Tussavit 250g Reviewed by Momizat on . Tussavit 250g Shurup kundra kollës Udhëzime për përdoruesin Përbërja:  100 g shurup përmbajnë: 7.53g ekstrakt të lëngut të timusit (1:1) dhe7. 53g ekstrakt të l Tussavit 250g Shurup kundra kollës Udhëzime për përdoruesin Përbërja:  100 g shurup përmbajnë: 7.53g ekstrakt të lëngut të timusit (1:1) dhe7. 53g ekstrakt të l Rating: 0
You Are Here: Home » T » Tussavit 250g

Tussavit 250g

Tussavit 250g

tussavit 250g

Shurup kundra kollës

Udhëzime për përdoruesin

Përbërja: 
100 g shurup përmbajnë: 7.53g ekstrakt të lëngut të timusit (1:1) dhe7. 53g ekstrakt të lëngët të ribvort (1:1), si edhe 47g sukrozë, glicerol, ngjyrues sheqeri, benzoat natnumi,,etanol  96% dhe ujë të purifikuar deri në 100g.

Shurupi përmban 5.3% alkool (për vëllim).

Forma farmaceutike: 
Shurup.

Paketimi 
Shishe me 125g ose 250g.

Kategotia terapeutike dhe mekanizmi i veprimit: 
Tussavit pakëson nevojën për tu kollitur.
Ai favorizon nxjerrjen jashtë të mukusit nga bronket, duke lehtësuar në këtë mënyrë frymëmarrjen dhe përmirësuar gjendjen e përgjithshme.

Ekstrakti i lëngët i timit: (Folium Thymi) dhe i ribvort (Folium Plantaginis) përveç se kanë një veprim mukolitik dhe spazmolitik mbi traktin respirator, gjithashtu ushtrojnë një veprim dezinfektant mbi mukozën e gojës dhe të fytit (faringut).
Ekstrakti i lëngët i timusit ndikon në procesin e shërimit në disa mënyra.
Ai arrin të lëngëzojë mukusin e trashë bronkial, duke lehtësuar në këtë mënyrë kollitjen (veprim ekspektorant).
Ai gjithashtu ka veprim spazmolitik dhe dezinfektant.
Ekstrakti i lëngët i ribvort pakëson nevojën për tu kollitur, e cila është, veçanërisht e shprehur në katarret e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Zotërues i licencës së tregëtimit dhe prodhues: 
Fabrika farmaceutike Montavit Ges.m.b.H. A-6060 Absam /Tirol /Austria.

Indikimet: 
Bar me origjinë bimore, i përshtatshëm  për pakësimin e kollës në katarret e rrugëve respiratore, të ftohurin e zakonshëm dhe infeksioneve të mukozës të gojës dhe faringut.

Kundërindikimet: 
Mbindjeshmëria ndaj përbërësve të barit.
Për shkak te përmbajtjes së lartë të sheqerit Tussaviti nuk është i përshtatshëm të përdoret në të sëmurët diabetikë.
Tussavit përmban rreth 0.2g alkool për çdo lugë çaji dhe për këtë arsye muk duhet të përdoret tek të sëmurët e alkoolizuar.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji 
Tussavit mund të përdoret  gjatë shtatzënisë dhe periudhës se ushqyerjes së fëmijës.

Masa paraprake dhe përkujdesje gjatë përdorimit: 
Në rast se shenjat dhe simptomat nuk largohen ose përmirësimi i pritur nuk ndodh, duhet  të këshilloheni pa vonesë me mjekun.
Ruajeni barin në vende të paarritshme nga fëmijët.

Ndërveprimet: 
Deri tani nuk njihen ndërveprime të rëndësishme me barna të tjerë.

Doza dhe mënyra e përdorimit:

Të rritur: 1- 2 lugë çaji (5 – 10ml) deri 6 herë në ditë.

Fëmijët në moshë shkollore: 1 lugë çaji 3 deri 6 herë në ditë.

Fëmijët më të vegjël: 1 lugë çaji 2 deri 3 herë në ditë

Veprimi i Tussavit është më i fuqishëm kur ai merret të paktën gjysmë ore përpara ushqimit.

Efektet e padëshiruara: 
Në rast se përdoret sipas këshillave nuk vërehen efekte të padëshiruara.
Megjithatë nuk mund të përjashtohet mundësia e shfaqjes së reaksioneve të mbindjeshmërisë.

Koha e përdorimit 
Përpara përdorimit sigurohuni për datën e skadencës.
Tussavit nuk duhet të përdoret pas datës së shënuar në kuti.

Data e rishikimit të fletë-udhëzuesit 
Dhjetor 2002

Për çdo rast dyshimi kërkoni këshillën e mjekut.

Tags: , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top