Suril (tableta) Reviewed by Momizat on . Suril (tableta) Sucralfato 30 tableta të përtypshme 2 g Vetitë farmakologjike Aktiviteti farmakologjik i barit konsiston në mbrojtjen e zonave ulçeroze nga dëmt Suril (tableta) Sucralfato 30 tableta të përtypshme 2 g Vetitë farmakologjike Aktiviteti farmakologjik i barit konsiston në mbrojtjen e zonave ulçeroze nga dëmt Rating: 0
You Are Here: Home » S » Suril (tableta)

Suril (tableta)

Suril (tableta)

Suril

Sucralfato 30 tableta të përtypshme 2 g

Vetitë farmakologjike
Aktiviteti farmakologjik i barit konsiston në mbrojtjen e zonave ulçeroze nga dëmtimi i mëtejshëm prej lëngjeve gastrike.
Surili ka efekt të papërfillshëm si neutralizues i aciditetit, ndaj efekti antiulçeroz nuk i atribohet vetive antiacide por aftësisë të sukralfatit për të formuar me eksudatin proteinik të zonës së ulçeruar një kompleks mbrojtës të qëndrueshëm ndaj veprimit gërryes të lëngjeve gastrike.

Indikacioni terapeutik

  • Gastropatit nga antinflamatoret jo steroid;
  • Ulçer gastrike;
  • Ulçer duodenale;
  • Gastrit akut;
  • Gastrit kronik simtomatik;
  • Ezofagite nga refluksi.

Masat që duhet të merren për përdorim
Përdoreni preparatin me kujdes duke evituar trajtime të zgjatura, në pacientët me insufiçencë renale. Administimi i këtij preparati në gratë shtatëzëna duhet të shqyrtohet dhe vlerësohet maksimalisht, dhe përdorimi në to duhet të bëhet vetëm n.q.s është shumë e detyrueshme. Nuk ka të dhëna n.q.s Sucralfati eleminohet nëpërmjet qumështit human, megjithatë përdorimi gjatë gjidhënies duhet të shqyrtohet me kujdes.

Ndërveprimet e preparatit me barna te tjera
Të ndalohet përdorimi i prepartit kur pacienti njëkohësisht mjekohet me antibiotikë si p.sh tretaciklina, fenitoina, e digoksina.
Të merret çdo preparat farmaceutik vetëm 2 orë pasi është përdorur Sucralfati për të evituar çdo lloj ndërveprimi.

Efektet e padëshiruara
Efektet sekondare në përdorim klinik të produktit kanë qënë të lehta dhe normalisht nuk çojnë në ndërprerjen e terapisë.
Efekti më i shpeshtë që është vërejtur ka qënë konstipacioni.
Efekte të tjera më pak të hasura kanë qënë: shqetësime gastrointestinale, tharje të mukozave, rash, prurit, vertigo, pagjumësi.

Kundërindikacionet
Ky preparat nuk duhet të përdoret në periudha kur pacienti mjekohet me antibiotik si tetraciklina për të evituar formimin e kriprave komplekse dhe për konseguencë inaktivizon antibiotikun.
Në pacientët të cilët kanë hipersensibilitet individual të përcaktuar kundrejt komponentit ose substancave të lidhura nga këndvështrimi kimik.
Sucralfati nuk duhet të përdoret tek neonatët prematurë.

Dozimi
Ky preparat mund te merret ne dy forma :1gr (½ e tablets 2 g) 4 here ne dite, ose 2 gr (1 tab 2 g) 2 here ne dite me stomakun bosh.

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top