Ulcodin 150mg (tableta) Reviewed by Momizat on . Ulcodin 150mg (tableta) Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim. Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta l Ulcodin 150mg (tableta) Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim. Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta l Rating: 0
You Are Here: Home » U » Ulcodin 150mg (tableta)

Ulcodin 150mg (tableta)

Ulcodin 150mg (tableta)

Ulcodin 150mg

Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta lexoni përsëri më vonë.
  • Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ju lutemi drejtohuni te mjeku juaj ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkruar personalisht për ju dhe ju nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ky mund tu bëjë keq atyre edhe nëse kanë të njejtat simptoma me tuajat.

Përmbajtja e fletudhëzimit:

  1. Çfarë është ULCODIN dhe për çfarë përdoret
  2. Para se ta merni ULCODIN-ën
  3. Si të merret ULCODIN-a
  4. Efektet e mundshme të padëshiruara
  5. Ruajtja e ULCODIN-ës

Përbërja:

Substanca aktive është ranitidina.

Substancat ndihmëse: amidon misri, natrium glikolat amidoni, stearat magnezi, hidroksipropil celulozë, titan dioksid (E 171).

1. ÇFARË ËSHTË ULCODIN DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
Çdo tabletë përmban 150 mg ranitidinë (në formë të ranitidin hidrokloridit 168 mg).

Paketimi
Kuti me 20 tableta prej 150 mg.

Si vepron Ulcodin-a?
Ulcodin (ranitidin) është preparat antiulçeroz nga grupi i bllokatorëve specifikë  selektivë i receptorëve – H2 histaminikë. Inhibon sekretimin e acidit të stomakut, që është i shoqëruar edhe me zvogëlim të dukshëm të koncentrimeve të pepsinës. Njëlloj bllokon edhe sekretimin bazal (ditor dhe të mbrëmjes) dhe sekretimin stimulativ (me ushqim).

Kur përdoret Ulcodin-a?

Meqenëse ky bar redukton sasinë e aciditetit në stomak indikacionet e përdorimit të tij janë:
- për trajtimin e ulçerës në stomak dhe në duoden;
- për çrrënjosjen e Helicobacter pylori së bashku me antimikrobik
- për parandalimin e ulçerës nga shfrytëzimi i antireumatikëve josteroid
- për parandalimin e gjakosjes nga ulçera
- për trajtimin e Sindromit Zollinger – Ellison dhe refluksit gastroezofageal;
- për trajtimin e problemeve të shkaktuara nga hiperaciditeti i stomakut
- para operacioneve kirurgjike për parandalimin e vjelljeve të masave acidike dhe aspirimin e tyre.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TA MERRNI ULCODIN-ën?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera..

Kur nuk duhet të përdorni ULCODIN-ën:
- nëse keni pasë reaksione alergjike më parë në këtë bar ose në përbërësit e këtij bari.

Kujdes special me ULCODIN:
- te sëmundjet e veshkave
- te sëmundjet e mëlçisë
- te sëmundja e porfirisë
- te problemet tjera me stomak (tumoret)
ULCODIN-a nuk rekomandohet te fëmijët, sepse përvoja me këtë bar në këtë moshë është e pamjaftueshme.

Përdorimi i ULCODIN-ës me ushqime dhe pije
ULCODIN-a mund të merret me ushqim ose pa te. Gjatë terapisë me ULCODIN ju nuk duhet të merrni pije alkoolike dhe duhet ta shmangëni pirjen e duhanit.
Te të sëmurit me histori të porfirisë akute, përdorimi i Ulcodin-ës mund të shkaktojë rritje akute të sëmundjes. Ranitidina do të duhej të shmanget te këta të sëmurë.
Trajtimi me antagonistë H2 – histaminikë mund të maskojë simptomat e karcinomës së stomakut dhe mund të vonojë vendosjen e diagnozës. Për këtë  arsye duhet të eliminohet mundësia e karcinomës së stomakut dhe pastaj të fillohet trajtimi me ranitidinë.
Bradikardia që lidhet me dhënien e shpejtë të Ulcodinës është raportuar rrallë, zakonisht te të sëmurët që kanë predispozita për çrregullim të ritmit të zemrës.
Shkalla e shpejtësisë së administrimit nuk duhet të tejkalohet.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Para se të merrni çfardo bari pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.
Gjatë kohës së shtatzënisë, ulcodin mund të përdoret vetëm kur është e domosdoshme, gjithashtu edhe gjatë kohës së gjidhënies, pasi sekretohet në qumështin e nënës.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Nuk ka efekt në aftësitë psikofizike.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Ju duhet t’i tregoni mjekut tuaj për barnat tjera që jeni duke i marrë, si ato me përshkrim të mjekut po ashtu edhe ato që i merrni pa recetë të mjekut.
Kjo do të thotë se ranitidina nuk i rrit veprimet e barnave tjera të cilat inaktivizohen me këto enzima: antikoagulantët, fenitoina, benzodiazepinat, beta bllokatorët, ketokonazoli dhe teofilina.
Ranitidina e rrit koncentrimin plazmatik të nifedipinës dhe nitrendipinës.
Etanoli: në hulumtimet klinike është gjetur rritje sinjifikante e koncentrimit të alkoolit te të sëmurët të cilët njëkohësisht kanë marrur alkool dhe ranitidinë.

3. SI TË PËRDORET ULCODIN-A
Nëse ju keni përshtypje se veprimi i Ulcodin-ës është tepër i fortë ose i dobët, bisedoni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Gjithmonë metforminën merreni në bazë të udhzimeve të mjekut tuaj. Nëse keni ndonjë dilemë kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Ju nuk duhet të merrni më tepër tableta ose më shpesh sesa që ju ka rekomanduar mjeku juaj.

Të rriturit:
Dozimi i zakonshëm i ULCODIN-ës është një tabletë në mëngjes dhe një tabletë në mbrëmje.
Trajtimi i ulcerës duodenale: 150 mg 2 herë në ditë, ose 300 mg një herë në ditë para gjumit. Nuk është e nevojshme që dozimi të përshtatet me racionin  ushqimor. Në shumicën e rasteve te kjo sëmundje mbyllja e ulçerës shfaqet për 4 javë, ndërsa mbyllja e plotë zakonisht bëhet për 4 javët e ardhshme te ata që nuk reagojnë në 4 javët e para..
Parandalimi i ulçerës duodenale: 150 mg para gjumit.
Ulçera si pasojë e terapisë me NSAID ose e lidhur me vazhdimin e terapisë me NSAID: mund të jetë i nevojshëm trajtimi për 8 javë.
Parandalimi i ulçerës duodenale që lidhet me terapinë me NSAID: 150 mg dy herë në ditë e cila mund të merret krahas terapisë me NSAID.
Te ulçera duodenale, 300 mg dy herë në ditë për 4 javë është më e suksesshme sesa trajtimi për 4 javë me 150 mg ranitidine dy herë në ditë ose 300 mg gjatë natës. Rritja e dozës nuk ka qenë e lidhur edhe me rritjen e incidencës së shfaqjes së efekteve anësore.
Ulçera duodenale në lidhmëri me infeksionin me Helicobacter pylori: për ulçerën duodenale në lidhmëri me infeksionin me Helicobacter pylori, merret ranitidina 300 mg gjatë natës ose 150 mg dy herë në ditë së bashku me amoksicillin 750 mg tri herë në ditë dhe metronidazol 500 mg tri herë në ditë për 2 javë. Terapia me ranitidin duhet të vazhdohet edhe 2 javë të tjera. Kjo mënyrë e trajtimit e parandalon në masë të madhe rikthimin e ulçerës duodenale.
Rekomandohet doza mbajtëse 50 mg gjatë natës te pacientët të cilët kanë reaguar në terapinë për kohë të shkurtër, veçanërisht te ata që kanë pasur rikthim të ulçerës.
Refluksi gastro-ezofageal: heqja e simptomave te sëmundja e refluksit gastro-ezofageal. Rekomandohet doza 150 mg dy herë në ditë për 2 javë dhe kjo duhet të përsëritet te pacientët që nuk kanë pasur reagim adekuat në terapinë fillestare.
Refluksi ezofageal: Rekomandohet doza 150 mg dy herë në ditë ose 300 mg gjatë natës për 8 deri në 12 javë nëse është e nevojshme.
Te pacientët me ezofagit mesatar dhe të rëndë, dozimi me ranitidin mund të rritet në 150 mg 4 herë në ditë deri në 12 javë. Rritja e dozës nuk lidhet edhe me rritjen e incidencës së  efekteve të padëshiruara.
Ezofagiti i shëruar: për trajtim të gjatë, rekomandohet doza 150 mg dy herë në ditë. Sindromi Zollinger-Ellison: doza fillestare për sindromin  Zollinger-Ellison është 150 mg tri herë në ditë, dhe nëse është e nevojshme mund të ngritet. Doza deri në 6 g në ditë është toleruar mirë.
Epizodat e dispepsisë kronike: dozimi standard është 150 mg dy herë në ditë deri në 6 javë. Nëse nuk ka përgjigje të mirë ose relaps të sëmundjes rekomandohen hulumtimet e mëtejme.
Profilaksia e sindromit të aspirimit të acidit:
50 mg dy orë para anestezionit, dhe preferohet edhe 150 mg një natë më parë. Mund të jepet edhe injeksion. Te pacientet para lindjes merren nga 150 mg çdo 6 orë, mirëpo nëse është i nevojshëm anestezia e përgjithshme rekomandohen antiacid (p.sh. natrium citrat) të cilët mund të merren si shtesë.
Insufiçienca renale
Te insufiçienca e rëndë mund të shfaqet akumulimi i ranitidinës dhe ngritja e koncentrimit. Rekomandohet që te këta pacientë doza e ditore e ranitidinës të jetë 150 mg gjatë natës për  4-8 javë, si edhe si dozë mbajtëse, nëse është e nevojshme. Nëse edhe pas trajtimit nuk mbyllet ulçera, duhet të vazhdohet me dozën ditore 150 mg dy herë në ditë.
Nëse ju keni përshtypjen se efekti i ULCODIN-ës është i forte ose i dobët, informoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Nëse keni marrë më tepër Ulcodin sesa që nevoitet:
Nëse ju keni marrë më tepër Ulcodin sesa duhet, ju duhet që pa vonesë të kërkoni ndihmen e mjekut tuaj ose farmacistit. Me vete duhet të keni edhe barin apo paketimin e tij.
Ranitidina është mjaft specifike në veprim dhe në pajtim me këte nuk priten probleme të veçanta në rast të mbidozimit me këtë bar. Në këtë rast duhet të jepet terapi mbështetëse.
Simptomat e mbidozimit janë: vështirësi në hecje, marramendje e rëndë

Nëse keni harruar të merrni ndonjë dozë Ulcodin:
Mos e dyfishoni dozën.
Merreni ate sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për dozën tjetër, merreni ate sipas radhës dhe mos e merrni dozën e harruar.

4. EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUARA
Si edhe të gjitha barnat e tjera, te disa të sëmurë edhe Ulcodin -a mund të jap efekete të padëshiruara.
Nëse te ju zhvillohen këto simptoma ju menjëherë duhet ta informoni mjekun tuaj: reaksione alergjike (tash, kruarje, enjtjemarramendje e rëndë, vështirësi në frymëmarrje), gjakosje të pazakonshme, mavijosje ose dobësi, çrregullim i ritmit të zemrës, inflamacion i mëlçisë (zverdhja e lëkurës ose e syve, ngjyrimi i urinës). Të gjitha këto janë efekte të padëshirueshme serioze, por të cilat janë mjaft të rralla.
Informojeni mjekun tuaj nëse keni: kokëdhembje, nauze, vjellje, diare, opstipacion, dhembje abdominale, marramendje. Këto janë efekte të padëshiruara më pak serioze.
Nëse ju hasni çfardo efekti të padëshiruar i cili nuk është përmendur në këtë fletëudhëzim, ju lutemi që menjëherë ta njoftoni mjekun tuaj ose farmacistin.

5. RUAJTJA E ULCODIN-ËS

Mbajeni larg fëmijëve!
Të ruhet në temperaturë nën 25°C.
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të shfrytëzimit të shtypur në pako.

Mënyra e marrjes së barit
Të merret vetëm me recetë të mjekut.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top