Sulidamor (pluhur, tabletë) Reviewed by Momizat on . Sulidamor (pluhur, tabletë) Përbërja Sulidamor 100 mg tabletë 1 tabletë përmban: Principi aktiv: nimesulide 100 mg. Shtesat:laktozë ,celulozë mikrokristaline, s Sulidamor (pluhur, tabletë) Përbërja Sulidamor 100 mg tabletë 1 tabletë përmban: Principi aktiv: nimesulide 100 mg. Shtesat:laktozë ,celulozë mikrokristaline, s Rating: 0
You Are Here: Home » S » Sulidamor (pluhur, tabletë)

Sulidamor (pluhur, tabletë)

Sulidamor (pluhur, tabletë)

Sulidamor

Përbërja

Sulidamor 100 mg tabletë
1 tabletë përmban:
Principi aktiv: nimesulide 100 mg.
Shtesat:laktozë ,celulozë mikrokristaline, sodë amid glikolat, vaj vegjetal hidrogjenat, sodë dietil sulfoksinat, stearat magnezi, idrokspropilcelulozë
Sulidamor 100 mg pluhur për përdorim oral.

Një bustinë përmban:
Principi aktiv:nimesulid mg 100.
Shtesat: sakarosë,laktozë,aromë portokalli,acid citric,sodë laurilsulfat.

Forma farmaceutike dhe përmbajtja:

Sulidamor 100 mg tabletë: 30 tableta.

Sulidamor 100 mg pluhur për suspension oral: 30 bustina.

Kategoria farmakoterapeutike
Antiinflamator/antireumatizmal jo steroid.

INDIKIMET TERAPEUTIKE:

  • Trajtimin e dhimbjeve akute;
  • Trajtimin simptomatik te osteo-artriteve të dhimbshme;
  • Dismenorre primare.

Kundërindikimet:
Mbindjeshmeri e njohur ndaj nimesulidit dhe përbërësve të produktit.
Reaksione të mëparshme të hipersensibilitetit(për shembull, bronkospazem, rinite, urtikarie) nga përgjigjia ndaj acidit acetilsalicilik, ose ndaj barnave të tjerë antiinflamatorë josteroide.
Reaksione të mëparshme hepatotoksike nga nimesulidi.
Ulçer gastroduodenale aktive, hemoragji cerebrovaskulare, të tjera hemoragji ose patologi hemoragjike në aktivitet. Çrregullime të koagulimit.
Mosfunksionim i rëndë i veshkave.
Mungesë hepatike.
Fëmijë nën 12 vjeç.
Në tremujorin e tretë të shtatëzanisë dhe në gjidhënie.
Anamnezë me hemorragji gastro-intestinale ose perforacione të mundshme dhe histori hemorragjike të mëparshme gjatë trajtimit /ulçera peptike recidivante(2 ose më shumë episode të verifikuara të ulçerës ose hemorragjisë).
Insufiçiencë e rëndë kardiake.
Preparati nuk është i kundraindikuar në pacientët në sindromen Celiake.

Këshilla paraprake për përdorimin
Efektet e padëshiruara mund të minimizohen nga përdorimi i dozave minimale efektive dhe nga koha e trajtimit më e vogël e munshme e cila arrin të kontrollojë simptomat.Ndaloni trajtimin nëse nuk vihen re përfitime.
Në raste të rralla është vënë re një lidhje midis sulidamorit dhe reaksioneve hepatike të rënda,përfshirë disa raste të rralla vdekjeje.Pacientët që kanë simptoma të njëjta me ato të dëmtimeve hepatike gjatë trajtimit me sulidamor(për shembull,anoreksi,nauzea,te vjella,dhimbje barku,këputje,urinë të errët.)ose në pacientët që shfaqin gjatë trajtimit teste jo normale të funksionit hepatik duhet ndërprerë mjekimi.Këta pacientë nuk duhet të përdorin më nimesulide.
Dëmtimet hepatike ,të rikthyeshme në pjesën më të madhe të rasteve, janë rikthyer pas përdorimit të shkurtër të preparatit.Gjatë trajtimit me sulidamor duhet të evitohet marrja e preparateve të njohura si hepatotoksike dhe abuzimi me alkool,sepse rritin riskun e reaksioneve hepatike.Gjatë terapisë me sulidamor duhet të këshillohen pacientët të mos përdorin analgjezikë të tjerë.Nuk këshillohet përdorimi i njëkohshëm me AIJS të tjerë.Gjatë përdorimit të sulidamorit duhen evituar AIJS përfshirë dhe inhibitoret selektive të COX-2.

Hemorragjia gastro-intestinale,ulçeracionet dhe perforacionet:gjatë trajtimit me të gjithë AIJS,në çdo moment,me ose pa shenja paralajmëruese ose histori të rënda të mëparshme gastro-intestinale,kanë sjellë hemorragji gastro-intestinale,ulçeracione dhe perforacione,të cilat mund të jenë fatale.

Në moshat e vjetra dhe në pacientë me anamnezë ulçere ,sidomos e komplikuar me hemorragji ose perforacion(shiko kundërindikimet),rreziku i hemorragjisë gatro-intesinale,ulçeracioni ose perforacioni është më i lartë me rritjen e dozës të AIJS. Këta pacientë duhen ta fillojne trajtimin me dozën më të ulët të mundëshme.Përdorimi i agjentëve mbrojtëse(misoprostol ose inhibitoret e pompës protonike) duhen marrë në konsiderate për këta pacientë dhe për pacientët që përdorin doza mbajtëse të aspirinës ose preparate të tjera që mund të rritin riskun e ngjarjeve gastro-intestinale(shiko poshtë tek ndërveprimet).

Pacientët me histori të toksicitetit gastro-intestinal,veçanërisht të moshuarit,duhet të tregojne çfarëdo lloj shenje gastro-intestinale jo normale(sidomos hemorragjia gastro-intestinale)në veçanti në fazat fillestare të trajtimit.Kujdes duhet të tregohet në pacientët që marrin preparate që mund të rritin riskun e ulçeracionit ose hemoragjisë,si kortikosteroidet oral,antikuagulante si varfarina,inhibitoret selektive të serotoninës ose agjentët anti agregant si aspirina(shiko ndërveprimet).

Kur verifikohet hemorragji ose ulçeracione.gastro-intestinale që marrin sulidamor trajtimi duhet ndërprerë. AIJS duhen të merren me kujdes në pacientët me histori sëmundjeje gastro-intestinale (kolit ulçeroz, morbus Crohn)sepse në të tilla raste gjëndja mund të rëndohet(shiko efektet e padëshirura). Në pacientë me insufiçiencë kardiake ose renale,duhet kujdes sepse përdorimi i sulidamorit mund të rrezikojë funksionin renal. Në të tilla raste, ndërprisni trajtimin.
Bëni kujdes në pacientët me hipertension ose insufiçiencë kardiake sepse terapia me AIJS mund të sjellë retension hidrik dhe edemë.

Të moshuarit:pacientët e moshuar kanë një frekuencë më të madhe reaksioni ndaj AIJS,sidomos hemoragjia dhe perforacioni gastro-intestinal mund të jetë fatale.(shiko doza,mënyra dhe koha e marrjes)
Pacientët e moshuar janë sidomos të ndjeshëm dhe ndaj ngjarjeve që lidhen me AIJS,përfshirë insufiçiencën renale,kardiake ose hapatike.Prandaj këshillohet nje monitorim konstant klinik.Gjithashtu nimesulidi mund të interferojë në funksionin trombocitar,prandaj duhet përdorur me kujdes në pacientët me diatezë hemorragjike.Sulidamori,megjithatë nuk përdoret si zëvendësues i acidit acetilsalicilik në profilaksi kardiovaskulare.

AIJS mund të maskojnë ethet e shkaktuara nga infeksioni bakterial.
Përdorimi i sulidamorit mund të ulë fertilitetin dhe nuk është i këshilluar në femrat që kërkojnë shtatëzëni.Në femrat që kanë vështirësi të mbeten shtatëzana ose që trajtohen për infertilitet,duhet parë mundësia e ndërprerjes së sulidamorit.Reaksionet e rënda kutane ndonjëherë ato fatale,përfshirë dermatitin eksfaliativ,sindromin e Steven-Johnson dhe nekroza toksike epidermike,janë raportuar shumë rrallë në bashkëpunim me përdorimin e AIJS(shiko efektet e padëshiruara).Në fazat e para të terapisë pacientët mund të kenë rrisk më të lartë:shfaqja e papritur e reaksioneve në pjesën më të madhe të rasteve ndodhin në muajin e parë të trajtimit.Sulidamori duhet të ndërpritet në shfaqjen e parë të rashit kutan,dëmtime të mukozës dhe çfarëdo shenje të hipersensibiltetit.

NDËRVEPRIMET
Ndërveprimet farmakodinamike

Antikoagulantët: AIJS mund të rritin efektin e antikogulantëve ,si varfarinë (shiko këshilla për përdorim)
Pacientët që marrin varfarinë,agjentë antikoagulantë të ngjashëm ose acid acetilsalicilik paraqesin një rrisk të lartë të komplikacioneve hemorragjike kur trajtohen me sulidamor.Ky kombinim nuk këshillohet dhe për më tepër është i kundërindikuar në pacientët me patologji të rënda të kuagulimit.Nëse nuk mund të evitohet dot kombinimi, monitorimi në mënyrë kostante aktivitetin antikoagulant.Agjentët antiagregant dhe inhibitorët selektivë të serotoninës rritin rrezikun për hemorragji gastro-intestinale(shiko kujdesje gjatë përdorimit).
Kortikosteroidet:Rritin rriskun e ulçeracionit dhe të hemorragjisë gastro-intestinale(shiko kujdesje gjatë përdorimit).

Ndërveprimet farmakodinamike/farmakokinetike me diuretikët,ACE inhibitorë dhe antagonistët e angiotenzinës II.
AIJS mund të ulin efektin e diuretikëve dhe prepareteve të tjera antihipertensive .Në disa pacientë me komprementim të funksionit renal(për shembull,pacientët të dehidruar ose pacientët e moshuar me funksion renal të komprementuar) marrja e njëkohshme ACE-I ose e antagonisteve të angiotenzinës II dhe të agjentëve që frenojnë sistemin e ciklooxgjenazës mund të sjellë një ulje të funksionit renal,që mund të japë një insufiçiencë renale akute,zakonisht e rikthyeshme .Këto ndërveprime duhen të merren në konsideratë në pacientët që marrin sulidamor në të njëjtën kohë me ACE-I ose angiotenzines II.Kështu që kombinimi duhet të bëhet me shumë kujdes sidomos në personat e moshuar.Pacientët duhen të jenë të mirë hidruar,dhe duhet të shikohet monitorimi i funksionit renal pas fillimit të terapisë të kombinuar.

Pacientët e shëndetshëm.nimesulidi jep një ulje tranzitore të efektit të furosemidit në ekskretimin e natriumit,në një dimension më të vogël në ekskretimin e kaliumit dhe ul përgjigjen diuretike.Marrja së bashku e furesemidit dhe nimesulidit sjell një ulje (rreth 20% )të volumit urinar dhe ekskretimin total të furosemidit pa komprementuar klirensin renal.

Përdorimi i përbashkët i furosemidit me sulidamor kërkon kujdes në pacientët me patologji renale dhe kardiake,siç është përshkruar tek këshillimet mbi përdorimin.

Ndërveprime farmakokinetike me medikamente të tjera :
Është vënë re se preparatet antiinflamatore josteroide ulin klirensin e Litiumit dhe kjo sjell nivele të larta dhe toksike të litiumit në serum.Nëse përshkruhet sulidamori në një pacient që është nën terapi me litium,duhet të monitorohet vazhdimisht niveli i litiumit.
Janë studiuar edhe nderveprime farmakokinetike me glibenklamidet,teofiline ,varfarinë,digoksinë,cimetidinë dhe një preparat antiacid(një kombinim i hidroksid natriumi dhe hidroksid magnezi).Nuk janë vënë re ndërveprime klinike sinjifikative.Nimesulidi bllokon CYP2C9.Përqëndrimet plazmatike të preparateve që metabolizohen nga kjo enzimë mund të shtojnë marrjen kur kombinohen me sulidamorit.
Tregoni kujdes që nimesulidi të përdoret të paktën 24 orë para ose pas trajtimit me metotreksat,sepse nivele plazmatike mund të rriten dhe të japin efekte toksike të preparatit .Ato japin efektin e tyre mbi prostaglandinat renale dhe inhibitoret e sintezës së prostaglandinave,si sulidamori mund të rritin nefrotoxicitetin e ciklosporinave.

Efektet e preparateve të tjera mbi nimesulidit.
Studimet in vitro kanë treguar se tolbutamidi,acidi salicilik dhe acidi valproik,spostojnë nimesulidin në lidhje me proteinat plazmatike.Megjithë një efekti të mundshëm mbi nivelet plazmatike të nimesulidit,këto ndërveprime nuk kanë dhënë ndonjë efekt klinik sinjifikant.

Këshilla speciale:
Në raste të ndonjë lloj intolerance ndaj sheqernave kontaktoni me mjekun kurues, para administrimit.

Shtatzënia dhe gjidhënia:
Nuk këshillohet marrja e nimesulidit në shtatëzëni .Ashtu si dhe AIJS të tjere nuk është e rekomanduar në gratë që kërkojnë shtatëzëni.Ashtu si dhe për AIJS të tjerë është i njohur efekti bllokues i prostaglandinave,sulidamori mund të provokojë mbylljen e parakoheshme te duktusit arterioz,hipertension pulmonar,oliguri,oligoamnozi,rritje të rriskut për hemoragji, inerci uterine dhe edema periferike.Njihen pak raste të insufiçencës renale në neonatet ,nënat e të cilëve kanë përdorur nimensulid në periudhën e fundit të shtatzënisë.Pëveç këtyre, studimet mbi lepujt kanë treguar një toksicitet riprodhues atipik dhe nuk janë të disponueshme të dhëna përfundimtare mbi përdorimin e sulidamorit në gratë në shtatëzëni.Nuk është i njohur rreziku për njeriun e për këtë nuk rekomandohet përshkrimi i preparatit gjatë dy tremujorëve të parë të shtatëzanisë .Për momentin nuk ka të dhëna që nimesulidi sekretohet në qumësht, megjithatë nuk këshillohet të merret nga nëna me fëmijë në gji.

Efektet mbi aftesinë e drejtimit të automjetit dhe mbi përdorimin e makinerive.
Nuk janë bërë studime mbi efektin e sulidamorit në lidhje me drejtimin ose përdorimin e makinerive.Megjithatë në pacientët që vuajnë nga marrje mendsh ,vertigo ose somnolencë pasi kanë marrë sulidamor nuk duhet të përdorin makineri ose të drejtojnë makinën.

Doza , koha dhe mënyra e marrjes.
Sulidamori duhet të përdoret për një kohë sa më të shkurtër të mundëshme në përputhje me nevojat klinike.

TË RRITUR:
Tabletë ose pluhur për suspension oral:
100mg dy herë në ditë , nga goja pas ushqimit.

NË TË MOSHUAR:
Në të moshuarit nuk duhet të reduktohet doza ditore.

NË FËMIJËT(<12 vjeç):Sulidamori është i kundërindikuar në këta pacientë.

ADOLESHENTË (nga 12-18 vjeç):Në bazë të profilit farmakokinetik nuk është e nevojshme që të ndyshohet doza ditore në këta pacientë.

Insufiçienca renale:Në bazë të farmakokinetikës ,nuk është e nevojshme që të ndryshohet doza në insufiçencën renale nga e lehtë në të moderuar(klirensi i kreatininës nga 30-80ml/min),ndërsa është e kundërindikuar në insufiçiencën renale të rëndë (klirensi i kreatinines <30mg/min).

Insufiçienca hepatike:Përdorimi i saj është i kundërindikuar në insufiçiencën hepatike.

MBIDOZIMI:
Efektet e padëshiruara të AIJS kufizohen në shenjat e mëposhtme si përgjumje, turpor,të vjella e dhimbje epigastrike,zakonisht të rikthyeshme me terapi mbajtëse.Mund të shfaqen hemoragji gastrointestinal.Megjithëse rrallë mund të shfaqet Hipertension,IRA,insufiçencë respiratore dhe komë.Pas marrjes së AIJS në doza terapeutike janë vërejtur gjendje shoku anafilaktik,që mund të manifestohen edhe pas mbidozës.
Në rast mbidozimi nga AIJS pacientët trajtohen me terapi simptomatike dhe mbajtëse.Nuk ekziston antidot specifik.Nuk janë të disponueshme informacione mbi eleminimin e nimensulidit me hemodializë:si dhe nga lidhja e saj e madhe me proteinën plazmatike(deri ne 97,5%)është e pamundur që hemodializa të funksionojë.Karboni aktiv nga 60 në100gr( në të rritur)mund të jetë i përdorshem nqs përdoret në 4 orët e para pasi pacienti ka marrë mbidozë.Diureza e sforcuar,alkalinizimi i urinës,hemodializa ose hemoperfuzioni mund të mos funksionojnë për shkak të lidhjes së rritur me proteinat.Duhet monitoruar funksioni renal dhe hepatik.

EFEKTE TË PADËSHIRUARA:
Gastrointestinale:problemet më të shpeshta të padeshiruara janë ato gastrointestinale.Mund të vihen re ulçera peptike,perforacione ose hemoragji gastrointestinale,në disa raste fatale sidomos në të moshuarit(shih këshilla për përdorim).
Mbas marrjes së sulidamorit janë vëne re:nauzea ,të vjella,grumbullim të gazrave,konstipacion,dispepsi,dhimbje abdominale,melena,hematemeze,stomatit ulçeroz,shpërthim i kolitit ulçeroz dhe morbus Crohn(shih këshilla për përdorim).
Me pak raste janë vënë re me gastrite.
Edema,hipertensioni,insufiçienca kardiake janë raportuar nga trajtimi me AIJS.Reaksione buloze përfshijnë sindromin e Stevens-Johnson dhe Nekrolize toxike epidermike(shumë rrallë).
Lista e mëposhtme e efekteve të padëshiruara bazohet në rezultatet e eksperimenteve klinike të kontrolluara(në rreth 7800 pacientë)dhe mbi të dhëna të farmakovigjilencës.Rastet e raportuara janë klasifikuara si shumë të shpeshta(>1/10);të zakonshme(>1/100,<1/10);pak të zakonshme
(>1/1000,<1/100);te rralla(>1/10000,<1/1000); shumë të rralla
(<1/10000) përfshin dhe raste të izoluara.

Të dhëna të marra nga përgjigjet klinike
Në bazë të instruksioneve që përmbahen në fletën ilustrative ulet risku i efekteve të padëshiruara.Është e rëndesishme të komunikohet me mjekun ose farmacistin për çdo efekt të padëshiruar që nuk është përshkruar në fletën ilustrative.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top