Solpren (kolir) Reviewed by Momizat on . Solpren (kolir) Përbërja: Në 100 ml përmbahet : prednisolon fosfat sodik 0.55 gr, neomicinë sulfat e barasvlefshme me neomicinë 0.35 gr. Shtesat:Sodë fosfat bib Solpren (kolir) Përbërja: Në 100 ml përmbahet : prednisolon fosfat sodik 0.55 gr, neomicinë sulfat e barasvlefshme me neomicinë 0.35 gr. Shtesat:Sodë fosfat bib Rating: 0
You Are Here: Home » S » Solpren (kolir)

Solpren (kolir)

Solpren (kolir)

Përbërja:
Në 100 ml përmbahet : prednisolon fosfat sodik 0.55 gr, neomicinë sulfat e barasvlefshme me neomicinë 0.35 gr.
Shtesat:Sodë fosfat bibasik,sodë fosfat monobazik,sodë klorur, Sodë citrat, sodë metabisulfit,2-feniletanol,polietilenglikoli 4000 ,ujë për përgatitjen e injeksioneve.

Kategoria farmakoterapeutike:
Kortikosteroid dhe antimikrobik së bashku.

Indikimet:
Prekje inflamatore dhe alergjike me përbërës mikrobik të segmentit të përparmë të syrit.

Kundërindikimet:
Hipersensibilitet të njohur ndaj çfarëdo lloj komponenti përbërës të kolirit.Hipertension endokular.Herpes simplex akut dhe në pjesën më të madhe të sëmundjeve të tjera virale të korneas, në fazën ulçerative akute dhe gjatë kombinimit të preparateve specifike për virusin herpetik, konjuktivitin me keratitin ulçerativ edhe në fazën fillestare(test i fluorishinës pozitiv).
Tuberlulozi i syrit dhe mykozat e syrit.Oftalmia purulente akute, konjuktiviti purulent dhe blefaritet purulente dhe herpetike që mund të jenë të maskuara ose të renduara nga kortikosteroidet.Blythi.Në keratitet herpetike virale që nuk këshillohet përdorimi në ndonjë rast mund të përdoret vetëm nën vëzhgimin e rreptë të okulistit.Hipersensibilitet ndaj çdo komponenti të produktit.

Kujdesje gjatë përdorimit:
Sigurohuni që përpara përdorimit nuk eksistojnë indikime për mospërdorim.
Përdorimi i zgjatur mund të japë edhe çrregullime jo të vogla.Nuk këshillohet përdorimi i zgjatur mbi 1 muaj pa ndërprerje, në raste të tjera bëni kontrolle të here pas hershme të tonusit të syrit.Përdorimi i steroideve në trajtimin e keratitit stromal nga herpes simplex kërkon shumë kujdes.Në sëmundjet që shkaktojnë hollim të korneas dhe të skleres përdorimi i steroideve lokal mund të shkaktojë perforacione.Duhet të dyshohet për një infeksion nga funget në rastet e ulçerave korneale në të cilët janë përdorur steroidet për një kohë të gjatë.Në keratitin herpetik viral nuk këshillohet përdorimi që mund të jetë i nevojshëm vetëm në mbikqyrje të ngushtë të okulistit.
Përdorimi i zgjatur i Solprenit për shkak të prezencës të antibiotikut mund të favorizojë zhvillimin e organizmave të tjerë si për shembull funge.Kur kjo verifikohet ose rritet irritimi ose hipersensibiliteti ndaj çdo lloj komponenti ndërpreni përdorimin e preparatit dhe vendosni një terapi tjetër. Produkti përmban sodë metabisulfito.Të tilla substanca mund të provokojnë reaksione të tipit alergjik dhe shfaqje të rënda të astmës.

Shtatzania dhe gjidhënia.
Në gratë shtatzëna dhe në gjidhënie preparati përdoret vetëm në rastet kur është e nevojshme dhe nën kontrollin e rreptë të mjekut.

Ndërveprime me barna të tjera:
Nuk jane të njohura.

Këshillime speciale
Për ata që merren me aktivitet sportiv:përdorimi i preparatit pa nevojë terapeutike përbën doping dhe mund të nxjerrë pozitiv në testin anti-doping.
Mbajeni në vende të paarritshme nga fëmijët tuaj.

Mënyra e dhënies së barit:
Një pikë në qesen konjuktivale 4-6 herë në ditë sipas përshkrimit të mjekut.

Efekte të padëshirueshme :
Mund të verifikohen irritime kalimtare dhe ndjenjen e djegies dhe të shpimit gjatë hedhjes së kolirit në sy.

Vëmendje:
Mos e perdorni preparatin pas dates se skadences te treguar mbi paketim.
Preparati nuk duhet të përdoret 30 ditë pas hapjes së parë.
Për çfarëdo lloj efekti të padëshiruar konsultohuni me mjekun dhe farmacistin tuaj për efektet e papërshkruara në fletën shoqëruese.

Paketimi:
Solpren kolir – flakon për pika në sy nga 5 ml.

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top