Solcoseryl 42,5 mg/1 ml (tretësirë për injeksion) Reviewed by Momizat on . Solcoseryl 42,5 mg/1 ml (tretësirë për injeksion) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. - Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duh Solcoseryl 42,5 mg/1 ml (tretësirë për injeksion) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. - Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duh Rating: 0
You Are Here: Home » S » Solcoseryl 42,5 mg/1 ml (tretësirë për injeksion)

Solcoseryl 42,5 mg/1 ml (tretësirë për injeksion)

Solcoseryl 42,5 mg/1 ml (tretësirë për injeksion)

Solcoseryl tretësirë për injeksion

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.
- Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
- Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
- Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.
- Nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar serioz, ose nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar i cili nuk përmendet në këtë fletudhëzim ju lutemi tregoni mjekut tuaj ose farmacistit.

Përmbajtja e fletëudhëzim:
1. Çfarë është Solcoseryl dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Solcoseryl
3. Si përdoret  Solcoseryl
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është hemodializati i deproteinizuar nga gjaku i viçit.

Substancat ndihmëse janë: uji për injeksion.

1. ÇFARË ËSHTË SOLCOSERYL  DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Përmbajtja:
Çdo ml e tretësirës për injeksion përmban 42,5 mg Hemodializat të deproteinizuar nga gjaku i viçit, i standardizuar kimikisht dhe biologjikisht (i kalkuluar si substancë e thatë).

Forma farmaceutike:
Solcoseryl tretësirë për injeksione është e kthjellët, me ngjyrë të verdhë me erë karakeristike të  Solcoseryl-it.

Paketimi:
Tretësira për injeksion Solcoseryl gjendet e paketuar në ampula prej nga 2 ml nga qelqi neutral ngjyrë kafeje me rezistencë hidrolitike tip I, me unazën për thyerje.
Kutia e kartonit përmban 25 ampula me nga  2 ml tretësirë për injeksione dhe fletëudhëzimin e instruksioneve për përdorim.

Si vepron Solcoseryl?
Solcoseryl tretësirë për injeksion si përbërës aktiv përmban Hemodializat të deproteinizuar nga gjaku i viçit.

Kur përdoret Solcoseryl?
- Solcoseryl tretësirë për injeksion mund të përdoret për trajtimin e çrregullimeve cirkulatore periferike si pamjaftueshmëria venoze kronike me ulçera të kërcirit rezistente në terapi (ulcus cruris) dhe me çrregullime okluzive të arterieve periferike.
- Mjeku juaj mund të ju rekomandojë Solcoseryl tretësirë për injeksion  si terapi shtesë te sëmundjet si ulçera peptike, çrregullimet cirkulatore të trurit (çrregullimet cerebrovaskulare, iskemia kronike, trauma, edema cerebrale, iskemia akute, demenca senile – për shkak të insuficiencës vaskulare);
- Pamundësia e shërimit të plagëve: dekubitusi, transplantimi i lëkurës, djegëjet e rënda (duke i futur edhe rrezet X etj.), ulçera të kërcirit rezistente në terapi (ulcus cruris).

2.  ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TA PËRDORNI SOLCOSERYL?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni  alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Solcoseryl?
- Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në hemodializatin e gjakut të viçit;
- Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në parahidroksibenzoat;
- Nëse keni histori me alergji (pacientët atopik ose ata me alergji në qumësht).

Përkujdesje të veçanta me Solcoseryl nëse keni:
- hiperkalemi;
- pamjaftueshmëri veshkore;
- çrregullim të ritmit të zemrës;
- Infarkt akut të miokardit
- Ndonjë gjendje e cila kërkon administrim të medikamentit me mundësi që rritet niveli i kaliumit në gjak.

Për zvoglimin e rrezikut për reaksione alergjike te pacientët me histori për alergji të panjohur, rekomandohet që para fillimit të trajtimit të bëhet një testim me injeksion subkutan të 0.5 ml Solcoseryl tretësirë për injeksione.

Përdorimi i Solcoseryl tretësirë për injeksione  me ushqime dhe pije:
Solcoseryl tretësirë për injeksion nuk duhet të përdoret për shërimin e pacientëve që janë alergjik ne qumësht.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Solcoseryl tretësirë për injeksione mund të jepet te gruaja shtatzënë vetëm nëse përfitimi për nënën e tejkalon rrezikun potencial për fetusin.
Nuk ka informacione të vlefshme për përdorimin e Solcoserylit gjatë gjidhënies.
Nëse gjatë gjidhënies është i domosdoshëm trajtimi me këtë, duhet kujdes i shtuar.

Efektet mbi aftësitë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Solcoseryl tretësirë për injeksion nuk ka efekte mbi aftësinë për të drejtuar dhe operuar me makineri.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Është me rëndësi të veçantё nëse në ndërkohë i merrni edhe këto barna:
- Barnat të cilat kanë potencial për rritjen e nivelit të kaliumit në gjak, p.sh. preparatete e kaliumit, ACE inhibitorët, diuretikët që kursejnë kaliumin.
- Solcoseryli nuk duhet të administrohet së bashku me barna tjera (në veçanti nuk duhet të bëhet së bashku me fitoekstrakte, ekstraktin e Ginkgo biloba etj.), me përjashtim të tretësirës fiziologjike ose tretësirës së glukozës.

3.  SI PËRDORET SOLCOSERYL?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Solcoseryl tretësirë për injeksione zakonisht duhet të jepet nga ana  e mjekut ose infermieres, direkt në venë. Doza e saktё duhet të përcaktohet nga ana e mjekut.

Dozat e rekomanduara janë:
Sëmundja okluzive e arterieve periferike: 850 mg Solcoseryl (ekuivalent me 20 ml tretësirë e paholluar) i.v. çdo ditë.
Pamjaftueshmëria kronike e venave me dëmtim të indeve (ulçerat e kërcirit): 425 mg Solcoseryl (ekuivalent me 10 ml tretësirë e paholluar) i.v. 3 herë në javë. Si terapi mbështetëse për trajtimin e enjtjes është e indikuar edhe aplikimi i kompresave nga fashat.
Ulçera peptike: 5 ml i.v. çdo ditë në përgjithësi për dy javë.
Sëmundjet cerebrovaskulare, trauma, iskemia akute, hemorragjia cerebrale, enjtja cerebrale: 5 ml deri në 20 ml çdo ditë për 7 ditë.
Djegiet, pamundësia e shërimit të plagëve: 10 ml deri në 20 ml i.v. çdo ditë në varësi nga ashpërsia e plagës.
Dozimi maksimal nuk duhet të jetë më i madh se 850 mg/në ditë (ekuivalent me 20 ml tretësirë e paholluar/në ditë).
Kohëzgjatja e trajtimit zakonisht është 4 javë dhe varet nga gjendja klinike.

Nëse përdorni Solcoseryl më shumë sesa duhet:
Meqenëse aplikimin e bënë personeli mjekësor ka pak gjasa që të ndodhë mbidozimi.

Nëse keni harruar ta merrni Solcoseryl
Mos e dyfishoni dozën për të zavendësuar dozen e harruar.

Nëse e ndërpreni marrjen e Solcoseryl
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.

4.EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, edhe Solcoseryl mund të shkaktojë efekte anësore, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Në raste shumë të rralla mund të shfaqen reaksionet alergjike (si duket të ndërmjetësuara nga IgE) më pak se 0.1%. Në këto raste duhet të ndërprehet trajtimi me Solcoseryl dhe të ndërmerren masat e përshtatshme.
Për shkak të përmbajtjes me kalium, Solcoseryli mund të shkaktojë dhembje në vendin e injektimit.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5.  RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve
Të ruhet në temperaturë nën 25°C.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim. Data tregon ditën e fundit të muajit të shënuar.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar mund të merret vetëm me recetë të mjekut.

INFORMACIONE PËR PERSONELIN MJEKËSOR
SOLCOSERYL  42,5 mg/1 ml tretësirë për injeksion.
Informacionet që pasojnë janë të dedikuara vetëm për personelin mjekësor.

Instruksionet për përdorim
Vetëm për përdorim intravenoz.

Administrimi
Rekomandohet që, nëse ka mundësi dhe nëse lejon gjendja klinike e pacientit, Solcoseryli të  administrohet më parë përmes infuzionit intravenoz sesa me injeksion intravenoz. Tretësira e  Solcoserylit nuk do të duhej të jepet me injeksion në bolus.
Me rastin e administrimit të infuzionit ose injeksionit të Solcoserylit duhet të bëhet hollimi së paku në raport 1:1 me tretësirë kripore, dekstrozë ose të përziera kripëore dhe dekstrozë dhe të jepet ngadal. Solcoseryli nuk duhet të hollohet me tretësirë e cila përmban kalium.
- Infuzioni: Solcoseryli preferohet të administrohet përmes infuzionit, veçanërisht nëse volumi total i tretësirës së holluar është mbi 40 ml. Shpejtësia e infuzionit varet nga statusi hemodinamik i pacientit.
- Injeksioni: nëse është i pashmangshëm administrimi i Solcoserylit me injeksion, atëherë tretësira duhet të  administrohet me injeksion të ngadalshëm së paku brenda 2 minutave me qëllim të zvoglohet administrimi i shpejtë i kaliumit. Volumi i tretësirës së holluar të tretësirës së Solcoserylit nuk duhet të jetë më i madh se 40 ml.

Kompatibiliteti dhe stabiliteti
Me rastin e administrimit të infuzionit ose injeksionit Solcoseryli duhet të hollohet së paku në raport 1:1 me tretësirë kripore, dekstrozë ose të përziera kripore dhe dekstrozë dhe të jepet ngadalё.
Solcoseryli nuk duhet të hollohet me tretësirë e cila përmban kalium.

Dozologjia dhe mënyra e administrimit
Rekomandohet dozimi si në vijim:
Sëmundja okluzive e arterieve periferike: 850 mg Solcoseryl (ekuivalent me 20 ml tretësirë e paholluar) i.v. çdo ditë. Kohëzgjatja e trajtimit zakonisht është deri në 4 javë dhe varet nga gjendja klinike.
Pamjaftueshmëria kronike e venave me dëmtim të indeve (ulçerat e kërcirit): 425 mg Solcoseryl (ekuivalent me 10 ml tretësirë e pëaholluar) i.v. 3 herë në javë. Kohëzgjatja e trajtimit zakonisht është deri në 4 javë dhe varet nga gjendja klinike.Si terapi mbështetëse për trajtimin e enjtjes është e indikuar edhe aplikimi i kompresave nga fashat.
Indikacionet shtesë:
Ulçera peptike: 5 ml i.v. çdo ditë në përgjithësi në kohëzgjatje rreth dy javë. Te rastet serioze dozimi mund të rritet. Kohëzgjatja e administrimit varet nga pasqyra klinike dhe mund të zgjatet.
Sëmundjet cerebrovaskulare, trauma, iskemia akute, hemorragjia cerebrale, enjtja cerebrale: 5 ml deri në 20 ml çdo ditë për 7 ditë. Kohëzgjatja e administrimit varet nga pasqyra klinike dhe mund të zgjatet.
Djegëjet, pamundësia e shërimit të plagëve: 10 ml deri në 20 ml i.v. çdo ditë në varësi nga ashpërsia e plagës. Kohëzgjatja e administrimit varet nga pasqyra klinike.
Dozimi maksimal nuk duhet të jetë më i madh se 850 mg/në ditë (ekuivalent me 20 ml tretësirë e paholluar/në ditë).

Inkompatibilitetet
Tretësira për injeksion Solcoseryl nuk duhet të administrohet e përzier me barna të tjera (në veçanti nuk duhet të bëhet së bashku me fitoekstrakte, ekstraktin e Ginkgo biloba etj.), me përjashtim të tretësires fiziologjike ose tretësirës së glukozës.

Ruajtja e tretësirës për injeksion Solcoseryl
Të ruhet në temperaturë nën 25°C.
Hollimi duhet të bëhet së paku në raport 1:1 me tretësirë fiziologjike  të natrium kloridit, tretësirë të dekstrozës ose  dekstrozë-natrium klorid.
Tretësira e holluar duhet të përdoret menjëherë.

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top