Solcoseryl 4,15 mg/1 g (xhel) Reviewed by Momizat on . Solcoseryl 4,15 mg/1 g (xhel) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmund Solcoseryl 4,15 mg/1 g (xhel) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmund Rating: 0
You Are Here: Home » S » Solcoseryl 4,15 mg/1 g (xhel)

Solcoseryl 4,15 mg/1 g (xhel)

Solcoseryl 4,15 mg/1 g (xhel)

Solcoseryl xhel

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.
Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut. Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
- Ruajeni fletëudhëzuesin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
- Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
- Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas 2-3 javësh, patjetër drejtohuni mjekut!
- Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore që perkeqësohet ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin  .

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Solcoseryl dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Solcoseryl
3. Si përdoret  Solcoseryl
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është hemodializati i deproteinizuar nga gjaku i viçit dhe polidokanol.

Substancat ndihmëse janë: metil parahidroksilbenzoati E218; propil parahidroksilbenzoati E216; natrium karboksimetilcelulozë; propilen glikol; kalcium laktat pentahidrat; ujë për injeksione.

1. ÇFARË ËSHTË SOLCOSERYL  DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Përmbajtja:
Çdo gram Solcoseryl xhel përmban 4,15 mg Hemodializat të deproteinizuar nga gjaku i viçit, i standardizuar kimikisht dhe biologjikisht (i kalkuluar si substancë e thatë).

Forma farmaceutike:
Solcoseryl  xhel është praktikisht e pangjyrë, homogjene, xhel i khjellët me konsistencë të lartë dhe me aromë të lehtë të Solcoseryl (era e këndëshme e lëngut të mishit).

Paketimi:
Kutia e kartonit përmban një tubetë me 20 gram xhel dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Solcoseryl?
Solcoseryl  xhel përmban komponentën aktive të hemodializatit të deproteinizuar nga gjaku i viçit i cili ndihmon në shërimin e plagëve.
Solcoseryl xhel nuk është i yndyrshëm dhe lahet lehtë.
Ky ndihmon në pastrimin e plagëve duke e mbrojtur me mbështjellës yndyror dhe përshpejton shërimin.

Kur përdoret Solcoseryl?
- Solcoseryl xhel mund të përdoret te plagët e vogla si gërvishjet, prerjet e vogla dhe lëndimet e vogla, djegiet sipërfaqësore (të shkallës së parë dhe të dytë, si djegiet nga dielli dhe djegiet me ujë të nxehtë) morthi – mërdhirjet (eritema Pernio).
- Solcoseryl xhel mund të përdoret edhe te ulçerat nga varikozitetet – zgjërimi i venave (ulçerat e venave krurale), vetëm nëse rekomandohet nga ana e mjekut.

2.ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TA SOLCOSERYL?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni  alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Solcoseryl?
- Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në cilindo përbërës të këtij bari të përmendur më parë.

Përkujdesje të veçanta me Solcoseryl nëse keni:
Në rast të përkeqësimit të simptomave lokale (dhembjes, skuqjes, sekrecioneve qelbëzuese, etheve) ose nëse nuk ka përmirësim edhe pas dy apo tri javëve të përdorimit, duhet të konsultohet mjekun.

Ju lutemi informojeni mjekun tuaj ose farmacistin në këto raste:
- Nëse keni edhe ndonjë sëmundje tjetër;
- Nëse keni alergji;
- Nëse jeni duke marrë edhe barna tjera qoftë për përdorim të brendshëm apo për përdorim të jashtëm (edhe ato të cilat i merrni pa recetë të mjekut).

Përdorimi i Solcoseryl me ushqime dhe pije:
Nuk është e aplikueshme.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Para se të merrni çfardo bari konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Nëse ky bar përdoret në mënyrë korrekte, duke u bazuar në përvojën me këtë bar nuk ka rrezik nga ky medikament. Megjithate, ende nuk janë kryer hulumtime të rregullta klinike.  Gjatë shtatzënisë, duhet të përmbaheni nga marrja e barnave pa konsultimin paraprak me mjekun tuaj ose me farmacistin.

Efektet mbi aftësitë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Nuk është e aplikueshme.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
- Nuk janë raportuar ndërveprime me substanca të tjera.

3.  SI PËRDORET SOLCOSERYL?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Nëse nuk është përshkruar ndryshe nga mjeku juaj, aplikojeni Solcoseryl Jelly në shtresë të hollë dy herë në ditë. Plagët me gërvishje duhet të pastrohen me kompresa të pastra ose të pastrohet me tretësirë dezinfektuese.
kohëzgjatja e trajtimit: deri në rekonstruktimin e lëkurës.

Nëse përdorni Solcoseryl më shumë sesa duhet:
Efektet toksike nga mbidozimi gjatë aplikimit Solcoseryl xhel nuk janë të njohura.

Nëse keni harruar ta merrni Solcoseryl
Harresa e ndonjë doze nuk është problem.

4.EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, edhe Solcoseryl mund të shkaktojë efekte anësore, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Në raste shumë të rralla mund të shfaqen reaksionet alergjike.
Nëse ju do të keni ndonjë reaksion të pazakonshëm të lëkurës, duhet të ndërprehet trajtimi me Solcoseryl Jelly dhe të bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
Pas aplikimit të Solcoseryl Jelly mund të shfaqen ndjenja e të ftohtit, djegësim dhe shqetësim i shkurtër. Nëse persiston gjatë djegësima bari duhet të mënjanohet.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5.  RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.
Para hapjes së parë bari duhet të ruhet në temperaturë nën 30°C.
Pas hapjes së pare bari është stabil 28 ditë, në temperaturë nën 25 °C.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim. Data tregon ditën e fundit të muajit të shënuar.
Pas hapjes së pare bari nuk duhet te perdoret më shume se 28 ditë.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar merret pa recetë të mjekut (OTC).

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top