Urosan (kapsula) Reviewed by Momizat on . Urosan (kapsula) PËRBËRJA Çdo kapsulë përmban: - Përbërës aktiv: Acid pipemidik [acid (8-etil-5-piperazil-1-)-2-dihidro 5,8-pirimido(2,3-d)-pirimidin-6-karboksi Urosan (kapsula) PËRBËRJA Çdo kapsulë përmban: - Përbërës aktiv: Acid pipemidik [acid (8-etil-5-piperazil-1-)-2-dihidro 5,8-pirimido(2,3-d)-pirimidin-6-karboksi Rating: 0
You Are Here: Home » U » Urosan (kapsula)

Urosan (kapsula)

Urosan (kapsula)

Urosan

PËRBËRJA
Çdo kapsulë përmban:
- Përbërës aktiv: Acid pipemidik [acid (8-etil-5-piperazil-1-)-2-dihidro 5,8-pirimido(2,3-d)-pirimidin-6-karboksilik] 400 mg.
- Përbërës shtesë: Karboksimetilamid natriumi, talk, stearat magnezi, amidon.
Përbërës të kapsulës: Oksid hekuri i verdhë, dioksid titani, xhelatinë me 14% ujë.

FORMA FARMACEUTIKE
20 kapsula nga 400 mg.

KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE
Antiseptik dhe antimikrobial i rrugëve urinare.

PËRDORIMET
Përdoret për trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare (cistit, pielit, cistopielit, pielonefrit, uretrit etj.), të shkaktuar nga mikroorganizma të ndjeshëm ndaj acidit pipemidik.

KUNDËRINDIKIMET DHE PËRKUJDESJET GJATË PËRDORIMIT
Nuk duhet përdorur në rast mbindjeshmërie individuale të njohur ndaj tij.
Nuk duhet përdorur tek fëmijët.
Këshillohet të shmanget qëndrimi në diell dhe përdorimi i llampave me rreze ultraviolet gjatë kohës së trajtimit me këtë bar, për shkak të rritjes së mundëshme të ndjeshmërisë ndaj dritës.
UROSAN mund të përdoret gjatë pamjaftueshmërisë së veshkës, por në rastet e rënda (klirensi glomerular nën 10 ml/min) përqëndrimet e arritura në urinë mund të jenë të pamjaftueshme për arritjen e efektit.

PARALAJMËRIME
Të përdoret vetëm tek të rriturit.
Të përdoret nën kontrollin e drejtpërdrejtë të mjekut.
Tek shtatzënat mund të përdoret vetëm nëse është i domosdoshëm dhe vetëm nën kontrollin e mjekut.

DOZIMI, MËNYRA DHE KOHA E PËRDORIMIT
Këshillohet një dozë prej 400 mg, dy herë në ditë, me një interval kohore prej 12 orësh, mundësisht pas ushqimit.
Si për të gjithë mjekimet e infeksioneve të rrugëve urinare, për të shmangur ripërsëritjen e infeksionit mjekimi me UROSAN duhet vazhduar për të paktën 10 ditë.
Në rast të infeksioneve kronike apo të përsëritura mjekimi me UROSAN mund të vazhdohet edhe për një kohë të gjatë, pa paraqitur problem.

EFEKTET E PADËSHIRUARA
Efektet e padëshiruara në traktin tretës, që kryesisht shfaqen me të përziera dhe dhimbje stomaku, në raste shumë të rralla kërkojnë ndërprerjen e mjekimit. Ato shfaqen në më pak se 2% të pacientëve dhe mund të parandalohen duke e përdorur barin gjatë ose pas ushqimit.
Në më pak se 0.2% të rasteve janë shfaqur reaksione alergjike të lëkurës, si ekzantema dhe urtikarie.
Janë raportuar disa raste, shumë të rralla, të fotosensibilizimit (rritjes së ndjeshmërisë ndaj dritës) dhe një rast me dermatit buloz.
Shfaqjet e mundëshme në sferën ndjesore dhe psikike janë të jashtëzakonshme dhe mund të paraqiten me marrje mendsh dhe çrregullime të ekuilibrit tek të moshuarit.
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në rast se shfaqen efekte të padëshiruara që nuk janë përmendur në këtë fletë udhëzuese.
Kujdes: bari nuk duhet përdorur pas kalimit të datës së skadencës, të shënuar në kuti.

Bari të mbahet në vende që nuk mund të arrihen nga fëmijët.

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top