sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Simptomi më i shpeshtë i mbidozimit është rënia e tensionit të gjakut.
Simptomat më të shpeshta të mbidozimit janë ndjenja e marramendjes dhe alivanosja për shkak të rënies së theksuar të tensionit të gjakut.

Nëse keni harruar ta merrni Skopryl plus
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Skopryl plus
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Skopryl plus  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Arsyet që ju duhet të njoftoni menjëherë te mjeku juaj:

  • Enjtje të fytyrës, buzëve, gjuhës dhe/ose fytit e cila mund të krijojë vështirësi në frymëmarrje dhe me gëlltitje (për shkak të reaksionit alergjik);
  • Ethe, pezmatim i fytit, ulcera në gojë ose në fyt, lodhje dhe dobësi e pazakonshme, gjakosje të pazakonshme ose mavijosje të paspjegueshme të cilat mund të jenë simptoma të sëmundjeve të rralla të gjakut;
  • Shqetësime në gjoks ose dhembje të cilat përcillen në krahun dhe dorën e majtë, djersitje, vështirësi me frymëmarrje (simptoma të cilat manifestohen te ataku i zemrës);
  • Mpirje ose dobësim i ndjesive në fytyrë, duar apo këmbë, çrregullim i të folurit ose me të kuptuarit, marramendje e pashpjegueshme, turbullim i të pamurit, humbje e balancit ose rënie e pashpjegueshme, vështirësi me gëlltitje, kokëdhembje, konfuzion  (simptoma të cilat manifestohen te ataku i trurit);
  • Nauze, ethe, errësim i ngjyrës së urinës, zverdhje e lëkurës dhe/ose e syve (simptoma që mund të sugjerojnë për hepatit);
  • Ushla, qërim i lëkurës, dhembje muskulare, ethe, ndjenja e përgjithshme jo e  mirë, ulçera në gojë, sy dhe gjenitale;
  • Dhembje barku dhe vjellje (simptoma të inflamacionit të pankreasit);
  • Simptoma komplekse  me ethe, dhembje të muskujve dhe nyjeve dhe vaskulit (skuqje, dhembje dhe/ose enjtje e enëve të gjakut);

Efektet e tjera të padëshiruara:
Marramendja, kokëdhembja, lodhje dhe kollitje të cilat janë raportuar shumë shpesh.
Ndjenja e marramendjes dhe alivanosja për shkak të rënies së përnjëhershme të tensionit të gjakut me rastin e ngritjes në këmbë me shpejtësi.

Efektet e padëshiruara më pak të zakonshme:
Diarrea, nauzeja, vjelljet, tharja e gojës, palpitacionet, shqetësime në gjoks, ngërçe muskulare, therje dhe mpirje, rash, ndjeshmëri e lëkurës në rreze të diellit, impotencë.
Janë dhënë raporte edhe pёr konfuzion mental, rënie të flokëve, humbje të oreksit, çrregullim i tretjes, kapsllëk, dhembje dhe enjtje e gjëndrrave të pështymës, ngërçe muskulare, shqetësime, turbullim kalimtar i të parit, probleme me veshka (p.sh. rënie e sasisë së urinës), shpejtimi i rtimit të zemrës, ndryshim i disponimit, djersitje dhe skuqje.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletudhëzim.

6.RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Fëmijët të mos kenë arritje në këtë bar!

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevoiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top