Taurovit Junior (flakon) Reviewed by Momizat on . Taurovit Junior (flakon) Taurina është një nga aminoacidet që gjendet me shumicë në qumështin e gruas në të cilin përfaqëson 13 % të sasisë totale të aminoacide Taurovit Junior (flakon) Taurina është një nga aminoacidet që gjendet me shumicë në qumështin e gruas në të cilin përfaqëson 13 % të sasisë totale të aminoacide Rating: 0
You Are Here: Home » T » Taurovit Junior (flakon)

Taurovit Junior (flakon)

Taurovit Junior (flakon)

Taurovit Junior

Taurina është një nga aminoacidet që gjendet me shumicë në qumështin e gruas në të cilin përfaqëson 13 % të sasisë totale të aminoacideve në gjëndje të lirë.
Te njerëzit është thelbësore sepse vetëm 40 % vjen nga sinteza e brendshme duke u nisur nga metionina ose nga cisteina në prezencë të vitaminës B , ndërsa pjesa tjeter 60 % vjen nga ushqimi, kryesisht nga mishi dhe peshku.
Për shkak të strukturës kimike të veçantë të saj nuk merr pjesë në sintezën proteinike por qëndron e lirë ku merr pjesë në funksione të rëndësishme biologjike.

Në nivelin qelizor rregullon flukset jonike dhe të ujit nëpërmjet membranës qelizore duke evituar rritje të rrezikshme të presionit osmotik që do të mund ta rrezikontë qelizën duke provokuar vdekjen e saj. Taurina gjithashtu ka aftësinë të neutralizojë acidin hipoklorik, një lloj reaktivi të oksigjenit të prodhuar nga fagocitet i cili mund të rrezikojë membranën qelizore.

Në nivelin hepatobiliar është në gjëndje të konjugohet me acidet biliare ose me disa substanca toksike të huaja për organizmin duke neutralizuar toksicitetin. Në nivelin retinik mbron funksionin dhe integritetin e fotoreceptorëve. Për këto funksione të saj taurina konsiderohet si një dezintoksikues qelizor. Marrja suplementare e taurinës, duke qënë e limituar sinteza endogjene, indikohet veçanërisht të të sapolindurit në fund të ushqyerjes me qumësht artificial, në fëmijët e moshës parashkollore dhe para pubertetit dieta e të cilëve të jetë e pasur me qumësht dhe karbohidrate dhe e varfër me produkte të mishit. Taurina edhe në doza shumë të rritura nuk paraqet asnjë lloj toksiciteti.

Në TAUROVIT JUNIOR janë gjithashtu prezente:
Zinku, oligoelement esencial sepse merr pjesë në shumë aktivitete enzimatike dhe si i tillë lidhet ngushtë me aktivitetin e taurinës.

Magnezi, i cili është i pranishem edhe në qumështin matern, është një përbërës i rëndësishëm i shumë enzimave. Vitaminat E dhe C zhvillojnë aktivitet antioksidant duke neutralizuar radikalet e lira. Vitamina B6 e cila është e domosdoshme në sintezën endogjene të taurinës.

Dozimi:
Në moshën parashkollore dhe shkollore këshillohet marrja e një flakoni në ditë direkt ose i tretur në qumësht ose në pije të tjera. Ne adoleshentë dhe të rritur merren 2(dy) flakonë në ditë gjatë vakteve, direkt ose të tretur në çdo lloj pijeje.

Mënyra e përdorimit:
Për të nxjerr pluhurin që gjëndet në tapë e rrotullojmë deri në fund tapën derisa të këputet rrethi , pastaj e tundim mirë flakonin dhe përzierja duhet pirë menjëherë.

Tags: ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top