Solcoseryl 8,3 mg/1 g (xhel për sy) Reviewed by Momizat on . Solcoseryl 8,3 mg/1 g (xhel për sy) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e Solcoseryl 8,3 mg/1 g (xhel për sy) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e Rating: 0
You Are Here: Home » S » Solcoseryl 8,3 mg/1 g (xhel për sy)

Solcoseryl 8,3 mg/1 g (xhel për sy)

Solcoseryl 8,3 mg/1 g (xhel për sy)

Solcoseryl xhel për sy

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.
Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut. Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
- Ruajeni fletëudhëzuesin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
- Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
- Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas 2-3 javësh, patjetër drejtohuni mjekut!
- Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore që perkeqësohet ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin  .

Përmbajtja e fletëudhëzim:
1. Çfarë është Solcoseryl dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Solcoseryl
3. Si përdoret  Solcoseryl
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është hemodializati i deproteinizuar nga gjaku i viçit.

Substancat ndihmëse janë:
benzalkonium kloridi; sorbitoli 70% (i kristalizuar); natrium karboksimetilceluloza; edetati i dinatriumit; ujë për injeksione

1. ÇFARË ËSHTË SOLCOSERYL  DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Përmbajtja:
Çdo gram i Solcoseryl xhel për sy përmban 8,3 mg hemodializat të deproteinizuar nga gjaku i viçit, i standardizuar kimikisht dhe biologjikisht (i kalkuluar si substancë e thatë).

Forma farmaceutike:
Solcoseryl xhel për sy është në formë xheli i cili pikon, i pangjyrë deri në ate lehtësisht të verdhë, lehtësiht opalescente, praktikisht i pa aromë.

Paketimi:
Kutia e kartonit përmban një tubetë me 5 g xhel për sy dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Solcoseryl?
Solcoseryl xhel për sy përmban komponentën aktive të hemodializatit të deproteinizuar nga gjaku i viçit i cili ndihmon në shërimin e plagëve.

Kur përdoret Solcoseryl?
Solcoseryl xhel për sy përdoret për trajtimin e sëmundjeve të kornesë dhe të konjuktivës me etiologji të ndryshme.
- Ulçerat korneale me etiologji të ndryshme (lëndimet e kornesë),
- Lëndimet e kornesë nga acidet dhe bazat,
- Inflamacionet e kornesë nga faktorë të ndryshëm etiologjikë (keratitis bullosa, purulenta, herpetica dhe neuroparalitica),
- Parandalimi dhe trajtimi nga dëmtimet e radiacionit (rrezet UV, X dhe rrezet e tjera me gjatësi valore të shkurtë dhe me energji të lartë),
- Lezionet degjenerative korneale dhe konjuktivale
- Trajtimi para dhe pas transplantimit të kornesë
- Keratoconjuctivitis sicca.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TA SOLCOSERYL?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni  alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Solcoseryl?
- Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në cilindo përbërës të këtij bari të përmendur më parë.

Përkujdesje të veçanta me Solcoseryl nëse keni:
- Nëse keni infeksion në sy;
- Nëse keni lente të kontaktit.

Përdorimi i Solcoseryl me ushqime dhe pije:
Nuk është e aplikueshme.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Para se të merrni çfardo bari konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Nëse ky bar përdoret në mënyrë korrekte, duke u bazuar në përvojën me këtë bar nuk ka rrezik për fetusin nga ky medikament. Megjithate, ende nuk janë kryer hulumtime të rregullta klinike sistematike.  Gjatë shtatzënisë, nëse keni mundësi ju duhet të përmbaheni nga marrja e barnave pa konsultimin paraprak me mjekun tuaj ose me farmacistin.

Efektet mbi aftësitë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Ngarja e makinave dhe operimi me makineri të rrezikshme nuk duhet të bëhet gjatë trajtimit me Solcoseryl  xhel për sy, së paku edhe 20 minuta pas administrimit.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Është me rendësi të veçantё nëse në ndërkohë merrni edhe këto barna:
- Aciklovir ose Trifluridin.

Informacione të rendësishme lidhur me disa përbërës të Solcoseryl xhel për sy
Solcoseryl gel për sy përmban Benzalkonium klorid i cili mund të irritojë sytë. Shmangni kontaktin me lentet e kontaktit të butë. Hiqni lentet e kontaktit para aplikimit dhe të pritni të paktën 15 minuta para aplikimit të barit. Ndryshon ngjyrën e lenteve të kontaktit të buta.

3.  SI PËRDORET SOLCOSERYL?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Nëse nuk është përshkruar ndryshe nga mjeku juaj, aplikojeni 1 pikë në qeskën konjuktivale 3-4 herë në ditë.
Menjëherë pas përdorimit tubeti duhet të mbyllet dhe nuk duhet të preket maja e tubetës me gishta ose me ndonjë sipëprfaqe tjetër.

Nëse përdorni Solcoseryl më shumë sesa duhet:
Efektet toksike nga mbidozimi gjatë aplikimit Solcoseryl xhel për sy nuk janë të njohura.

Nëse keni harruar ta merrni Solcoseryl
Harresa e ndonjë doze nuk është problem.

4.EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, edhe Solcoseryl mund të shkaktojë efekte anësore, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Pas aplikimit të Solcoseryl xhel për sy, ju mund të keni një dhimbje të shkurtër, e cila nuk është arsye për ndërprerjen e e aplikimit të mëtejshëm.
Reaksionet alergjike janë të mundshme pas aplikimit të përsëritur, si edhe me të gjitha preparatet e tjera për aplikim lokal në sy.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5.  RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.
Para hapjes së parë bari duhet të ruhet në temperaturë nën 25°C.
Pas hapjes së pare bari është stabil 28 ditë, në temperaturë nën 25 °C.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim. Data tregon ditën e fundit të muajit të shënuar.
Pas hapjes së pare bari nuk duhet te perdoret më shume se 28 ditë.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar jepet me recetë të mjekut.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top