Tossa-X (tableta) Reviewed by Momizat on . Tossa-X (tableta) Informacion për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është udhëzuar për ju perso Tossa-X (tableta) Informacion për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është udhëzuar për ju perso Rating: 0
You Are Here: Home » T » Tossa-X (tableta)

Tossa-X (tableta)

Tossa-X (tableta)

tossa x

Informacion për pacientët

  • Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin.
  • Ky ilaç është udhëzuar për ju personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë.
  • Edhe nëse ata kanë të njëjtat simptome të sëmundjes sikurse ju, ilaçi mund t’i dëmtojë.

Çfarë është Tossa-X dhe kur përdoret?
Tossa-X është një mjet kundër kollës me substancën aktive dekstrometorfan.
Ai zbut ngacmimin e tepruar të kollitjes.
Në një dozim që i përgjigjet udhëzimeve, ndikimi i tij zgjat në përgjithësi 6 ose më shumë orë.
Tossa-X përdoret për trajtimin e kollës, posaçërisht të kollës së thatë ngacmuese.

Çfarë duhet të vihet re gjatë kësaj?
Konsumimi i duhanit ndihmon kollën (“kolla e duhanxhiut”).
Ju mund ta mbështetni ndikimin e Tossa-X, kështu që hiqni dorë nga duhani.

Kur nuk duhet të përdoret Tossa-X?
Gjatë një terapie me ilaçe të caktuara kundër çrregullimit të humorit (MAO-inhibitorë).
Tabletat Tossa-X janë të ëmbëlsuara me sorbit, nga i cili gjatë tretjes së ushqimit krijohet fruktoza.
Prandaj këtë preparat nuk duheti ta përdorni, nëse vuani nga një çrregullim (i rrallë) i lindur i metabolizmit të sheqerit (e ashtuquajtura intoleranca e fruktozës).
Tabletat Tossa-X nuk janë të përshtatshme për fëmijët nën 12 vjeç.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Tossa-X?
Kollitja është një mekanizëm mbrojtës i trupit, i cili ka shkaqet e caktuara.
Nëse kolla juaj zgjat më shumë se një javë, do të duhej të shkoni te një mjek, ashtu që ai përkatësisht ajo ta sqarojë shkakun dhe të përjashtojë një sëmundje të rëndë dhe, nëse është e nevojshme, të nisë një trajtim specifik.
Nëse vuani nga astma, nga ndonjë sëmundje tjetër kronike e kanaleve të frymëmarrjes ose nga ndonjë sëmundje e mëlçisë, do të duhej ta përdorni Tossa-X vetëm sipas udhëzimit të mjekut.
Gjatë shfaqjes së alergjive duhet ta ndërpritni menjëherë trajtimin dhe të shkoni tek mjeku. Alergjitë shprehen përmes rrebullit të lëkurës, ënjtje të fytyrës, rrahjes së shpejtuar të zemrës, të qenët pa qejf dhe/ose ankesa në frymëmarrje.
Në raste individuale ato mund të shkojnë edhe deri në alivanosje dhe shok (i ashtuquajturi shok i qarkullimit të gjakut).
Tek persona të caktuar, p.sh. tek pacientët me një sëmundje të mëlçisë ose veshkës si dhe tek personat me prirje të trashëguar (gjenetike), substanca aktive dekstrometorfan pas marrjes zbërthehet dukshëm më ngadalë se tek personat e tjerë. Përmes kësaj mund të rriten jo vetëm ndikimi i zhdukjes së kollës, por para së gjithash edhe ndikimet anësore qysh pas një kohëzgjatjeje prej 3 – 4 ditësh.
Mjeku përkatësisht mjekja juaj do t’ju sqarojë lidhshmëritë.
Ky ilaç mund të zvogëlojë aftësinë e reagimit, aftësinë e drejtimit dhe aftësinë e përdorimit të veglave dhe makinave! Kjo vlen në masë të shtuar tek kohëzgjatja e trajtimit, e cila tejkalon 3 – 4 ditë si dhe gjatë konsumimit të njëkohshëm të pijeve alkoolike.

A duhet të përdoret Tossa-X gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Nëse jeni ose doni të mbeteni shtatzënë ose të jepni gji, do të duhej sa për kujdes që të hiqni dorë nga të gjitha ilaçet. Për Tossa-X nuk është e sigurt, se a e pengojnë zhvillimin dhe shëndetin e fëmijës së palindur.
Prandaj këtë ilaç duhet ta pini gjatë shtatzënisë, vetëm nëse mjeku juaj e ka udhëzuar këtë shprehimisht.
Nëse e merrni Tossa-X pak para përfundimit të shtatzënisë, kjo mund të sjellë vështirësi në frymëmarrje tek i porsalinduri.
Substanca aktive e Tossa-X depërton në sasi të vogla në qumështin e nënës.
Prandaj këshillohet që të mos përdoret gjatë kohës së dhënies së gjirit.

Si ta përdorni Tossa-X?
Nëse nuk është udhëzuar ndryshe nga mjeku, ai merret 3 (deri 4) herë në ditë, më së miri pas ushqimit, doza e fundit para shkuarjes për të fjetur.
Të rriturit dhe të rinjtë: 1 tabletë për çdo dozë Tabletat Tossa-X që mbahen në gojë nuk janë të përshtatshme për fëmijë nën 12 vjeç.
Përmbajuni dozës së shënuar në fletëudhëzimitn për pacientë apo të udhëzuar nga mjeku. Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Tossa-X?

Gjatë marrjes së Tossa-X mund të shfaqen këto efekte anësore:
Herë pas herë: të pështjellë dhe vjellje, kaps, lodhje, marramenth.
Rrallë: Mungesa e oreksit, bark, alergji, shqetësim, turbullim, ngushtim bronkial me ankesa në frymëmarrje, ndalje e frymës.
Në raste të rralla mund të shfaqen alergji. Ato shprehen në përgjithësi me urtikari, djersitje, ankesa në frymëmarrje, rrahje e rritur e zemrës dhe/ose të qenët pa qejf, por në raste individuale mund të shkojnë deri në alivanosje dhe në shok dhe kërkojnë ndihmën e menjëhershme mjekësore (shiko masat e përkujdesjes).
Ndikimit anësore mund të jenë më të forta ose të shfaqen më shpesh, nëse preparati merret në doza më të larta, për kohë më të gjatë ose bashkë me disa ilaçe të tjera.
Në rast të tejkalimit të dozimit, d.m.th. nëse merret dozë më e  madhe se sa preferohet dhe(ose merret në distanca më të shkurta kohore se sa që preferohet, forcohen ndikimet e përmendura anësore dhe rreziqet që janë përshkruar në pjesën „Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Tossa-X?“.
Shenjat e tjera të një tejkalimi të dozimit mund të jenë: djersitje, rrahje e zemrës, pamje e turbulluar, ngacmueshmëri dhe humbje e vetëdijes. Te fëmijët e posaçërisht te fëmijët e vegjël tejkalimi i dozimit mund të ketë pasoja të rënda.
Nëse shfaqen shenja të tejkalimit të dozimit, duhet të ndërpritni menjëherë marrjen e Tossa-X dhe ta lajmëroni mjekun.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, do të duhej ta informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar në paketim me „EXP.“ dhe të ruhet në vende që nuk mund t’i mbërrijnë fëmijët.
Preparati të ruhet në temperaturë të dhomës (15 – 25°C).
Informacione të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona kanë informacione të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Tossa-X?
1 tabletë që mbahet në gojë përmban 25 mg substancë aktive dekstrometorfan si dhe substanca ndihmëse, veçanërisht substancat ëmbëltuese sorbit (620 mg), ciklamat dhe aspartam si dhe substanca aromatike.

Ku mund të merrni Tossa-X? Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci pa recetë të mjekut.
Tableta që mbahen në gojë: paketimi me 16 tableta.

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top