Solcoseryl 10 mg (pastë dentale adezive) Reviewed by Momizat on . Solcoseryl 10 mg (pastë dentale adezive) Lexoni me kujdes këtë fletudhëzim para se të përdorni këtë bar. Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimi Solcoseryl 10 mg (pastë dentale adezive) Lexoni me kujdes këtë fletudhëzim para se të përdorni këtë bar. Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimi Rating: 0
You Are Here: Home » S » Solcoseryl 10 mg (pastë dentale adezive)

Solcoseryl 10 mg (pastë dentale adezive)

Solcoseryl 10 mg (pastë dentale adezive)

Solcoseryl pastë dentale adezive

Lexoni me kujdes këtë fletudhëzim para se të përdorni këtë bar.
Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut. Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
- Ruajeni fletëudhëzuesin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
- Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
- Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas 2-3 javësh, patjetër drejtohuni mjekut!
- Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore që perkeqësohet ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin  .

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Solcoseryl dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Solcoseryl
3. Si përdoret  Solcoseryl
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është hemodializati i deproteinizuar nga gjaku i viçit dhe polidokanol.

Substancat ndihmëse janë: metil parahidroksilbenzoati (E218) 1.80 mg, propil parahidroksilbenzoati (E216) 0.20 mg, vaj mendre, natrium karboksimetilcelulozë, mentol, baza e pastës (xhelatinë, natrium i karboksimetilcelulozës,  pektinë, parafinë likuid, polietilen.

1. ÇFARË ËSHTË SOLCOSERYL  DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Përmbajtja:
Një gram i pastës përmban 2,125 mg Hemodializat të deproteinizuar nga gjaku i viçit, i sandardizuar kimikisht dhe biologjikisht (i kalkuluar si substancë e thatë) dhe 10 mg polidokanol.

Forma farmaceutike:
Solcoseryl  pastë dentale adezive është me ngjyrë bezh të zbehtë, me kokrra, masë homogjene, me aromë karakteristike të pepermintit.

Paketimi:
Paketimi përmban një tubettë me 5 g pastë dhe fletudhëzimin.

Si vepron Solcoseryl?
Solcoseryl dental adesive paste përmban komponentën aktive të hemodializatit të deproteinizuar nga gjaku i viçit i cili ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, dhe polidokanol, i cili ndihmon në zvoglimin e dhembjes në mënyrë të shpejtë dhe permanente. Pasta krijon një shtresë e cila përshtatet në mënyrë permanente për plagë dhe e mbron ate nga irritimi gjatë ngrënies ose pirjes.

Kur përdoret Solcoseryl?
Solcoseryl dental adesive paste përdoret për trajtimin e këtyre gjendjeve:
- Për shëriminn e sëmundjeve  inflamatore me dhembje të membranave mukoze të gojës, të buzëve dhe mishit të dhëmbëve: ulçerat e gojës (afte), inflamacionin e mishit të dhëmbëve – trysave (gingivitis, periodontitis),
- Shërimin nga protezat e dhëmbëve,
- Probleme gjatë daljes së dhëmbëve të pjekurisë.
Mjeku ose farmacisti mund të ju rekomandojë këtë medikament për shërimin e plagëve pas operacioneve kirurgjike: kiretazhës, operacioneve periodontale (te dhëmbët), pas nxjerrjes së dhëmbëve, aplikimin e protezave provuese, për trajtimin e alveolitit.

2.   ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TA SOLCOSERYL?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni  alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Solcoseryl?
- Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në parahidroksibenzoat (E216 dhe E218), vaj peperminti, levomentol dhe acid benzoik (E210), ose në cilindo përbërës tjetër të këtoj bari të përmendur më parë.
- Te fëmijët nën moshën 2 vjeçare (për shkak të rrezikut nga spazmi laringeal).

Përkujdesje të veçanta me Solcoseryl nëse keni:
Nëse pasta përdoret sipas rekomandimeve, nuk ka nevojë për përkujdesje të veçantë. Pasta nuk duhet të fërkohet te plagët e thella të cilat janë mbyllur në mënyrë të freskët me qepje kirurgjike.

Ju lutemi informojeni mjekun tuaj ose farmacistin në këto raste:
- Nëse membranat mukoze të gojës dhe palgët janë të infektuara,
- Nëse keni edhe ndonjë sëmundje tjetër,
- Nëse ju keni ndonjë alergji ose nëse në ndërkohë merrni edhe barna tjera (duke i futur edhe barnat që merren pa përshkrimin e mjekut) ose ndonjë substancë tjetër për aplikim të jashtëm.
Në rastet e infeksionit akut, rekomandohet që goja të shpërlahet me tretësira dezinfektuese (p.sh. chlorhexidin digluconat).
Nëse simptomat zgjasin më tepër se 10 ditë, ose nëse ato përkeqësohen, konsultohuni me mjekun tuaj.

Përdorimi i Solcoseryl me ushqime dhe pije:
Solcoseryl dental adhesive paste formon një film (shtresë) mbrojtëse e cila ngjitet për mukozën e gojës për një kohë të gjatë dhe nuk lejon irritimin e mukozës gjatë ngrënies.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Para se të merrni çfardo bari konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Nëse ky bar përdoret në mënyrë korrekte, duke u bazuar në përvojën me këtë paste nuk ka rrezik nga ky medikament. Megjithate, ende nuk janë kryer hulumtime të rregullta klinike.  Gjatë shtatzënisë, duhet të përmbaheni nga marrja e barnave pa konsultimin paraprak me mjekun tuaj ose me farmacistin.

Efektet mbi aftësitë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Nuk është e aplikueshme.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Solcoseryl pastë dentale adezive
Solcoseryl pastë dentale adezive përmban parahidroksibenzoate (E216 dhe E218) si konzervues të e cila mund të shkaktojë reaksione alergjike (ka mundësi edhe reaksione të vonshme)
Solcoseryl pastë dentale adezive përmban acid benzoik E210 i cili mund të jetë irritues i lehtë i lëkurës, syve dhe membranave mukoze.

3.  SI PËRDORET SOLCOSERYL?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Nëse nuk është përshkruar ndryshe nga mjeku juaj, aplikojeni një shirit me paste rreth 1/2 cm të gjatë dhe të hollë mbi plagë 3-5 herë në ditë.
Kjo këshillohet sidomos para se të bini në gjumë.
Pasta nuk duhet të fërkohet. Më së miri është që të aplikohet mbi plagë e cila paraprakisht është tharë, duke e shfrytëzuar ndonjë gazë pambuku ose të pastrohet me majet e gishtave.  Pas kësaj pasta duhet të zbutet me gishta të lagur, ose goja duhet të pastrohet me një gotë ujë.  Kjo i mundëson pastës të bymehet dhe të formojë një film mbrojtës adeziv. Për plagët nga protezat, pasta aplikohet në protezën e pastruar dhe të thatë. Për përmirësimin e adhezionit të protezës, ju lutemi pastrojeni gojën me një gotë të ujit para se ta vendosni ate.

Kohëzgjatja e trajtimit:
Derisa plaga të shërohet plotësisht.
Pas përdorimit tuba duhet të mbyllet mirë.
Hapja e tubetës mund të bllokohet nëse ajo i ekspozohet lagështisë.

Nëse përdorni Solcoseryl më shumë sesa duhet:
Efektet toksike nga mbidozimi gjatë aplikimit Solcoseryl pastë dentale adezive nuk janë të njohura.

Nëse keni harruar ta merrni Solcoseryl
Harresa e ndonjë doze nuk është problem.

4.EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, edhe Solcoseryl mund të shkaktojë efekte anësore, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Vlerësimi i efekteve të padëshiruara është bërë në bazë të frekuencës së shfaqjes së tyre:
Shumë të zakonshme: shfaqen te më tepër se 1 në 10 pacientë të trajtuar
Të zakonshme: shfaqen te 1 deri në 10 nga 100 pacientë të trajtuar
Të pazakonshme: shfaqen te 1 deri në 10 nga 1.000 pacientë të trajtuar
Të rralla: shfaqen te 1 deri në 10 nga 10.000 pacientë të trajtuar
Shumë të rralla: shfaqen te më pak se  1 në 10.000 pacientë të trajtuar
Të panjohura: në bazë të të dhënave në dispozicion nuk mund të vlerësohet frekuenca e tyre
Në raste shumë të rralla mund të shfaqen reaksionet alergjike të përcjellura me frymëzënie. Në këto raste duhet të ndërprehet trajtimi me Solcoseryl.
Me frekuencë të panjohur: vaji i pepermintit dhe mentoli të cilat i përmban ky bar kanë qenë në lidhmëri me laringospazëm te fëmijët më të ri se 2 vjeç. Këto procese konsiderohen si efekte klasike të vajrave esenciale dhe të cilat janë lajmëruar edhe me pastën dentale Solcoseryl.
Në këto raste duhet të ndërprehet trajtimi me Solcoseryl.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5.  RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.
Para hapjes së parë bari nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.
Pas hapjes së pare bari është stabël 28 ditë, në temperaturë nën 25 °C.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim. Data tregon ditën e fundit të muajit të shënuar.
Pas hapjes së pare bari nuk duhet te perdoret më shume se 28 ditë.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevoiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar merret pa recetë të mjekut (OTC).

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top