Urodene (kapsula) Reviewed by Momizat on . Urodene (kapsula) Acid Pipemidic 20 kapsula 400 mg. Acidi Pipemidik është antibiotik sintetik i ri, i përafërt në strukturë me acidin piromidik dhe acidin nalid Urodene (kapsula) Acid Pipemidic 20 kapsula 400 mg. Acidi Pipemidik është antibiotik sintetik i ri, i përafërt në strukturë me acidin piromidik dhe acidin nalid Rating: 0
You Are Here: Home » U » Urodene (kapsula)

Urodene (kapsula)

Urodene (kapsula)

urodene

Acid Pipemidic 20 kapsula 400 mg.
Acidi Pipemidik është antibiotik sintetik i ri, i përafërt në strukturë me acidin piromidik dhe acidin nalidiksik por më i fuqishëm se ata.
Dy herë në ditë nga një kapsulë 400 mg.

Mënyra e veprimit
Kapsulat 20 mg për përdorim oral, veprojne duke bllokuar replikimin e ADN-se nëpërmjet inhibimit të enzimës topoizomeraz IV. Acidi Pipemidik mund të hyjë në qelizë lehtësisht nëpërmjet porinave prandaj ai është vrasësi kryesor i patogjeneve.

Indikacionet
Infeksionet e rrugëve urinare si:

  • Cistit;
  • Pielit;
  • Cistopielit;
  • Pielonefrit;
  • Uretrit.

Kundërindikacionet
Hipersensibilitet ndaj acidit pipemidik ose përbërësve të tjerë të preparatit.
Të mos përdoret tek të vegjlit. Është gjithashtu i kundërindikuar tek gratë shtatëzëna dhe gjatë periudhës së gjidhënies. Në përgjithësi acidi pipemidik tolerohet mirë nga organizmi prandaj edhe efektet anësore janë të rralla.

Për tu patur në konsideratë
Në rastin e terapisë me Uroden, është mirë të evitohet ekspozimi në diell dhe përdorimi i bërjes solar për arsye të rrezikut të shfaqjes së fotosensibilitetit me pasojë dermatitin buloz. Urodeni mund të përshkruhet në rastet e insufiçiencës renale, por në rastet e rënda (filtrimi glomerular më pak se 10 ml/min) përqëndrimet urinare mund të jenë të pamjaftueshme.

Ndërveprimet
Duhet patur kujdes përdorimi i njëkohshëm me eritromicinën pasi mund të çojë në shfaqjen e purpurës trombocitopenike. Nderveprimi me Kafeinen, Teofilinen, Anti-inflamatoret jo-Steroid dhe Kortikosteroided duhet të merret në konsideratë.

Doza dhe mënyra e përdorimit
Të mos përdoret të fëmijët. Një kapsulë dy herë në ditë, në distancë 12 orë nga njëra tjetra, preferohet të merret pas ushqimit.Për të evituar rishfaqjen e infeksioneve këshillohet që trajtimi me Uroden të vazhdojë për të paktën 10 ditë.
Në rastet e infeksioneve kronike ose recidivuese, Uroden-i mund të përdoret edhe për periudha më të gjata kohe.

Efektet e padëshiruara
Shfaqja e nauzea dhe dhimbjeve të stomakut nuk duhet të na bëjë të ndërpresim mjekimin por ai të merret me stomakun plot.
Më rrallë mund të kemi erozione kutane të tipit ekzantematoz ose urtikaroid.
Akoma më rrallë, në pacientë të moshuar, mund të shfaqen manifestime neurosensoriale ose psikike me vertigo dhe çrregullime ekuilibri.

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top