Tasectan Pedriatik (bustina) Reviewed by Momizat on . Tasectan Pedriatik (bustina) Mënyra e përdorimit Përmbajtja e 1 bustine 250 mg hidhet në një gotë ujë. Përzihet mirë deri në tretjen e plotë të produktit dhe pi Tasectan Pedriatik (bustina) Mënyra e përdorimit Përmbajtja e 1 bustine 250 mg hidhet në një gotë ujë. Përzihet mirë deri në tretjen e plotë të produktit dhe pi Rating: 0
You Are Here: Home » T » Tasectan Pedriatik (bustina)

Tasectan Pedriatik (bustina)

Tasectan Pedriatik (bustina)

Tasectan Pedriatik

Mënyra e përdorimit
Përmbajtja e 1 bustine 250 mg hidhet në një gotë ujë.
Përzihet mirë deri në tretjen e plotë të produktit dhe pihet.
Partneri juaj ideal për trajtimin korrekt të diarrese akute tek fëmijët.
Rivendos funksionin fiziologjik te paretit intestinal

Indikacionet
Tasectan është një preparat që përdoret për të rivendosur funksionin fiziologjik të paretit të zorrës.  Tasectan  është formuluar në mënyrë të veçantë për të kontrolluar dhe reduktuar simptomat e lidhura me diarrete me origjine te ndryshme, te tilla si distendimi abdominal dhe defekimi i shpeshtë. Ai është efektiv brenda 12 orëve. Tasectan përbëhet nga kompleksi acid tonik dhe xhelatinë i cili vepron mekanikisht duke mbrojtur mukozën e inflamuar të zorrës, në sajë të aftësisë për të formuar një shtresë (film) mbrojtëse proteinike muko-adezive e cila lidhet me mukoproteinat përgjegjëse të inflamacionit lokal dhe nxit precipitimin dhe eleminimin e tyre në fece. Kompleksi acid tonik dhe xhelatinë që përbën produktin nuk alterohet në stomak dhe vepron përmes formimit të një shtrese (filmi) e cila mbron mukozën e zorrës, duke reduktuar frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve të diarresë. Tasectan është i pranishëm në formën e kapsulave për përdorim tek të rriturit dhe pluhurit i cili rekomandohet që të përdoret tek fëmijët.

Paketimi
Bustina 250 mg x 20 (për përdorim tek fëmijët).
Kapsula 250 mg x 15 në 1 blister (për përdorim tek të rriturit).

Instruksionet e përdorimit
Kapsulat: Kapsula gëlltitet me një gotë me ujë.
Pluhuri: Përmbajtja e një bustine tretet në një gotë me ujë dhe pihet nga goja.

Dozimi
Të rriturit : 1-2 kapsula, çdo 4-6 orë deri në eleminimin e simptomave.
Doza mund të rritet në varësi të nevojave individuale, dhe në çdo rast, gjithmonë vetëm pas konsultës me mjekun tuaj.
Fëmijët deri në tre vjeç : 1 bustinë 250 mg, çdo 6 orë, deri në eleminimin e simptomave.
Fëmijët 3-14 vjeç : 1-2 bustina 250 mg, çdo 6 orë, deri në eleminimin e simptomave.

Paralajmërime të veçanta dhe masat e kujdesit gjatë përdorimit
Tek fëmijët, konsultohuni përpara përdorimit me mjekun ose farmacistin tuaj. Mos e përdorni produktin pas datës së skadencës të printuar mbi kutinë e paketimit. Mos e përdorni produktin nëse blisteri i paketimit të kapsulave është i hapur ose i dëmtuar, ose nëse bustina e pluhurit është e hapur ose e dëmtuar. Megjithëse nuk njihen  efektet anësore të produktit, rekomandohet që të mos përdoret gjatë shtatzanisë ose periudhës së hershme të ushqyerjes me gji. Në çdo rast, gjithmonë, konsultohuni më përpara me mjekun tuaj. Gjithmone konsultohuni me mjekun tuaj nëse irritimi i murit të zorrës ose diarrea vazhdon. Duhet të ruhet në temperaturën e mjedisit, larg prej burimeve të nxehtësisë.  Të mos ngrihet në frigorifer. Të ruhet larg vendeve të arritshme nga fëmijët.

Efektet anësore dhe kundërindikacionet
Tasectan nuk shkakton efekte anësore, e për pasojë nuk ka asnjë kundërindikacion për përdorimin e tij.
Tasectan (acid tonik + xhelatin). Vepron mbi mekanizmin fizpatologjik të diarresë. Tasectan është trajtim fiziologjik me efikasitet të provuar tek të sapolindurit dhe fëmijët. Tasectan vepron në mënyrë efektive duke reduktuar frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve të diarresë akute me origjinë të ndryshme. Është efektiv brenda 12 orëve. Është trajtim fiziologjik i sigurtë pa ndikim mbi peristaltikën intestinale dhe florën normale të traktit tretës, pa efekte anësore në SNQ. Është trajtim fiziologjik që mund të administrohet me ose pa rehidrim oral. Rivendos funksionin fiziologjik të paretit intestinal. Tasectan plotëson kërkesat tuaja.

Çfarë kërkojnë mjekët nga një trajtim ideal me antidiarreikë tek fëmijët ?
Terapia e zgjedhur për trajtimin e diarresë akute tek fëmijët duhet të parashikojë:
- Rehidrimin e fëmijës
- Ushqyerjen e hershme me gji
- Regjimin e duhur dietik
- Rivendosjen e funksionit fiziologjik të paretit intestinal
Molekula ideale (Opsionet e tjera terapeutike) e përdorur në mbështëtje të rehidrimit oral, duhet që:
- Të veprojë mbi mekanizmin fizpatologjik të sëmundjes së diarresë
- Të jetë efektive dhe e provuar
- Të jetë e sigurt ( pa efekte anësore & kundërindikacione )
- Të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur
- Rehidrim oral
- Rivendosje e funksionit fiziologjik të paretit intestinal
- Vepron mbi mekanizmin Fizpatologjik të sëmundjes së diarresë
Mekanizem i dyfishtë veprimi në nivelin intestinal

Mbron
- Duke formuar një shtresë (film) e cila mbron muret e zorrës.
- Duke rritur rezistencën e mukozës së zorrës ndaj proteinave pro-inflamatore.

Neutralizon
Duke formuar një kompleks me mukoproteinat pro-inflamatore, përgjegjëse të inflamacionit lokal.
Duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit të mukozës së zorrës.

Eleminon
- Si pasojë muko proteinat pro-inflamatore ekskretohen së bashku me feçet.
- Tasectan redukton frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve diarreike.
- Tasectan përmirëson në mënyrë të rëndësishme simptomat / shenjat e lidhura me diarrenë (dhimbjen abdominale, feçet e ujshme, të vjellat).
Rivendos funksionin fiziologjik te paretit intestinal.

Një problem mbarë botëror me ndikim social dhe ekonimik
Diarreja akute është një nga shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë se fëmijëve në të gjithë botën. Incidenca e rrezikut të vdekshmerise nga sëmundja diarreike është më e shpështë tek fëmijët nën moshën 1 vjeç. Në vendet në zhvillim fëmijët deri në 5 vjeç kanë një mesatare prej 3 episodesh diarreike në vit. Në vendet e zhvilluara një numër relativisht i vogël pacientësh vdesin nga diarrea, megjithatë ajo vazhdon të mbetet një shkak i rëndësishëm i sëmundshmërie dhe kostove të konsiderueshme të kujdesit shëndetësor.

Një problem i nënvlerësuar
Episodet e zgjatura të diarresë akute frenojnë rritjen dhe shtojnë rrezikun e diarresë tek fëmijët.
Nëse diarrea persiton ekziston rreziku i dëmtimit të mukozës intestinale me pasoja të lidhura me malabsorbimin dhe kequshqyerjen. Ka të dhëna të reja që infeksionet intestinale akute mund të nxisin shfaqen e sindromës së zorrës së irritueshme (SZI) me predominim të diarresë.  Ka të dhëna të reja që anomalitë e qelizave epiteliale, të tilla si humbja e funksionit barrierë të epitelit të zorrës, mund të ndikojnë në mënyrë të rëndësishme në fizpatologjinë e sëmundjes inflamatore të zorrës (SIZ).
Përfaqëson një çrregullim të ekuilibrit fiziologjik në mes përthithjes dhe sekrecionit të ujit dhe elektroliteve në zorrë.
80% – 90% e ujit absorbohet në zorrën e hollë.
7-10 litra ujë vijnë çdo ditë në zorrën e hollë.
1-5 litra nga ushqimet
1-1.5 litra nga pështyma
2-3 litra nga sekrecionet e stomakut
2-3 litra nga lëngjet e zorreve
0.5-1 litra nga sekrecioni biliare
1.5 litra nga sekrecionet pankreatike
Jo më shumë se 1.5 litra/ditë në ileumin terminal

Faktoret Çekuilibrues
- Bakteret
- Parazitët
- Virusët
- Intoksikacionet ushqimore
- Inflamacionet me origjinë të ndryshme
- Barnat e ndryshme (antibiotikët, kolkicina, etj)

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top