Uralyt U (granulat) Reviewed by Momizat on . Uralyt U (granulat) Lënda vepruese Kalium natrium hidrogjen citrat (6:6:3:5) Indikacionet Uralyt-U është një citrat alkalin që përdoret për mjekimin e urolitiaz Uralyt U (granulat) Lënda vepruese Kalium natrium hidrogjen citrat (6:6:3:5) Indikacionet Uralyt-U është një citrat alkalin që përdoret për mjekimin e urolitiaz Rating: 0
You Are Here: Home » U » Uralyt U (granulat)

Uralyt U (granulat)

Uralyt U (granulat)

Uralyt U

Lënda vepruese
Kalium natrium hidrogjen citrat (6:6:3:5)

Indikacionet

Uralyt-U është një citrat alkalin që përdoret për mjekimin e urolitiazës.
Indikikacionet:

-    tretje e gurëve të acidit urik;
-    metafilaksi (parandalim i përsëritjes) i gurëve që përmbajnë kalcium dhe gurëve me acid uric, po ashtu edhe të gurëve me përbërje të përzierë me oksalat kalciumi / acid urik ose oksalat kalciumi / fosfat kalciumi.

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit
a) Për tretje dhe për të parandaluar ripërsëritjen e gurëve të acidit urik:
Cila është doza e Uralyt-U që duhet të përdorni dhe sa shpesh duhet ta përdorni Uralyt-U?
Merrni 4 lugë matëse (= 10 g granula) në ditë të ndara në tre doza, pas vakteve.
Merrni 1 lugë matëse çdo mëngjes, 1 lugë matëse në drekë, dhe 2 lugë matëse çdo mbrëmje pas vakteve.
- pH i urinës së freskët duhet të jetë brenda intervalit si në vazhdim:
- gurët e acidit urik: pH 6.2 – pH 6.8.
Në qoftë se leximi i pH është më poshte se intervali i rekomanduar, doza ditore duhet të shtohet me një gjysëm luge matëse në mbrëmje. Në qoftë se leximi i pH është më lart se intervali i rekomanduar, doza ditore duhet të pakësohet me një gjysëm luge matëse në mbrëmje.
Doza e saktë mund të përcaktohet, kur pH i urinës së freskët, përpara marrjes së dozës së Uralyt-U, të jetë brenda intervalit të rekomanduar.
Për parandalimin e ripërsëritjes së gurëve të acidit urik, janë të këshillueshme kontrolle të rregullta të pH të urinës.
b) Për të parandaluar ripërsëritjen e gurëve që përmbajnë kalcium:
Cila është doza e Uralyt-U që duhet të përdorni dhe sa shpesh duhet ta përdorni Uralyt-U?
Doza ditore duhet të jetë 2 – 3 lugë matëse (= 5 g – 7.5 g granula) dhe duhet të merren si një dozë e vetme në mbrëmje. Në qoftë se leximi i pH është shumë i ulët, 3 – 4.5 luge matëse (= 7.5 – 11.25 g granula) duhet të merren në 2 – 3 doza të ndara gjatë ditës, pas vakteve.
Si qëllim duhet të jetë leximi i pH të urinës 7.0. pH nuk duhet të jetë më i ulët se 6.2 dhe nuk duhet të ngrihet mbi 7.4.
Nivelet e citratit dhe/ose leximi i pH të urinës duhet të kontrollohet rregullisht duhet të përshtatet në mënyrën e duhur doza individuale (shiko më sipër).

Mënyra e administrimit
Granulat duhet të treten në një gotë uji, e cila duhet të pihet më pas.
Matja e pH të urinës:
Menjëherë përpara se të administroni secilën dozë, merrni një fletë test të letrës indikatore që përmbahet në këtë paketim dhe lageni me urinë të freskët duke përdorur morsetë të përfshirë gjithashtu në këtë paketim. Tani krahasoni fletën e lagur me diagramën e ngjyrave dhe lexoni vlerën e pH të paraqitur poshtë ngjyrës së cilës i përgjigjet.
Leximi i pH dhe numri i lugëve matëse të granulave që ju keni marrë duhet të regjistrohen në kalendarin e kontrollit. – Ju duhet të mbani kalendarin e kontrollit me vete sa herë që të vizitoheni tek mjeku.

Kundërindikacionet
Në qoftë se keni mbindjeshmëri (jeni alergjik) ndaj ndonjë përbërësi të Uralyt-U

Efektet anësore dhe masat që duhen të ndërmerren
Zakonisht jep dhimbje të lehta gastrike ose abdominale.
Në raste të rralla mund të shfaqet diarre ose nauze.

Efektet anësore të tjera të mundshme
Agjenti ngjyrues i verdhë portokalli S (E110) mund të provokojë reaksione alergjike.

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top