SPAZMOFARMA 5mg Reviewed by Momizat on . SPAZMOFARMA Tableta - 5 mg (Bromur oksifenoni) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mun SPAZMOFARMA Tableta - 5 mg (Bromur oksifenoni) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mun Rating: 0
You Are Here: Home » S » SPAZMOFARMA 5mg

SPAZMOFARMA 5mg

SPAZMOFARMA
Tableta – 5 mg
(Bromur oksifenoni)

spazmofarma

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë
efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni
mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Spazmofarma dhe përse përdoret?
2. Përpara se të merrni Spazmofarma
3. Si ta merrni Spazmofarma?
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Spazmofarma?
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË SPAZMOFARMA DHE PËRSE PËRDORET?
Spazmofarma përmban si lëndë vepruese bromur oksifenoni, i cili ndikon në përçimin e
impulseve nga mbaresat nervore të vagusit në muskulaturën e lëmuar; ai i prish
spazmat për shkak të nxitjes vagale dhe e zvogëlon sekretimin e tepërt të lëngut
gastrik.
Bromuri i oksifenonit përthithet ngadalë pas përdorimit nga goja të tabletave të kësaj
lënde. Bari përthithet vetëm pjesërisht nga aparati tretës; shpejtësia mesatare e
2
përthithjes së një doze të marrë nga goja është 5 – 6 %. Lënda vepruese që qarkullon
në gjak është e pranishme kryesisht në fraksionin plazmatik.
Spazmofarma tabletë përdoret në spazma të muskulaturës së lëmuar të aparatit tretës,
gypit tëmthor, rrugëve urinare dhe traktit gjenital.
2. PËRPARA SE TË MERRNI SPAZMOFARMA
Mos merrni Spazmofarma në qoftë se:
 jeni alergjik ndaj bromurit të oksifenonit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve joaktivë
të përmendur në fund të këtij fletëudhëzuesi;
 vuani nga glaukoma;
 vuani nga uropati obstruktive (p.sh., obstruksion i qafës së fshikëzës urinare për
shkak të hiperplazisë së prostatës);
 vuani nga sëmundje obstruktive të aparatit tretës;
 vuani nga takikardi ose aritmi takikardike;
 vuani nga megakolon toksik i ndërlikuar me kolit ulçeroz;
 vuani nga miastenia gravis.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos i merrni
tabletat, flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna. Nëse shkoni te
ndonjë mjek tjetër apo dentist njoftojeni që jeni duke marrë Spazmofarma.
Tregoni kujdes të veçantë me Spazmofarma
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:
 jeni alergjik ndaj barnave të tjera, veçanërisht në qoftë se janë në të njëjtën klasë
barnash me Spazmofarma;
 jeni duke marrë barna të tjera, në veçanti antidepresivë, antihistaminikë ose
antikolinergjikë, sepse këto barna mund të rrisin mundësinë e shfaqjes së efekteve
të padëshirueshme;
 keni në plan të ngeleni shtatzënë gjatë kohës që jeni duke përdorur Spazmofarma
ose jeni shtatzënë;
 jeni të sëmurë të dobësuar me sëmundje kronike të mushkërive, për arsye se
pakësimi i sekrecionit bronkial mund të shpjerë në dendësimin dhe formimin e
3
tapave bronkiale;
 jeni i sëmurë mbi 40 vjeç dhe përdorni antikolinergjikë, sepse në këtë grupmoshë
rritet incidenca e glaukomës.
Një nga shenjat e hershme të obstruksionit jo të plotë intestinal, sidomos në të sëmurët
me ileostomi ose kolostomi mund të jetë diarreja. Në raste të tilla mjekimi me
Spazmofarma duhet konsideruar i papërshtatshëm dhe ndoshta edhe i dëmshëm.
Duhet nënvizuar se barnat antikolinergjike në të sëmurët që mjekohen për ulçera
gastrike, mund të shkaktojnë një vonesë në zbrazjen e stomakut, çka mund ta
ndërlikojë këtë lloj mjekimi.
Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë së
fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë. Informoni mjekun tuaj në qoftë se jeni duke
marrë ndonjë prej këtyre barnave:
 antidepresivë, antihistaminikë ose antikolinergjikë. Këto barna duke u përdorur në
të njëjtën kohë me Spazmofarma mund të rritin mundësinë e shfaqjes së efekteve
të padëshiruara, ose mund të ndikojnë në mënyrën se si vepron. Mund të keni
nevojë të përdorni sasi të ndryshme të këtij bari ose të merrni barna të tjera. Mjeku
ose farmacisti juaj do t’ju këshillojë.
Marrja e Spazmofarma me ushqim dhe pije
Spazmofarma është një bar i cili rekomandohet të merret sipas porosisë së mjekut.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzënë ose po planifikoni të
ngeleni shtatzënë. Si shumica e barnave të këtij lloji, Spazmofarma duhet mënjanuar
gjatë periudhës së shtatzënisë.
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjen me qumësht gjiri.
Bromuri i oksifenonit është një bar që kalon në qumështin e gjirit dhe është i dëmshëm
për shëndetin e fëmijës. Prandaj, rekomandohet që ky bar të mos përdoret gjatë
periudhës së ushqyerjes me gji.
4
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Të sëmurët që përdorin Spazmofarma duhen paralajmëruar që gjatë kohës që përdorin
këtë bar të mos drejtojnë automjete dhe të mos punojnë me makineri, sepse ai mund të
shkaktojë përgjumje dhe turbulllim të të parit.
Informacion i rëndësishëm për disa nga përbërësit e Spazmofarma
Ky bar përmban laktozë. Kontaktoni mjekun tuaj para se ta merrni këtë bar nëse jeni në
dijeni se keni mungesë tolerance ndaj disa sheqernave.
3. SI TA MERRNI SPAZMOFARMA
Ndiqni këshillat e mjekut për mënyrën e marrjes dhe dozimin e Spazmofarma.
Tabletat të merren me një gotë ujë. Këshillojmë që tabletat t’i merrni në të njëjtën orë
çdo ditë.
Të rriturit: 5 – 10 mg (1 – 2 tableta) deri 4 herë në ditë, për disa ditë. Pastaj doza mund
të ulet në varësi nga përgjigjja e të sëmurit.
Fëmijët e moshës shkollore: 2.5 mg (1/2 tablete), 1 – 3 herë në ditë.
Megjithatë, mjeku juaj mund t’ju këshillojë të merrni një dozë tjetër në varësi të gjendjes
tuaj dhe reagimit ndaj barit.
Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të merrni Spazmofarma për një kohë më të gjatë. Pyesni
mjekun tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për sa kohë duhet ta merrni.
Në qoftë se keni marrë më shumë Spazmofarma
Në qoftë se keni marrë më shumë Spazmofarma se sasia që duhet të merrnit, ose në
qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj,
spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë
për veprimet që duhet të ndërmerren.
Në qoftë se harroni të merrni Spazmofarma
Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e
5
zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze,
shumicën e herëve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju
shqetëson:
 takikardi (sistemi kardiovaskular);
 turbullim i të parit, përgjumje, dhimbje koke (sistemi nervor qendror);
 konstipacion (aparati tretës);
 mbajtje e urinës, çrregullime të urinimit (sistemi urogjenital);
 tharje goje, tharje gryke, rritje e presionit intraokular (glaukomë), pakësim i
djersitjes.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju
lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI SPAZMOFARMA?
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Spazmofarma pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita dhe nga lagështia!
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Spazmofarma
Lënda vepruese është bromur oksifenoni.
Çdo tabletë përmban 5 mg bromur oksifenoni.
Përbërësit e tjerë janë: amidon, laktozë monohidrat, xhelatinë, talk, stearat magnezi.
6
Përmbajtja e paketimit
Kuti me 30 tableta.
Mbajtësi i autorizimit të tregtimit (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta“
Tel.: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri.
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Korrik 2015.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top