Softala-X (drazhe) Reviewed by Momizat on . Softala-X (drazhe) Informacione për pacientët Lexojeni këtë fletë udhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është dhënë për ju pers Softala-X (drazhe) Informacione për pacientët Lexojeni këtë fletë udhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është dhënë për ju pers Rating: 0
You Are Here: Home » S » Softala-X (drazhe)

Softala-X (drazhe)

Softala-X (drazhe)

Softala X

Informacione për pacientët

  • Lexojeni këtë fletë udhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin.
  • Ky ilaç është dhënë për ju personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë.
  • Edhe nëse ata kanë të njëjtat simptome të sëmundjes sikurse ju, ilaçi mund t’i dëmtojë.

Çfarë është Softala-X dhe kur përdoret?
Softala-X është një laksativ(mjet për pastrim të zorrëve), i cili e zhbllokon zbrazjen e duhur të jashtëqitjes së krijuar në zorrën e trashë si dhe e lehtëson dhe e zbut jashtëqitjen.
Softala-X mund të përdorët për tu shmangur presionit të proçesit të jashtëqitjes , p.sh. pas operacioneve nga hemorroidet dhe plasjeve të zorrës anale.
Softala-X mund të përdorët në periudhë afatshkurtër edhe gjatë hipomotilitetit intestinal (konstipacion), okluzionit për shkak të një regjim shtrati, dietës së pazakonshme apo gjatë udhëtimeve.
Softala-X duhet përdorur vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore për defektim të radiografisë në zonën gastrointestinale si dhe operacioneve.

Përkujdesje të veçanta për përdorim?
Gjatë një konstipacioni të stërzgjatur duhet gjetur shkaku i tij prandaj duhet menjëherë të konsultohet mjeku.
Gjithashtu rekomandohet një konsultim mjekësor tek fëmijët dhe pacientët me sëmundje serioze.
Gjatë konstipacionit, nëse është e mundur, do ishte mirë që të ushqeheni me ushqim të pasur me proteina (perime, pemë, bukë të zezë) si dhe rregullisht të konsumoni shumë lëngje si dhe ti kushtoni vëmendje aktiviteteve fizike (Sportit).

Kur nuk duhet të përdorët Softala-X?
Gjatë sëmundjeve akute,në zonën e barkut (p.sh. gjatë bllokimit të zorrëve apo proçeseve gastroenterite) dhe dehidrimit të rëndë Softala-X nuk duhet të merret. Medikamenti nuk është mirë të merret në rast se keni neveri,të vjella, dhimbje abdominale apo ndonjë shenjë tjetër të apendicitit.
Për fëmijët nga mosha 4–12 vjeçare ky medikament mund të përdorët vetëm me recetë mjekësore. Softala-X nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën moshën 4 vjeçare.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Softala-X?
Nuk rekomandohet përdorimi i Softala-X tek fëmijët nën moshën 12 vjeçare pa një përshkrim të mjekut. Laksativet mund të merren vetëm nganjëherë dhe jo më shumë se 1–2 javë për shkak të varshmërisë së mundshme.
Trajtimet afatgjate bëhen nën mbikëqyrjen mjekësore. Nëse merrni diuretikë (medikament nxitës të urinës), kortikosteroide orale apo medikamente kardiake,ju duhet të përdorni Softala-X vetëm pas konsultimit me mjekun përkatësisht mjeken e juaj (ekziston mundësia e interaksioneve).
Gjatë marrjes së medikamenteve kardiake: Me një përdorim afatgjatë të laksativeve mund të arrijë deri tek forcimi i efektit të medikamenteve kardiake (preparate digestale) me anë të humbjeve të shtuara të lëngjeve dhe çrregullimeve të balancimit të ushqimit mineral në trup (ndër të tjera mungesë të kaliumit).
Qumështi dhe produktet mjekësore kundër thartirës së stomakut nuk duhet të merren në të njëjtën kohë me Softala-X, pasi që drazhetë mund të zbërthehen më shpejt se sa është e dëshirueshme. Nëse do të keni nevojë për ndonjë produkt mjekësor kundër aciditetit të stomakut, atëherë merrni atë gjysmë ore pasi ta keni përdorur Softala-X. Pacientët që kanë reaksione alergjike ndaj ngjyrosjes me azoik,
acidit acetilsalicili (p.sh.. Aspirin, Alcacyl) si dhe reumës dhe medikamenteve ndaj dhimbjeve (prostaglandin hemer), nuk do duhej përdorur Softala-X.
Informoni mjekun apo farmacistin juaj, nëse vuani nga ndonjë sëmundje tjetër, keni alergji apo përdorni medikamente të tjera (edhe ato që i keni blerë vetë pa recetë mjekësore).

A mund të merret Softala-X gjatë shtatzënisë apo në periudhën e gjidhënies ?
Nuk rekomandohet përdorimi i Softala-X gjatë shtatzënisë apo periudhës së ushqyerjes me gji pa pëlqimin e mjekut .

Dozimi dhe mënyra e përdorimit të Softala-X?

Të rriturit dhe të rinjtë nga mosha 12 vjeçare:
1–2 Drazhe para orës së gjumit.
Dozimi mund të rritet në 3 drazhe në rast të një konstipacioni të qëndrueshëm.

Fëmijët nga mosha 4–12 vjeçare:
doza maksimale është një drazhe para gjumit por vetëm me përshkrim mjekësor.
Me marrjen e një drazheje në mbrëmje, diku dhjetë orë më vonë, pa ndërprerje të gjumit, ju do të keni në mëngjesin e ardhshëm një apo dy jashtëqitje.
Drazhetë Softala-X gëlltiten pa përtypje, më së mirë me pakë lëngje apo ujë (jo me qumësht).
Përmbahuni dozimit të përshkruar nga mjeku apo të dhënë në këtë fletëudhëzim.
Nëse besoni që ky produkt mjekësor ka efekt të dobët apo të fortë, këshillohuni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Efektet e mundshme anësore të Softala-X?

Gjatë marrjes së Softala-X mund të shfaqën këto efekte anësore: – nëse jeni duke përdorur laksativ për një periudhë të gjatë kohore, ekziston mundësia e humbjes së dukshme të kripës së rëndësishme (elektrolite) nga trupi i juaj – pas marrjes së drazheve, herë pas here mund të lajmërohen shqetësime të pakëndshme si flatulenca dhe dhimbje të stomakut. Kjo zakonisht ndodh në rastet që kanë të bëjnë me një konstipacion të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
– lajmërimi i diarresë është shenjë e një dozimi të lartë dhe është i dëshirueshëm vetëm para radiografisë apo një operacioni.– mund të shkakton reaksione alergjike të lëkurës dhe të organeve të frymëmarrjes, posaçërisht tek pacientët me astmë, urtikarikronike apo me alergji ndaj acidit acetilsalicilik dhe medikamenteve tjera të dhimbjes.
Nëse do e vëreni ndonjë efekt anësor që nuk është i përshkruar këtu, ju lutëm informoni mjekun ose farmacistin .

Çfarë duhet të vëni re përveç kësaj?
Të ruhet në vende të paarritshme për fëmijët dhe në temperaturë (15–25 °C).
Drazhetë duhen ruajtur nga lagështia.
Produkti mjekësor mund të përdorët deri në datën e afatit të përdorimit të shënuar me «EXP» në paketim.
Drejtohuni mjekut apo farmacistit tuaj nëse ju nevojitën më shumë informacione apo këshilla, pasi që këta persona disponojnë informacione plotësuese profesionale.

Çfarë përmban Softala-X?

Përbërës aktiv: Bisacodyl 5 mg.

përbërës ndihmës: ngjyrë: E 104 (kuinolin të verdhë), E 110 (e verdhë portokalli), përbërës të tjerë ndihmës.

 

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top