Solcoseryl 2,07 mg/1 g (pomadë) Reviewed by Momizat on . Solcoseryl 2,07 mg/1 g (pomadë) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmu Solcoseryl 2,07 mg/1 g (pomadë) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmu Rating: 0
You Are Here: Home » S » Solcoseryl 2,07 mg/1 g (pomadë)

Solcoseryl 2,07 mg/1 g (pomadë)

Solcoseryl 2,07 mg/1 g (pomadë)

Solcoseryl

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.
Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut. Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
- Ruajeni fletëudhëzuesin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
- Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
- Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas 2-3 javësh, patjetër drejtohuni mjekut!
- Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore që perkeqësohet ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin  .

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Solcoseryl dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Solcoseryl
3. Si përdoret  Solcoseryl
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është hemodializati i deproteinizuar nga gjaku i viçit.

Substancat ndihmëse janë: metil parahidroksilbenzoati E218; propil parahidroksilbenzoati E216; vazelinë e bardhë, cetil alkool, kolesterol dhe ujë për injeksione.

1. ÇFARË ËSHTË SOLCOSERYL  DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Përmbajtja:
Çdo gram Solcoseryl pomadë përmban 2,07 mg Hemodializat të deproteinizuar nga gjaku i viçit, i standardizuar kimikisht dhe biologjikisht (i kalkuluar si substancë e thatë).

Forma farmaceutike:
Solcoseryl pomadë është me ngjyrë të bardhë ose lehtësisht në të verdhë, homogjene, masë yndyrore, e cila shpërndahet lehtësisht me aromë të lehtë të Solcoseryl (era e këndëshme e lëngut të mishit) dhe nga vazelina.

Paketimi:
Kutia e kartonit përmban një tubetë me 20 gram pomadë dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Solcoseryl?
Solcoseryl  pomadë përmban komponentën aktive të hemodializatit të deproteinizuar nga gjaku i viçit i cili ndihmon në shërimin e plagëve.
Solcoseryl pomadë është me konzistencë të yndyrshme dhe formon një film mbrojtës mbi plagë. Ky ndihmon në shërimin e plagëve të thata.

Kur përdoret Solcoseryl?
Solcoseryl pomadë mund të përdoret te plagët e vogla si gërvishjet, prerjet e vogla dhe lëndimet e vogla, djegiet sipërfaqësore (të shkallës së parë dhe të dytë, si djegiet nga dielli dhe djegiet me ujë të nxehtë) morthi – mërdhirjet (eritema Pernio).
Solcoseryl pomadë mund të përdoret edhe te ulçerat nga varikozitetet – zgjërimi i venave (ulçerat e venave krurale), vetëm nëse rekomandohet nga ana e mjekut.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TA SOLCOSERYL?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni  alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Solcoseryl?
Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në cilindo përbërës të këtij bari të përmendur më parë.

Përkujdesje të veçanta me Solcoseryl nëse keni:
Në rast të përkeqësimit të simptomave lokale (dhembjes, skuqjes, sekrecioneve qelbëzuese, etheve) ose nëse nuk ka përmirësim edhe pas dy apo tri javëve të përdorimit, duhet të konsultohet mjekun.

Ju lutemi informojeni mjekun tuaj ose farmacistin në këto raste:
- Nëse keni edhe ndonjë sëmundje tjetër;
- Nëse keni alergji;
- Nëse jeni duke marrë edhe barna të tjera qoftë për përdorim të brendshëm apo për përdorim të jashtëm (edhe ato të cilat i merrni pa recetë të mjekut).

Përdorimi i Solcoseryl me ushqime dhe pije:
Nuk është e aplikueshme.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Para se të merrni çfardo bari konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Nëse ky bar përdoret në mënyrë korrekte, duke u bazuar në përvojën me këtë bar nuk ka rrezik nga ky medikament.
Megjithate, ende nuk janë kryer hulumtime të rregullta klinike.
Gjatë shtatzënisë, duhet të përmbaheni nga marrja e barnave pa konsultimin paraprak me mjekun tuaj ose me farmacistin.

Efektet mbi aftësitë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Nuk është e aplikueshme.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
- Nuk janë raportuar interaksione me substanca të tjera.

Informacione të rendësishme lidhur me disa përbërës të Solcoseryl pomadë
Solcoseryl pomadë përmban parahidroksibenzoat (E216 dhe E218) dhe gjurmë të acidit p-hidroksi benzoik (E210) të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike (ka mundësi edhe reaksione të vonshme).
Solcoseryl pomadë gjithashtu përmban edhe cetil alkool, i cili mund të shkaktojë reaksione të lëkurës (siç është kontakt dermatit).

3.  SI PËRDORET SOLCOSERYL?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Nëse nuk është përshkruar ndryshe nga mjeku juaj, aplikojeni Solcoseryl pomadë në shtresë të hollë dy herë në ditë.

Kohëzgjatja e trajtimit:
Deri në rekonstruktimin e lëkurës ose deri në shfaqjen elastike të indit.

Nëse përdorni Solcoseryl më shumë sesa duhet:
Efektet toksike nga mbidozimi gjatë aplikimit Solcoseryl pomadë nuk janë të njohura.

Nëse keni harruar ta merrni Solcoseryl
Harresa e ndonjë doze nuk është problem.

4.EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, edhe Solcoseryl mund të shkaktojë efekte anësore, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Në raste shumë të rralla mund të shfaqen reaksionet alergjike.
Nëse ju do të keni ndonjë reaksion të pazakonshëm të lëkurës, duhet të ndërprehet trajtimi me Solcoseryl pomadë dhe të bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5.  RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.
Para hapjes së parë bari duhet të ruhet në temperaturë nën 30°C.
Pas hapjes së pare bari është stabël 28 ditë, në temperaturë nën 25 °C.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim. Data tregon ditën e fundit të muajit të shënuar.
Pas hapjes së pare bari nuk duhet të përdoret më shumë se 28 ditë.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevjoiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar merret pa recetë të mjekut (OTC).

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top