Sulfasalazin Krka Reviewed by Momizat on . Sulfasalazin Krka 500 mg tableta gastro-rezistente Sulfasalazinë Lexojeni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se të filloni të përdorni këtë bar. Rua Sulfasalazin Krka 500 mg tableta gastro-rezistente Sulfasalazinë Lexojeni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se të filloni të përdorni këtë bar. Rua Rating: 0
You Are Here: Home » S » Sulfasalazin Krka

Sulfasalazin Krka

Sulfasalazin Krka

sulfasalazin Krka

500 mg tableta gastro-rezistente

Sulfasalazinë

Lexojeni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se të filloni të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund tju duhet ta lexoni përsëri atë,
  • Nëse keni pyetje të tjera pyesni mjekun ose farmacistin.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos ja jepni atë të tjerëve.  Mund të jetë i dëmshëm për ta, edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.
  • Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioze ose vini re ndonjë efekt enësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi  njoftoni mjekun ose farmacistin.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është dhe përse përdoret Sulfasalazin Krka
  2. Përpara se të përdorni Sulfasalazin Krka
  3. Si merret Sulfasalazin Krka
  4. Efektet e mundshme anësore
  5. Si ruhet Sulfasalazin Krka
  6. Informacione të mëtejshme

1.Çfarë është dhe përse përdoret Sulfasalazin Krka
Sulfasalazina është një agjent anti-inflamator dhe antireumatik.
Bakteret në zorrëne trashë e shpërbëjnë sulfasalazinën në sulfapiridinë dhe acidin 5-aminosalicilik.
Sulfapiridina redukton inflamacionin sistemik dhe eleminon bakteret.
Acidi 5-aminosalicilik redukton inflamacionin në zorrën e trashë.
Sulfasalazina Krka nuk e lehtëson dhimbjen.

Mjeku ju ka përshkruar Sulfasalazin Krka për:

  • trajtimin e acarimeve aktute dhe keqësimin e sëmundjes inflamatore kronike të zorrës (kolit ulçeroz dhe proktit, sëmundje e Crohn),
  • për parandalimin e keqësimit të kolitit dhe proktitit ulçeroz,
  • trajtimin e artritit reumatoid dhe artritit reumatoid juvenil (poliartriti idiopatik kronik juvenil që nuk reagojnë ndaj trajtimit me anti-inflamatorë josteroidalë.

Bashkë me Sulfasalazinën Krka mjeku mund tu përshkruaj gjithashtu kortikosteroid dhe metronidazol.

2. Përpara se të merrni Sulfasalazin Krka

Mos merrni Sulfaselakin Krka:

  • nëse jeni alergjik (i mbindjeshëm) ndaj sulfonamideve, salicilateve ose ndaj ndonjë përbërësi tjetër të Sulfasalazin Krka,
  • nëse keni porfiri akute,
  • nëse në përbërjen e gjakut nuk ka mjaftueshem rruaza të bardha që quhen granulocite.

Bari nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç me inflamacion kronik të zorrës dhe në fëmijët nën 6 vjeç me poliartrit kronik idiopatik juvenil, pasi siguria dhe efikasiteti i trajtimit nuk janë provuar ende.
Nuk rekomandohet gjithashtu në formën sistemike të poliartritit kronik idiopatik, juvenile sepse mund të shkaktojë shpesh efekte anësore.

Tregoni kujdes të veçantë me Sulfasalazin Krka
Para fillimit të trajtimit dhe në disa raste gjatë tij, mjeku duhet të ekzaminojë gjakun dhe urinën për të vendosur nëse bari është i sigurtë për ju.
Nëse vuani nga dëmtime të veshkave dhe mëlçisë, astma bronkiale, alergjia ose mungesa e glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës, mjeku mund të vendosë që bari nuk është i përshtatshëm për ju ose mund tju jape udhëzime të mëtejshme.

Marrja e barnave të tjera
Ju lutem informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, edhe pa përshkrimin e mjekut.
Bari mund të zvogëlojë efektet e acidit folik dhe digoksinës, mund të rrisë efektin e agjentëve që parandalojnë mpiksjen e gjakut (antikoagulantët)  dhe të dise barnave për uljen e përqëndrimit të sheqerit në gjak.

Marrja e Sulfasalazin Krka me ushqim dhe pije
Merreni Sulfasalazin Krka gjatë ngrënies.
Ju duhet të pini shumë Iëngje gjatë trajtimit.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla para se të merrni çdo lloj bari.
Gratë shtatzëna mund të marrin Sulfasalazin Krka nëse nevojitet por nën mbikqyrje mjekësore dhe në dozën më të ulët efektive.
Nuk rekomandohet në tremujorin e fundit të shtatzënisë, pasi mund të shkaktojë ose të keqësojë ikterin tek foshnjat.
Sulfasalazina ekskretohet me qumështin e gjirit; Prandaj gjatë trajtimit nuk duhet të ushqeni me gji.

Ngarja e automjetit dhe përdorimi i makinerive
Sulfasalazin Krka nuk ka ndikim ose ka një ndikim të papërfillshëm në aftësinë për të drejtuar automjetet dhe për të përdorur makineritë.

3. Si të merret Sulfasalazin Krka
Merreni gjithmonë Sulfasalazin Krka ekzaktësisht siç ju ka thënë mjeku.
Ju duhet të pyesni mjekun ose farmacisistin nëse nuk jeni i sigurt.
Gëlltitini tabletat të plota, mos i përtypni ose thërmoni ato.
Në këtë mënyrë ju do të reduktoni efektet anësore gastrointestinale.
Merrini tabletat gjatë ngrënies me një gotë lëng.

Skema e zakonshme e mjekimit:

Acarimi akut dhe keqësimi i inflamacionit kronik të zorrës
Të rriturit dhe fëmijë mbi 16 vjeç duhet të marrin 2 deri 4 tableta 4 herë në ditë.
Kur çrregullimet e zvogëlohen, doza duhet ulur gradualisht.
Fëmijët mbi 2 vjeç mund të marin 40 deri 60 mg sulfasalazinë për kg peshë trupore në ditë.

Parandalimi i përkeqësimit të kolitit dhe proktitit ulçeroz
Të rriturit dhe fëmijët mbi 16 vjeç duhet të marrin 1 tabletë 4 herë në ditë.
Fëmijët mbi 2 vjeç mund të marrin 20 deri 30 mg sulfasalazinë për kg peshë trupore në ditë.
Kohëzgjatja e trajtimit është e pakufizuar.

Artriti reumatoid dhe poliartriti kronik idiopatik juvenil
Të rriturit dhe fëmijët mbi 16 vjeç duhet ta fillojnë trajtimin me 1 tabletë në ditë dhe ta rrisin dozën gradualisht sipas udhëzimeve të mjekut.
Doza mbajtëse e zakonshme është 2 tableta 2 deri 3 herë në ditë.
Duhet ta merrni barin për të paktën 6 muaj.
Efekti i barit vihet re pas 6 deri 10 javësh trajtimi.
Fëmijët mbi 6 vjeç mund të marrin 30 deri 50 mg sulfasalazinë për kg peshë trupore në ditë, e ndarë në dy ose tre doza.
Fëmijët e tolerojnë më mirë trajtimin nëse doza fillestare është tre ose katër herë më e vogël sesa doza e rekomanduar dhe të rritet gradualisht.
Fëmijët nën 16 vjeç mund të marrin maksimalisht 4 tableta (2 g) në ditë.

Grup i veçantë pacientësh:

Pacientët e moshuar
Rekomandohen dozat normale të sulfasalazinës për të rritur.

Pacientët me pamjaftueshmëri të veshkave
Nëse keni pamjaftueshmëri të veshkave (klirens të kreatininës më pak se 60 ml/min), ju do të monitoroheni nga mjeku dhe do tu kërkohet shpesh të kryeni analizat e urinës.
Rekomandohen dozat normale të sulfasalazinës për të rritur.
Ju duhet të pini shumë lëngje gjatë trajtimit.

Pacientët me pamjaftueshmëri të mëlçisë
Nëse keni pamjaftueshmëri të mëlçisë  ju duhet të monitoroheni nga mjeku.
Rekomandohen dozat normale të sulfasalazinës për të rritur.

Nëse merrni më shumë Sulfasalazin Krka sesa duhet
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin.
Doza tepër të larta të sulfasalazinës mund të shkaktojnë nauze, të vjella, dhimbje abdominale, marrje mendsh dhe vertigo.
Nëse shfaqen këto shenja, uleni dozën.
Gjithashtu me marrjen e dozave të larta mund të shfaqen konvulsione dhe dëmtime të nervave.
Ndërsa jeni duke pritur ndihmën mjekësore, përpiquni të provokoni të vjella.
Mos nxisni të vjellat nëse pacienti ka humbur vetëdijen.
Pacientët pavetëdije duhet të lihen pa lëvizur.

Nëse harroni të merrni Sulfasalazin Krka
Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur.
Merreni dozën e humbur sa më shpejt që të jetë e mundur, përveçse kur është pothuajse koha për dozën tjetër sipas orarit.
Në këtë rast merrni vetëm një dozë në orarin zakonshëm.

Nëse ndërprisni marrjen e sulfasalazin Krka
Përpara se të ndërprisni marrjen e Sulfasalazin Krka, pyesni mjekun ose farmacistin.
Nëse keni pyetje të mëtejshme rreth përdorimit të këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin

4. Efektet e mundshme anësore
Si të gjitha barnat e tjera edhe Sulfasalazina Krka mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush mund ti provojë ato.
Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të lehta dhe përgjithësisht zhduken spontanisht pas reduktimit të dozës ose ndërprerjes së trajtimit.

Efektet anësore klasifikohen në grupet e mëposhtme sipas frekuencës:
Shumë të zakonshme: Prek me shumë se 1 përdorues në 10;
Të zakonshme:  Prek 1 deri 10 përdorues në 100;
Jo të zakonshme: Prek 1 deri 10 përdorues në 1,000;
Të rralla: Prek 1 deri 10 përdorues në 10,000;
Shumë të rralla: Prek më pak se 1 përdorues në 10,000;
Të panjohura: Frekuenca nuk mund të vlerësohet me të dhënat e disponueshme.

Efektet anësore të zakonshme:

  • Dhimbje koke;
  • Të përzjera, të ndjerit i lodhur;
  • Rënie e oreksit;
  • Ndryshime në formulën e gjakut përfshirë edhe reduktim të numrit të rruazave të bardha.

Efektet anësore jo të zakonshme:

  • Diarre, inflamacion gojës, inflamacion i gjendrave të pështymës;
  • Depresion, pagjumësi;
  • Zhurmë në vesh;
  • Infertilitet i përkohshëm tek meshkujt. Fertiliteti rikthehet kur trajtimi ndërpritet;
  • Ndryshime në formulën e gjakut përfshirë anemi, mungesë e rruazave të bardha të  gjakut dhe reduktim i numrit të trombociteve. Kjo mund të shkaktojë dobësi, mavijosje dhe prirje për tu prekur nga infeksionet;
  • Ndryshime në analizat e gjakut që tregojnë sesi punon mëlçia;
  • Në pacientët me porfiri (çrregullim i rrallë i pigmentit të gjakut), sulfasalazina mund të shkaktojë një acarim akut të sëmundjes.

Efektet anësore të rralla:

  • Haluçinacione;
  • Dëmtim nervash, humbje ekuilibri, konvulsione, lëvizje të pakontrolluara;
  • Frymëmarrje e shkurtër, kollë;
  • Infiamacion i pankreasit, i cili shkakton dhimbje të rëndë në bark dhe fytyrë;
  • Inflamacion i mëlçisë, lëkurës, urinës ose lentet e buta të kontaktit mund të kthehen portokalli- e verdhë;
  • Inflamacion i veshkave, gjakut, proteina dhe kristale në urinë.

Efekte anësore shumë të rralla:

  • Çrregullime të tjera të gjakut që përfshijnë zmadhimin e gjendrave (limfonodulat);
  • Gjendje serioze të lëkurës me rash, luspa ose fllucka në lëkurë;
  • Mbindjeshmeri e lëkurës ndaj diellit, të kruara, urtikarje;
  • Enjtje e qepallave, pikëza gjaku në sy;
  • Ethe;
  • Inflamacion jo bakterial i cipës së brendshme të trurit;
  • Komplikacione të mushkërive me vështirësi në frymëmarrje.

Nëse keni një nga efektet e mëposhtme, pyesni menjëherë mjekun:
të kruara, rash, luspa ose fllucka në lëkurë,  vështiresi në frymëmarrje ose gëlltitje, enjtje e qepallave, fytyrës dhe pjesëve të tjera të trupit, ethe dhe temperaturë e pashpjegueshme, dhimbje e fortë koke, dhimbje e fortë barku, çrregullime të pamjes, zverdhje, gjakosje lëkurës, mavijosje jo e zakonshme, vertigo, zhurmë në vesh, lëvizje të pakoordinuara, konvulsione.
Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose ju vini re ndonjë efekt tjetër që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin.

5. Si të ruhet Sulfasalazin Krka
Mbajeni larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.
Mos e përdorni Sulfasalazin Krka pas datës së skadencës së shënuar në paketim.
Data e skadimit i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Ruajeni në kutinë origjinele, nën 25°C.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavaman ose plehërat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin si flaken barnat që nuk përdoren për një kohë të gjatë.
Këto masa ndihmojnë në ruajtjen e ambientit.

6.Informacione të mëtejshme

Çfarë përmban Sulfasalazin Krka
Substance aktive eshtë sulfasalazine (salazosulfapiridine).
Çdo tabletë gastro-rezistente përmban 500 mg sulfasalazinë.

Përbërësit e tjerë të tabletave gastro-rezistente janë: povidon, niseshte e prexhelatinizuar, stearat magnezi (E572) dhe silice anhidrike koloidale në berthamën e tabletës, dhe acidi metakrilik – etil akrilat kopolimer (1:1), talk (553b), dioksid titaniumi (E171), oksid hekuri i verdhë (E172), trietil citrat (E1505), karmelozë natrilimi (E466) dhe makrogol 6000 në veshjen e tabletës.

Si duket dhe çfarë përmban paketimi Sulfasalazin Krka
Tabletat gastorezistente janë të rrumbullakëta, lehtësisht bikonvekse, ngjyrë e verdhë.
Sulfasalazin Krka është e disponueshme në kuti me nga 50 tableta gastro-rezistente në pako blister.
Kutitë përmbajnë 5 blistera me nga 10 tableta.

Informacion mbi përshkrimin
Ky produkt merret vetëm me përshkrimin e mjekut.

Prodhuesi dhe Zotëruesi i Autorizimit për Marketing

KRKA, d.d., Novo mesto, Smarjeska cesta 6, 8501 Novo mesto Slovenia.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top