Spironolacton Actavis 25 mg Reviewed by Momizat on . Spironolacton Actavis 25 mg tableta te veshura Spironolactone   Lexojeni me kujdes tërë informacionin për pacientin përpara se të filloni marrjen e medikam Spironolacton Actavis 25 mg tableta te veshura Spironolactone   Lexojeni me kujdes tërë informacionin për pacientin përpara se të filloni marrjen e medikam Rating: 0
You Are Here: Home » S » Spironolacton Actavis 25 mg

Spironolacton Actavis 25 mg

Spironolacton Actavis 25 mg
tableta te veshura
Spironolactone

spironolacton

 

Lexojeni me kujdes tërë informacionin për pacientin përpara se të filloni marrjen e medikamentit.

  • Ruani këtë informacion. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje suplementare, ju lutemi drejtohuni mjekut tuaj ose farmacistit.
  • Ky medikament u është rekomanduar juve personalisht. Mos ua jepni personave te tjerë. Ai mund të jetë i dëmshëm për ta, pavarësisht se kanë simptoma të njëjta me ju.
  • Nëse ndonjë prej reaksioneve të padëshirueshme medikamentoze bëhet serioze ose vini re të tjera që nuk janë përshkruar në këtë fletë me informacion, ju lutemi njoftoni mjekun tuaj ose farmacistin.

Kjo fletë me informacion përmban këto informacione:

  1.       Çfarë është Spironolacton Actavis dhe për çfarë përdoret.
  2.       Çfarë duhet të dini përpara se të filloni marrjen e Spironolacton Actavis.
  3.       Si ta aplikoni Spironolacton Actavis.
  4.       Reaksionet e mundshme të padëshirueshme.
  5.       Kushtet e ruajtjes së Spironolacton Actavis .
  6.       Informacioni suplementar.

1. ÇFARË ËSHTË SPIRONOLACTON ACTAVIS DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Spironolacton Actavis i përket grupit të të ashtuquajturve diuretikë që ruajnë kaliumin ( produkte mjekësore që shtojnë sasinë e urinës së jashtëqitur ).
Ai shton jashtëqitjen e lëngjeve të tepërta që grumbullohen tek disa sëmundje lidhur me mbajtjen e tyre në indet si insufiçienca kardiake, çrregullimi i funksionit të mëlçisë dhe të veshkave; ul presionin e lartë arteror dhe korrigjon përmbajtjen e kaliumit në gjendje të përqëndrimit të pakësuar të kaliumit në organizëm.
Efekti i tij realizohet nëpërmjet kundërveprimit të hormonit mbiveshkor – aldosteron.

Spironolacton Actavis përdoret në:

Hiperaldosteronizëm primar ( gjëndje me jashtëqitje të rritur të hormonit mbiveshkor aldosteron ):

a)      Si test diagnostik;
b)      Për mjekim afatshkurtër paraoperator;
c)       Për terapi afatgjatë mbajtëse në pacientë me adenoma mbiveshkore me prodhim minimal të aldosteronit ( tumor të mirë ), tek të cilët ka rrezik të rritur operator ose refuzojnë mjekimin operativ;
d)      Për terapi afatgjatë mbajtëse në pacientë në hiperplazi mbiveshkore dyanësore ( zmadhim difuz i indit mbiveshkor );
e)      hiperaldosteronizëm idiopatik.

Për mjekimin e edemave në pacientë me:

a)      Insufiçiencë kardiake stazë;
b)      Cirozë hepatike, të gërshetuar me edemë dhe/ose ascit ( Iëng që lëvizet lirshëm në zgavrën e barkut );
c)       Sindromë nefrotike ( edemë që i detyrohet dëmtimit të funksionit të veshkave ).

Në këto gjendje Spironolacton Actavis aplikohet veç ose më shpesh në terapi të kombinuar diuretike të gjendjes së ënjtjeve, sidomos nëse është i nevojshëm efekti i tij i ruajtjes së kaliumit dhe kur nuk është arritur efekti i mjaftueshëm i masave të tjera terapeutike.

  • Si shtesë në mjekimin kompleks të hipertonisë arterore, në kombinim me produkte të tjera antihipertensive, sidomos në prirje tek hipokalemi.
  • Profilaksi dhe mjekim i hipokalemisë, sidomos në rast të rrezikut ose të hipokalemisë së konstatuar si rezultat i mjekimit me diuretikë të tjerë ( furosemid, acid etakrinik, diuretikë tiazidikë ) dhe produkte digjitalike.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PËRPARA SE TË FILLONI MARRJEN E SPIRONOLACTON ACTAVIS

Spironolacton Actavis nuk përdoret në:

  • Mbindjeshmëri ( alergji ) ndaj substancës aktive ose ndonjë prej substancave ndihmëse të produktit;
  • Anuri ( ndërprerja e formimit të urinës );
  • Insufiçiencë akute veshkore;
  • Insufiçiencë e rëndë veshkore ( klirensi i kreatininës < 10 ml/min ).
  • Hiperkalemi ( përmbajtja e lartë e kaliumit në gjak ).
  • Acidozë metabolike ( aciditet i rritur i gjakut );
  • Shtatzëni.

Gjatë përdorimit të këtij produkti mjekësor duhet të kini parasysh:

Të gjithë pacientët që marrin mjekim diuretik, duhet të vëzhgohen për shenjë klinike të raportit të prishur të ujit ose të elektroliteve ( hipomagnezemi, hiponatremi, alkalozë hipoklorike dhe hiperkalemi ) të cilët duhet të kontrollohen periodikisht për elektrolitet serike.
Ndjekja e rreptë e elektroliteve serike është me rëndësi të madhe në pacientë me të vjella serioze ose që mjekohen me anën e perfuzionit.
Shenjet paralajmëruese për dëmtime ujore-elektrolite janë tharje në gojë, etje, dobësi, letargji, trullosje, dhimbje në muskuj dhe krampe, ankesa gastrointestinale si të përziera dhe të vjella, presion i ulët arteror, jashtëqitje e pakësuar e urinës, rrahje e zemrës, çrregullim i ritmit të zemrës dhe ndryshime elektrokardiografike.
Aplikimi i njëkohshëm i Spironolacton Actavis me disa medikamente ( diuretikë që ruajnë kaliumin, inhibitorë-ACE dhe mjete antiinflamatore josteroidike ) është lidhur me rrezikun e zhvillimit të hiperkalemisë së rëndë ( nivel i lartë i kaliumit në gjak ).
Në pacientë me moshë të avancuar duhet të aplikohet me kujdes për shkaktë rrezikut të rritur të zhvillimit të hiperkalemisë.
Në dëmtimin e theksuar të funksionit të veshkave ose të mëlçisë duhet të aplikohet me kujdes të rritur dhe me doza të zvogëluara duke ndjekur vazhdimisht përmbajtjen e elektroliteve.
Hiponatremia nga hollimi mund të vihet re tek pacientë me ënjtje gjatë motit të ngrohtë.
Ajo korrigjohet me kufizim në marrjen e lëngjeve dhe në raste më të rralla me shtim të kripës.
Në konstatimin e gjinekomastisë ( rritje e njëanshme ose dyanshme e gjëndrave qumështore tek meshkujt ) ose të disa shenjave të tjera të deprimimit të aldosteronit rekomandohet ndërprerja e mjekimit.
Spironolacton Actavis mund të ndryshojë disa teste laboratorike dhe diagnostike – rritje kalimtare e uresë në gjak ( sidomos në pacientë me funksion të dëmtuar më parë të veshkave ); nivel i rritur fals i digoksinës në plazmë; përqëndrim i rritur plazmatik i kortizolit ( nëse vërtetohet me anën e metodës fluoreshente ), acidozë e shkallës së lehtë.

Marrja e medikamenteve të tjera:

Ju lutemi, informoni mjekun tuaj ose farmacistin, nëse merrni ose keni marrë para pak kohe medikamentetë tjera, përfshi edhe ato që jepen pa recetë.
Diuretikë: Në marrjen e njëkohshme të Spironolacton me diuretikë të tjerë forcohet efekti i tyre diuretik.
Nuk përdoret njëkohësisht me diuretikë të tjerë që ruajnë kaliumin për shkak të rrezikut të zhvillimit të hiperkalemisë së rëndë.
Inhibitorët -ACE ( produkte mjekësore për mjekimin e hipertonisë arterore ): aplikimi i njëkohshëm i Inhibitorëve -ACE me diuretikët që ruajnë kaliumin mund të provokojë shfaqjen e hiperkalemisë së rëndë.
Kalium: Spironolacton nuk përdoret njëkohësisht me produkte që ruajnë kaliumin, shtesa ushqimore ose ushqime për shkak të zhvillimit të hiperkalemisë.
Produkte antihipertensive ( që ulin presionin arteror ): Në aplikimin e njëkohshëm forcohet efekti i produkteve antihipertensive.
Antikoagulues ( që ulin mpiksjen e gjakut ): Aplikimi i njëkohshëm i Spironolakton me antikoagulues ( kumarinikë, derivatet e indandionit ose heparinë ) mund të shkaktojë uljen e efektit të tyre antikoagulues, për këtë arsye mund të imponohet korrigjim i dozës së atyre të fundit.
Alkool, barbituratë dhe narkotikë: Aplikimi i tyre i njëkohshëm me Spironolakton mund të shkaktojë hipotoni orostatike ( ulje e ndjeshme e presionit arteror në ngritje ).
Amine presore ( noradrenalinë etj. ): Spironolacton pakëson përgjigjen e enëve ndaj noradrenalinës.
Relaksues jodepolarizues muskulor ( p.sh. tubokurarinë ): Rrit reaktivitetin muskulor ndaj këtyre produkteve.
Produkte të litiumit: Diuretikët, përfshi dhe Spironolacton, nuk duhet të aplikohen njëkohësisht me litium dhe produktet që përmbajnë litium, sepse ato pakësojnë jashtëqitjen e tij nga veshkat që shton rrezikun e shfaqjes së intoksikimit të litiumit.
Mjete sistemike josteroidike antiinflamatore: Aplikimi i tyre i njëkohshërn me Spironolakton mund të dobësojë aktivitetin e tij diuretik dhe antihipertensiv dhe të provokojë zhvillimin e hiperkalemisë së rëndë.
Digoksinë: Spironolacton zgjat gjysmëjetën plazmatike të digoksinës që mund të çojë në rritjen e niveleve plazmatike të digoksinës dhe përkatësisht në rrezik të intoksikimit prej digoksinës.

Aplikimi i Spironolacton Actavis dhe marrja e ushqimeve dhe pijeve
Nuk ka të dhëna për nevojën e një regjimi të posaçëm ushqimor ose të kufizimit të llojeve të caktuara ushqimesh dhe pijesh në kohën e mjekimit me këtë produkt.

Shtatzënia dhe ushqyerja e fëmijës me gji
Përpara marrjes së çfarëdo medikamenti konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
Për shkak të rrezikut potencial të dëmtimit të fetusit, ky produkt nuk aplikohet në kohën e shtatzënisë.
Metaboliti i tij aktiv kryesor ekskretohet në qumështin e nënës.
Për shkak të rrezikut potencial të dëmtimit të foshnjës, duhet të merret vendimi për ndërprerjen e ushqyerjes me gji ose për ndërprerjen e terapisë me Spironolacton Actavis.

Drejtimi i automjeteve dhe puna me makina
Tek disa pacientë në fillim të mjekimit mund të vihet re një farë përgjumje dhe marrje mendsh.
Si rezultat i kësaj mund të dëmtohet përkohësisht aftësia për drejtimin e automjeteve dhe për punën me makina.

Informacioni i rëndësishëm për disa prej substancave të Spironolacton Actavis
Ky produkt mjekësor përmban si substancë ndihmëse laktozë, që e bën të papërshtatshëm për pacientë me intolerancë laktazike.

3. SI TA MERRNI SPIRONOLACTON ACTAVIS
Aplikoni gjithmonë Spironolacton Actavis sipas instruksioneve të mjekut tuaj.
Doza është individuale dhe caktohet nga mjeku juaj.
Tabletat e veshura merren para ngrënies me pak lëngje.

Hiperaldosteronizëm primar:

  • Si test diagnostik: test i gjatë -400 mg në ditë në vazhdim të tre deri katër javeve; test i shkurtër -400 mg në ditë në vazhdim të katër ditëve;
  • Si përgatitje para ndërhyrjes kirurgjike aplikohet në dozë prej 100 deri në 400 mg ( 4-16 tableta të veshura ), të marrë tre ose katër herë në ditë. Në pacientë që nuk janë të përshtatshëm për mjekim operativ dhe të cilet nevojiten për një terapi të gjatë mbajtëse, zakonisht aplikohet në doza minimale dhe ato caktohen individualisht.

Mjekimi i edemave ( insufiçiencë kardiake stazë, cirozë hepatike, sindromë nefrotik ):

Tek ënjtjet me prejardhje të zemrës, të veshkave apo me tjetër origjinë , mjekimi kryesor zhvillohet me një lloj tjetër diuretikësh  ( diuretikë të anses ose tiazidikë ) dhe nëse nuk arrihet efekti i dëshiruar shtohet edhe Spironolacton.
Doza fillestare zakonisht është 100-200 mg ( 4 -8 tableta të veshura ) që merren 2-4 herë në ditë.
Pas arritjes së efektit të dëshiruar terapeutik, doza pakësohet në 25-75 mg ( 1-3 tableta të veshura ) tre herë në ditë.
Ascit dhe edemë tek ciroza hepatike – doza fillestare është 50 mg ( 2 tableta të veshura ) 2-4 herë në ditë.
Pas arritjes së ekskretimit të forcuar të urinës doza pakësohet.
Në rast se efekti diuretik nuk është i kënaqshëm, pas dites së 5 rekomandohet edhe shtim i mjetit saluretik ( nga grupi i klortiazidëve ) në dozën e tij të zakonshme pas mëngjesit.
Doza e Spironolacton mund të rritet në rast nevoje deri në 75 mg ( 3 tableta të veshura ) 4 herë në ditë.
Si shtesë ndaj mjekimit kompleks të hipertonisë arterore, në kombinim me produkte të tjera anitihipertensive: Doza e zakonshme fillestare ështe 50-100 mg ( 2-4 tableta të veshura ) në ditë, të marra 2-4 herë në ditë.
Efekti maksimal arrihet pas dy javësh dhe doza korrigjohet sipas përgjigjes individuale terapeutike dhe tolerancës së pacientit.
Profilaksi dhe mjekim i hipokalemisë: Për profilaksinë dhe mjekimin e hipokalemisë së shkaktuar nga mjekimi diuretik aplikohet në doza nga 25 deri në 100 mg ( 1 deri në 4 tableta të veshura) në ditë.
Fëmijët - Ky produkt nuk rekomandohet për fëmijët.
Tek ata siguria dhe efektiviteti nuk janë të vërtetuar.
Nëse keni përshtypjen se efekti i aplikimit të Spironotacton Actavis është më i fortë nga ai i pritur ose i pamjaftueshëm, drejtohuni mjekut tuaj ose farmacistit.

Nëse keni marrë më shumë se doza e rekomanduar e Spironolacton Actavis:

Nëse keni marrë një dozë më të lartë nga ajo e rekomanduar, menjëherë drejtohuni për ndihmë mjekut!
Simptomat e mbidozimit përfshijne tharje në gojë, etje, dobësi, marrje mendsh, letargji, përgjumje, dhimbje muskulore dhe krampe, të përziera, të vjella, diarre, presion të ulët arteror, jashtëqitje të pakësuar të urinës dhe çrregullim të bilancit ujor-elektrolit ( hiperkalemi, hiponatremi, acicioze metabolite hiperklorike – në cirozë të dekompensuar ), të shoqëruar me çrregullime të ritmit dhe përçueshmërisë kardiake.
Në rast të të dhënave të mbidozimit është e nevojshme të evakuohet përmbajtja e barkut nëpërmjet vjelljes së provokuar, sondës dhe lavazh të stomakut, pas kësaj duhet të bëhet kontroll i rreptë dhe korrigjim i bilancit ujor-elektrolit dhe mbajtje e funksioneve jetësore.
Në hiperkalemi aplikohen në venë tretësira të klorur natriumit, bikarbonatit sodik dhe glukozës me shtesë të insulinës me veprim të shpejtë.
Në rast së hiperkalemia nuk ndikohet mund të bëhet dializë.
Nuk ka antidot specifik.
Në rast të shfaqjes së simptomave të mbidozimit menjëherë drejtohuni mjekut!

Nëse keni harruar ta merrni Spironolacton Actavis
Nëse keni harruar të merrni dozën në kohën e rregullt, e merrni produktin në kohën tjetër të rregullt.

4. REAKSIONET E MUNDSHME TË PADËSHIRUESHME

Si çdo medikament tjetër Spironolacton Actavis mund  të shkaktojë reaksione të padëshirueshme medikamentoze.
Në terapinë me Spironolacton mund të zhvillohet gjinekomastia ( rritje e njëanshme ose e dyanshme e gjëndrave qumështore tek meshkujt ), që është lidhur si me madhësinë e dozës së aplikuar, ashtu edhe me kohëzgjatjen e mjekimit.
Ajo zakonisht është e prapësueshme pas ndërprerjes së terapisë, por në raste të veçanta mund të vazhdojë edhe pas kësaj.
Gjatë mjekimit me Spironolacton Actavis mund të vihen re disa prej këtyre reaksioneve të padëshirueshme medikamentoze:
Të përgjithshme: pafuqi.
Sistemi gastrointestinal: të përziera, të vjella, diarre, gastrit, raste të rralla të ulçerozave në stomak dhe hemorragji.
Sistemi endokrin: gjinekomasti, tension dhe dhimbje në gjëndrat qumështore, çrregullim i libidos, çrregullim i ciklit menstrual ose amenorre ( mungesë e menstruacionit ), hemorragji pas pauzës menstruale. Ndryshim në përbërjen e gjakut: ndryshim në përbërjen qelizore të gjakut ( leukopeni, trombocitopeni, agranulocitozë ).
Reaksione të lëkurës dhe alergjike: ethe, urtikarie, të kruajtura, puçrra në lëkurë, reaksione anafilaktike dhe vaskulare, rrallim i flokëve, dalje e tepruar e qimeve në trup.
Sistemi nervor/ çrregullime psikike: përgjumje, shpërqëndrim, marrje mendsh, çrregullim i ekuilibrit, dhimbje koke.
Ndryshime elektrolite: hiperkalemi ( përmbajtja e rritur e kaliumit ), hiponatremi ( nivel i ulët i natriumit).
Muskulo-skeletore: krampe të muskujve të këmbeve.
Mëlçia/ sistemi biliar: çrregullim i funksionit të mëlçisë, hepatit, në raste shumë të rralla intoksikim i rëndë  ( të tipit të përzier holestatik dhe hepatocelular ).
Veshkat: çrregullim i funksionit të veshkave, përfshi insufiçiencë akute veshkore.
Nëse vini re çfarëdo reaksionesh të padëshirueshme që nuk janë përshkruar në këtë fletë me informacion,  ju tutemi njoftoni mjekun tuaj ose farmacistin!

5. KUSHTET E RUAJTJES
Të ruhet në vend të sigurt, larg fëmijëve !
Në temperaturë nën 25° C.
Të mos përdoret pas skadimit të afatit të shënuar mbi paketimin!
Afati i skadimit: 3 ( tre ) vjet nga data e prodhimit.

6. INFORMACIONI SUPLEMENTAR
Çfarë përmban Spironolacton Actavis
Substanca aktive në një tabletë të veshur : Spironolactone 25 mg.
Substancat ndihmëse në një tabletë të veshur: laktozë monohidrate, nisheste misri, xhelatinë, talk, stearat magnezi, dyoksid silici koloidal.
Substanca ndihmës në veshjen: sakaroze, talk, dyoksid titani, gomë arabike, povidon, makrogol 6000, dyoksid silici koloidal, ngjyrues E 132.

Si duket Spironolacton Actavis dhe çfarë përfshin paketimi
10 tableta të veshura Spironolacton Actavis 25 mg të paketuara në blister.
3 blistera në kuti kartoni.                                                                Actavis

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top