Sosefen (pika orale, solucion) Reviewed by Momizat on . Sosefen (pika orale, solucion) PËRBËRJA: SOSEFEN 2 mg /ml pika orale,solucion. 1ml solucion përmban: PRINCIPI AKTIV: Ketotifen fumarat 2,75 mg ekuivalent me 2mg Sosefen (pika orale, solucion) PËRBËRJA: SOSEFEN 2 mg /ml pika orale,solucion. 1ml solucion përmban: PRINCIPI AKTIV: Ketotifen fumarat 2,75 mg ekuivalent me 2mg Rating: 0
You Are Here: Home » S » Sosefen (pika orale, solucion)

Sosefen (pika orale, solucion)

Sosefen (pika orale, solucion)

Sosefen

PËRBËRJA:
SOSEFEN 2 mg /ml pika orale,solucion.

1ml solucion përmban:
PRINCIPI AKTIV: Ketotifen fumarat 2,75 mg ekuivalent me 2mg ketotifen
SHTESAT: Glikole propilenik,sorbitol, acid citric, sodio citrate, sodio metal p-hidroxibenzoat,sodio propil p-hidroxibenzoat, sakarinë sodike arome luleshtrydhe,ujë i distiluar.

FORMA FARMACEUTIKE DHE PËRBËRJA:
PIKAT ORALE ,solucion:Flakon 20 ml me solucion 0,2 % (2mg/ml).

KATEGORIA FARMACEUTIKE
Antialergjik.
Antihistaminik.

INDIKACIONET TERAPEUTIKE;
Trajtim simptomatik të rinitit alergjik.

KUNDËRINDIKACIONET
Hipersensibilitet ndaj ketotifenit apo ndaj përbërësve të saj.
Pacientët që trajtohen me antidiabetikë orale.
Epilepsia.
Gjidhënia.

KUJDES PËR PËRDORIMIN
SOSEFEN nuk reagon në krizën astamike
Në fillim të trajtimit dhe gjatë tij preparetet e përdorura më përpara nuk duhen ndërprerë menjëherë. Kjo sidomos vlen për kortikosteroidet.Në fakt është vënë re se ndërprerja e menjëhershme e këtyre produkteve në pacientë steroido dipendentë mund të shfaqin insufiçience surrenale.Në parandalimin e astemës bronkiale mund të jetë e nevojshme pak jave trajtim para se të arrihet efekti terapeutik komplet.Prandaj rekomandohet që për pacientet që nuk i përgjigjen mire trajtimit brenda pak javësh ,trajtimi me sosefen duhet të vazhdojë për 2-3 muaj minimumi.N.q.s është e nevojshme ndërprerja e trajtimit me sosefen kjo duhet të bëhet në mënyrë graduale për një periudhë 2-4 javore.
Mbaheni larg nga fëmijët .

NDËRVEPRIMET
Sosefen mund të shtojë efektin e sedativëve, antihistaminikëve, dhe alkoolit.
Në pacientët diabetikë që përdorin sosefen bashkë me preparate antidiabetikë oralë mund të ndodhë në raste të rralla trombocitopeni riversibile.Prandaj rekomandohet kontrolli i numrit të trombociteve. Sosefen shton fuqinë e bronkodilatatoreve dhe prandaj nevojitet të kufizohet frekuenca e përdorimit të këtyre të fundit,përsakohë janë të administruara njëkohësisht me sosefen.

KUJDESJE TË VEÇANTË
Sosefeni me pika përmban para-hidroxi-benzoat:të cilët mund të shkaktojnë reaksione alergjike të tipit të vonshëm si dermatit kontakti .Më rrallë mund të provokojnë reaksione të tipit të menjëhershëm me urtikarie dhe bronkospasmë.Sosefeni me pika ka sorbitol që mund të shkaktojnë probleme gastrike dhe diarre.
Përdorimi në shtatëzëni dhe gjatë gjidhënies.
Megjithëse në kafshë ketotifeni ka rezultuar se nuk ka efekte teratogjene ai kalon placentën. Te njeriu siguria e përdorimit në shtatëzvni nuk është e stabilizuar.Prandaj sosefeni duhet të përdoret në shtatëzëni vetëm në raste tepër të nevojshme.Ketotifeni ekskretohet në qumështin e gjirit ;prandaj nuk duhet përdorur gjatë gjidhënies.

Efekti në shikimin dhe ngarjen e makinës.
Në ditet e para të trajtimit me sosefen reflekset në këta pacientë mund të resultojnë të ulura prandaj duhet kujdes në ngarjen e automjeteve apo në punë me makineri.

DOZA, MËNYRA DHE KOHA E ADMINISTRIMIT
Solucioni dozohet me pistonin përkatës graduar me 25 pika.
-7 pika janë ekuivalent me 0,5 mg ketotifen.
-13 pika janë ekuivalent me 1mg ketotifen.
-25 pika janë ekuivalent me 2 mg ketotifen.
Nqs është e nevojshme 2 mg dy herë në ditë (mëngjes dhe darkë).

FËMIJËT
Pikat orale 2mg/ml.
Nga mosha 6 muaj deri 3 vjet 0.05 mg/kg dy herë në ditë.
Mbi 3 vjet 1 mg dy herë në ditë.

MBIDOZIMI
Pirja aksidentalisht apo vullnetarisht e medikamenteve në doza shumë më të larta se ato në paragrafin “posologjia dhe mënyra e administrimit”e përkufizon mbidozimin.

Simptomat të mbidozimit akut janë:
sommnolenca,sedacion të lehtë apo të rëndë ,konfuzion dhe dizorjentim; takikardi,hipotension; hiperaktivitet convulsion,sidomos në fëmijët-kome reversibile.

Trajtimi:
Duhet të jetë simptomatik.
Nëse nuk ka shumë kohë që e ka marrë duhet të bëhet lavazh stomakut.
Mund të jetë e vlefshme marrja e karbonit aktiv.
Nëse është e nevojshme trajtimi simptomatik dhe monitorimi i sistemit kardiocirkulator.Nëse janë të pranishme agjitacione apo konvulsione,jepet barbiturate me kohëzgjatje te shkurtër ose benzodiazepinë.

EFEKTET E PADËSHIRUESHME
Në fillim të trajtimit mund të vihen re sedacion dhe në raste të rralla tharje të gojës apo vertigo të lehtë nauzea, të vjella dhimbje stomaku, dispepsi,asteni, dhimbje koke që më vonë zhduken spontanisht pas disa ditësh trajtim.
Mund të ketë raste të stimulimit të sistemit nervor si hiperaktivitet, axhitim,nervozizëm dhe veçanërisht te fëmijët.Janë shfaqur raste të dermatitit të kontaktit, erozione të lëkurës.
Janë vënë re raste të rralla me sidromen Stevenens-Jonson me një frekuencë të një rasti në 2 milion pacientë të ekspozuar ndaj ketotifenit.Dispne,rritje të peshës sinkop.Shumë rrallë ketotifeni mund të provokojë konvulsione, rritje të enzimave hepatike dhe hepatite.Janë shënuar raste të izoluara të aritmisë gjatë trajtimit me ketotifen.
Respektimi i instruksioneve në faqen illustrative pakëson riskun e efekteve të padëshiruara.
Është e rëndesishme ti thuhet mjekut apo farmacistit për shfaqjen e efekteve të padëshiruara të cilat mund të mos jenë përshkruar në faqën ilustrative.

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top