Ulcedin (tableta, bustina) Reviewed by Momizat on . Ulcedin (tableta, bustina) PËRBËRJA: Çdo tabletë 200mg përmban: Përbërës aktiv: Cimetidinë 200mg; Përbërës jo aktivë: Celulozë mikrokristaline, manitol, amidon Ulcedin (tableta, bustina) PËRBËRJA: Çdo tabletë 200mg përmban: Përbërës aktiv: Cimetidinë 200mg; Përbërës jo aktivë: Celulozë mikrokristaline, manitol, amidon Rating: 0
You Are Here: Home » U » Ulcedin (tableta, bustina)

Ulcedin (tableta, bustina)

Ulcedin (tableta, bustina)

PËRBËRJA:

Çdo tabletë 200mg përmban:
Përbërës aktiv: Cimetidinë 200mg;
Përbërës jo aktivë: Celulozë mikrokristaline, manitol, amidon misri, P.V.P., talk, stearat magnezi, gomë arabike, celulozë acetoftalat, bioksid titani, sakarozë.

Çdo tabletë 400mg përmban:
Përbërës aktiv: Cimetidinë 400mg;
Përbërës jo aktivë: Celulozë mikrokristaline, manitol, amidon misri, P.V.P., talk, stearat magnezi, gomë arabike, celulozë acetoftalat, bioksid titani, sakarozë.

Çdo bustinë me 400mg përmban:
Përbërës aktiv: cimetidinë 400mg;
Përbërës jo aktivë: Karboksimetilcelulozë natriumi, glicirizinat amoniumi, aromë agrumesh, sakarozë.

Çdo tabletë 800mg përmban:
Përbërës aktiv: Cimetidinë 800mg;
Përbërës jo aktivë: Celulozë mikrokristaline, manitol, amidon misri, P.V.P., talk, stearat magnezi, gomë arabike, celulozë acetoftalat, hidroksipropilmetilcelulozë, glikol propiletileni.

Çdo bustinë 800mg përmban:
Përbërës aktiv: cimetidinë 800mg;
Përbërës jo aktivë: Karboksimetilcelulozë natriumi, glicirrizinat amoniumi, aromë agrumesh, sakarozë.

FORMA FARMACEUTIKE
Kuti me 50 tableta me 200 mg Cimetidinë secila.
Kuti me 50 tableta me 400 mg Cimetidinë secila.
Kuti me 50 bustina me 400 mg Cimetidinë secila.
Kuti me 30 tableta me 800 mg Cimetidinë secila.
Kuti me 30 bustina me 800 mg Cimetidinë secila.

KLASA FARMAKOLOGJIKE
Bllokues i receptorëve H2 të histaminës, bar antiulceroz.

PËRDORIMET

Bari indikohet në trajtimin e:

  • ulçerës duodenale,
  • ulçerës gastrike beninje,
  • ulçerës recidivante postkirurgjikale,
  • ezofageitit peptik ose atij nga refluksi,
  • hemorragjitë me origjinë nga ulçerimet ose nga erozionet e mukozës së traktit të sipërm gastrointestinal,
  • sindromës Zollinger-Ellison,
  • për të parandaluar riakutizimet e ulçerës.

Bari mund të përdoret edhe në rastet kur nevojitet një ulje e sekretimit acid të stomakut, si psh, në gastrit kronik hipertrofik apo duodenite që lidhen me hiperaciditetin gastrik.

KUNDËRINDIKIMET
Bari kundërindikohet në rastet me mbindjeshmëri ndaj Cimetidinës.

KUJDESI GJATË PËRDORIMIT
Përpara fillimit të terapisë me Cimetidinë, i sëmuri duhet t’i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve diagnostike të nevojshme për të përcaktuar indikimet terapeutike dhe për të përjashtuar kundërindikimet e mundshme; është veçanërisht e nevojshme të verifikohet mungesa e lezioneve neoplazike të stomakut sepse përmirësimi i simptomave të dhimbjes nga përdorimi i barit mund të vonojë diagnostikimin e saktë klinik.
Veçanërisht gjatë përdorimit afatgjatë të cimetidinës, duhet të ushtrohet një kontroll i rreptë mjeksor mbi efektet terapeutike dhe ato të padëshiruara që mund të shfaqen.
Rishfaqja e simptomave objektive dhe subjektive mund të verifikohen si pas ndalimit të marrjes së barit, ashtu dhe gjatë terapisë afatgjatë me doza të vogla mbajtëse.
Cimetidina mund të jepet edhe në rastet me insufiçiencë renale, por me doza të ulta: në këto raste është i përshtatshëm një dozim 200mg çdo 12 orë.
Cimetidina mund të eliminohet nëpërmejt hemodializës.
Tek femrat, gjatë periudhës së shtatzënisë, apo kur dyshohet që ato të jenë shtatzënë, si dhe gjatë periudhës së ushqyerjes me gji ,bari mund të jepet vetëm në qoftëse është i domosdoshëm dhe nën kontrollin e rreptë mjeksor.

PËRDORIMI I BARIT TEK FËMIJËT
Nuk ka studime mbi përdorimin klinik të cimetidinës tek fëmijët dhe, për këtë arsye, përdorimi i barit në këto mosha duhet të jetë i kufizuar vetëm në rastet kur pakësimi i aciditetit të stomakut është i domosdoshëm.
Dozat e barit në këto mosha mund të jenë nga 20-40mg/kg/24 orë, të ndara në 4 ose më shumë marrje gjatë ditës.

NDËRVEPRIMET ME BARNAT E TJERË
Cimetidina ndërhyn me metabolizmin oksidativ të disa barnave; p.sh ajo mund të zgjasë efektin e varfarinës; kështu tek të sëmurët që janë nën trajtim me antikoagulantë oralë dhe që marrin njëkohësisht cimetidinë është vënë re rritje e kohës së protrombinës. Për këtë arsye, këshillohet që këta të sëmurë të mbahen nën kontroll dhe, në rast nevoje, gjatë trajtimit me cimetidinë të zvogëlohet doza e barit antikoagulant. Në të njëjtën mënyrë, cimetidina mund të zgjasë efektin e fenitoinës, teofilinës, barnave betabllokues dhe diazepamit.
Përthithja e cimetidinës mund të zvogëlohet në rastet kur merret njëkohësisht me barna antiacide.
Në të sëmurët që marrin njëkohësisht cimetidinë dhe antimetabolitë, agjentë alkilantë, apo barna të tjerë që favorizojnë shfaqjen e neutropenisë është vënë re shfaqje e agranulocitozës.

PËRKUJDESJE TË VEÇANTA
Këshillohet të tregohet kujdes në përshkrimin e cimetidinës tek të sëmurët me ndryshime të rikthyeshme të funksionit hepatik meqënëse është vënë re lidhje ndërmjet përdorimit të cimetidinës dhe një dëmtimi të rikthyeshëm të funksionit hepatik. Për pasojë, eliminimi i cimetidinës mund të kompromentohet tek të sëmurët me alterime paraekzistuese të funksionit hepatik.
Në rastet kur gjatë trapisë vihet re konfuzion mendor, përgjumje, apo marrje mendsh duhet të shmanget drejtimi i automjeteve apo çfarëdo aktiviteti tjetër që kërkon vëmendje dhe vigjilencë të ruajtur.

DOZAT DHE MËNYRA E PËRDORIMIT
Doza maksimale ditore e cimetidinës, e dhënë nga goja, është 2 gram.
Doza e zakonshme është një tabletë 200mg, 3 herë në ditë, gjatë vakteve të ngrënies dhe 2 tableta 200mg, ose një tabletë, apo bustinë 400mg, para gjumit.
Ulçera duodenale, gastrike, ulçera recidivante dhe peptike postkirurgjikale:
Doza e zakonshme është 200mg (1 tabletë 200mg), 3 herë në ditë, dhe 400mg (1 tabletë ose bustinë 400mg) para gjumit.
Në rastet me ulçer duodenale është treguar efikas edhe përdorimi i 1 tablete ose qeske 800mg, me një marrje të vetme ditore, në darkë para gjumit, ose përdorimi i 1 tablete ose qeske 400mg në mëngjes dhe darkë para gjumit (gjithsej 800mg në ditë).
Terapia duhet të vazhdohet për të paktën 4 javë, perfshirë edhe rastet kur përmirësimi i simptomave vërehet përpara kohës së përfundimit të terapisë.
Në rast se përgjigjja terapeutike nuk është e mjaftueshme dozat e barit mund të rriten me një tabletë apo bustinë ULCEDIN 400, 3 ose 4 herë në ditë; gjatë vakteve të ushqimit dhe para gjumit.
Ezofageiti peptik ose nga refluksi:
Doza e zakonshme është një tabletë ose bustinë ULCEDIN 400, 4 herë në ditë, gjatë vakteve të ngrënies dhe para gjumit.
Ky trajtim duhet të vazhdojë për 4-8 javë.
Vini re:. Gjatë fillimit të terapisë, në rast të vazhdimit të simptomave të dhimbjes, cimetidina mund të shoqërohet edhe me një bar antiacid.
Hemorragji nga trakti i sipërm gastrointestinal:
Në rast e ulçerimeve, erozioneve, apo në të sëmurët tek të cilët mundësia e shfaqjes së këtyre hemorragjive përbën një rrezik të rëndë (p.sh në rastet me insufiçiencë hepatike) doza e zakonshme është një tabletë ULCEDIN 200 (1 tabletë 200mg) 3 herë në ditë gjatë vakteve të ushqimit dhe një tabletë ose bustinë ULCEDIN 400 para gjumit.
Nuk përjashtohet mundësia që të lindë nevoja e rritjes së dozës në 400mg (1 tabletë ose bustinë 400mg), 4 herë në ditë.
Sindroma Zollinger-Ellison dhe raste të tjera me hiperaciditet gastrik:
Dozat e barit mund të arrijnë deri 400mg (1 tabletë ose bustinë ULCEDIN 400), 4 herë në ditë, dhe një tabletë ose bustinë ULCEDIN 800, ose 2 tableta ULCEDIN 400, para gjumit (2 gram në ditë).
Trajtimi i parandalimit të riakutizimeve:
Në të sëmurët që kanë nevojë për një pakesim afatgjatë të sekretimit të acidit klorhidrik trajtimi mund të vazhdohet më gjatë dhe dozat e barit duhet të rregullohen në varësi të përgjigjjes terapeutike.
Në këto raste, mund të jetë e mjaftueshme një dozë më e vogël e barit, p.sh. 1 tabletë ose bustinë ULCEDIN 400 para gjumit dhe një tabletë ose një bustinë ULCEDIN 400 në mëngjes dhe darkë.
ULCEDIN 200, 400, 800 SKEMA TERAPEUTIKE DITORE
Indikimet
Mëngjes
Drekë
Darkë
Para gjumit

MBIDOZIMI
Në rast mbidozimi duhet të merren masat e nevojshme për eliminimin e sasisë së papërthithur të barit nga trakti gastrointestinal; të mbahet i sëmuri nën kontrollin mjeksor dhe të merren masat terapeutike mbështetëse.

EFEKTET E PADËSHIRUARA
Gjatë marrjes së barit mund të vihen re çrregullime të sistemit nervor qendror (gjendje konfuzioni e rikthyeshme, shenja ekstrapiramidale dhe dhimbje koke), veçanërisht gjatë përdorimit të dozave të larta tek të sëmurët me dëmtim të funksionit hepatik ose moshat e vjetra.
Tek disa të sëmurë, janë shfaqur ethe, diarre, dhimbje muskulare, artralgji (dhimbje kyçesh), marrje mendsh, rash (shpërthime) në lëkurë me natyrë alergjike, bradikardi, ekstrasistola atriale dhe ventrikulare dhe fibrilacion ventrikular (të gjitha këto janë çrregullime të rralla që vihen re pas dhënies i.v. të cimetidinës); gjithashtu janë shfaqur raste me nefrit intersticial, si dhe çrregullime të rralla të funksionit hepatik, hepatit kolestatik dhe pankreatit.
Mund të shfaqen çrregullime të sferës seksuale (ulje e libidos dhe impotencë) dhe gjinekomasti.
Rrallëherë janë raportuar raste me alopeci të rikthyeshme.
Në disa raste, janë raportuar rritje të vogla të nivelit të kreatininës dhe transaminazave, që zakonisht normalizohen gjatë kohës së trajtimit, neutropeni dhe leukopeni kalimtare, si dhe pak raste me trombocitopeni dhe anemi aplastike.
Në rast të shfaqjes së çfarëdo efekti të padëshiruar duhet të njoftohet mjeku kurues ose farmacisti.

Qëndrueshmëria e produktit:
36 muaj.

Skadimi:
Të shihet afati i skadimit i shënuar në pjesën e jashtme të kutisë.

Kujdes:
Bari nuk duhet të përdoret pas kalimit të afatit të skadimit të treguar në kutinë e tij.
Bari duhet të mbahet larg fëmijëve.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top