Tusipektol shurup Reviewed by Momizat on . TUSIPEKTOL Shurup Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni pë TUSIPEKTOL Shurup Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni pë Rating: 0
You Are Here: Home » T » Tusipektol shurup

Tusipektol shurup

TUSIPEKTOL
Shurup

tusipektol

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Tusipektol dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Tusipektol
3. Si ta merrni Tusipektol
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Tusipektol
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARЁ ЁSHTЁ TUSIPEKTOL DHE PЁRSE PЁRDORET
Tusipektol përmban si lëndë aktive kodeinë fosfat, benzaldehid, ekstrakt balsam Toluje
dhe ekstrakt timusi.
Kodeina frenon qendrën e kollës duke qetësuar kollën me origjinë të ndryshme.
Kodeina dhe kripërat e saj, kryesisht fosfati, përdoren nga goja në trajtën e shurupeve
për qetësimin e kollës.
Ekstrakti i timusit dhe balsami i Tolusë janë përbërës bimorë me veti mukolitike, të cilët
ndihmojnë në lehtësimin e kollës.
2
Tusipektol – shurup indikohet:
- si mjet ndihmës në sëmundjet akute dhe kronike të frymëmarrjes si: kollë me origjinë
të ndryshme (nga gripi, ose ftohje), bronkit, laringit.
2. PЁRPARA SE TЁ MERRNI TUSIPEKTOL
Mos merrni Tusipektol në qoftë se:
 keni mbindjeshmëri ndaj kodeinës, lëndëve të tjera aktive ose ndonjë prej
përbërësve të tjerë të këtij produkti mjekësor;
 jeni nën 18 vjeç;
 jeni metabolizues shumë të shpejtë të kodeinës;
 vuani nga astma;
 keni insufiçiencë të frymëmarrjes;
 keni kollë me sekrecione viskoze.
Të evitohet përdorimi i zgjatur dhe me doza të larta në rastet e konstipacionit kronik.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos merrni
Tusipektol, por konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna prej
tij.
Tregoni kujdes të veçantë me Tusipektol
Njoftoni mjekun tuaj në rast se:
 vuani nga çrregullimet e funksionit të mëlçisë ose të veshkave;
 jeni një person me të dhëna për përdorim abuziv të lëndëve narkotike;
 keni rritje të presionit intrakranial, hipovolemi dhe konvulsione me origjinë
qëndrore;
 jeni duke u trajtuar me një preparat tjetër për kollën ose ftohjen, sepse preparate
të ndryshme mund të përmbajnë të njëjtat lëndë aktive duke shkaktuar mbidozim;
 keni intolerancë nga disa sheqerna.
Tusipektol përmban alkool etilik (etanol 96%), prandaj duhet treguar kujdes i veçantë në
gratë shtatzëna, laktacion (në këto raste nuk rekomandohet!) dhe pacientët me
rrezikshmëri të lartë si p.sh. ata me insufiçiencë hepatike dhe epilepsi. Alkooli etilik
(etanol 96%) është i dëmshëm për personat që vuajnë nga alkoolizmi.
3
Marrja e barnave të tjera
Kodeina mund të fuqizojë efektin e agonistëve të tjerë opioidë, analgjezikëve të
përgjithshëm, qetësuesve, hipnotikëve, antidepresivëve triciklikë, frenuesve të MAO-s,
alkoolit dhe depresantëve të tjerë të SNQ-së.
Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Nuk rekomandohet përdorimi i Tusipektol gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me gji.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Duhet të tregohet kujdes në përdorimin e Tusipektol duke qenë se kodeina ndikon në
aftësinë për të drejtuar automjetin ose përdorur makineritë.
Informacione të rëndësishme mbi disa nga përbërësit e Tusipektol
Tusipektol – shurup përmban metilhidroksibenzoat, i cili mund të shkaktojë reaksione
alergjike (ndoshta të vonuara).
Ky produkt përmban alkool etilik (etanol 96%). Alkooli etilik është i dëmshëm për
personat që vuajnë nga alkoolizmi. Gjithashtu duhet treguar kujdes i veçantë tek
pacientët me rrezikshmëri të lartë si p.sh. ata me insufiçiencë hepatike dhe epilepsi.
Ky bar përmban sukrozë (sheqer). Nëse ju është thënë nga mjeku juaj që keni
intolerancë nga disa sheqerna, kontaktoni mjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar.
3. SI TA MERRNI TUSIPEKTOL
Ndiqni gjithmonë këshillat e mjekut ose farmacistit tuaj në lidhje me dozat e Tusipektol
që duhet të merrni dhe shikoni gjithnjë udhëzimet e përshkruara në këtë fletëudhëzues.
Dozimi është:
Të rriturit mbi 18 vjeç: 15 ml shurup, 3 herë në ditë.
Shurupi përdoret 1 – 2 orë pas ushqimit dhe para gjumit.
4
Në qoftë se keni marrë më shumë Tusipektol:
Mos merrni më shumë Tusipektol sesa duhet. Nëse keni marrë më shumë Tusipektol se
sasia e duhur, ju lutemi konsultohuni me mjekun ose shkoni në spital për të marrë
ndihmën e nevojshme.
Në qoftë se keni harruar të merrni Tusipektol:
Në qoftë se harroni të merrni Tusipektol, merrni dozën tuaj sa më shpejt që të kujtoheni
përveç rastit kur ka ardhur koha që të merrni dozën pasardhëse. Përdorni dozat në
kohën e duhur.
4. EFEKTE ANЁSORE TЁ MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, Tusipektol mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston. Efektet anësore të mundshme janë:
- konstipacion, kur përdorimi është i zgjatur dhe me doza të larta;
- nauze dhe të vjella;
- frymëmarrje e vështirësuar;
- eritemë dhe prurit në rastet e mbindjeshmërisë ndaj barit.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju
lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI TUSIPEKTOL
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Tusipektol pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në temperaturë më të ulët se 25°C!
Ruajeni Tusipektol nga dielli dhe nga lagështia!
5
6. INFORMACION I MЁTEJSHЁM
Çfarë përmban Tusipektol:
Lëndët vepruese janë: kodeinë fosfat hemihidrat, benzaldehid, ekstrakt balsam Toluje
dhe ekstrakt timusi.
1 gram shurup përmban: 0.6 mg kodeinë fosfat hemihidrat, 0.08 mg benzaldehid, 40 mg
ekstrakt balsam Toluje dhe 90 mg ekstrakt timusi.
Përbërësit e tjerë janë: glicerinë, sukrozë, etanol 96%, metilhidroksibenzoat (nipaginë)
dhe ujë i pastruar.
Përmbajtja e paketimit
Kuti kartoni që përmban një shishe qelqi të errët me 100 g shurup.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAH) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga ” Myslym Keta “
Tel.Fax: 00355 4 23 62 800
Tiranë – ALBANIA
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Maj 2014.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top