Urostad Reviewed by Momizat on . UROSTAD Përbërës aktiv: hydrochloride tamsulosin   FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin. Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se t UROSTAD Përbërës aktiv: hydrochloride tamsulosin   FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin. Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se t Rating: 0
You Are Here: Home » U » Urostad

Urostad

UROSTAD
Përbërës aktiv:
hydrochloride tamsulosin

urostad

 

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin.
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë edhe pse mund të kenë të njejtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëpalosje:

  1. Çfarë është UROSTAD dhe për çfarë përdoret?
  2. Para se të merrni UROSTAD
  3. Si ta merrni UROSTAD
  4. Efektet e mundshme anësore
  5. Si të ruani UROSTAD

Një kapsulë e modifikuar përmban 0.4 mg hydrochloridet tamsulosin si përbërës aktiv.
Përbërësit e tjerë janë: celulozë mikrocristaline, acid methacrylic, kopolimer ethyl acrylate ( 1:1 ), polysorbate 80, sodium laurilsullate, triethyl citrate dhe pudër.
Përbërësit e kapsulës janë: xhelatinë, vjollcë carmine ( E 132 ), dioksid titaniumi ( E 171 ), oksid hekuri i verdhë ( 172 ), oksid hekuri i kuq ( E 172 ), oksid hekuri i zi ( E 172 ) dhe bojë ( oksid hekuri i zi E 172, shkëlqyes dhe propylene glycol ).
Kapsulat e modifikuara UROSTAD janë në paketimin blister apo në kuti prej 20 kapsulash të modifikuara.

1. ÇFARË ËSHTË UROSTAD DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Kapsulat e modifikuara UROSTAD përdoren për trajtimin e simptomave të urinimit të shkaktuara nga hiperplazia beninje e prostates ( BPH — prostatë e zmadhuar ).
Përbërësi aktiv i kapsulës i ashtuquajtur bllokuesi – alpham redukton kontraktimin e muskujve në prostatë dhe ureter.
Kjo lehtëson rrjedhjen e urinës përmes uretrës dhe ndihmon urinimin.

2. PARA SE TË MERRNI UROSTAD
Mos merrni UROSTAD:

  • Nëse jeni tepër i ndjeshëm ( alergjik ) ndaj hydrochloride tamsulosin ose nga një prej komponentëve të tjerë të produktit.
  • Hipersensitiviteti ose alergjitë ndaj hydrochloride tamsulosin mund të shprehen si ënjtje e papritur e duarve apo këmbëve, vështirësi në frymëmarrje dhe / ose kruarje ,skuqje ( angioedema ).
  • Nëse keni marramendje ose gjëndje të fikti të shkaktuar nga presioni i ulur i gjakut ( p.sh papritur kur jeni ulur ose jeni në këmbë ).
  • Nëse keni pasur probleme të rënda të mëlçisë.

Kini  kujdes te veçantë me UROSTAD:

  • Nëse keni pasur probleme serioze me veshkat.
  • Nëse keni marramendje ose gjëndje të fikti gjatë përdorimit të tamsulosin, ju lutemi qëndroni ulur ose shtrirë derisa simptomat të zhduken.
  • Nëse ju shfaqet ënjtje e papritur e duarve apo këmbëve, vështirësi në frymëmarrje dhe / ose kruarje, skuqje, të shkaktuara nga një reaksion alergjik ( angioedemë ) gjatë përdorimit të UROSTAD.

Ju lutemi të konsultoheni me mjekun tuaj, nëse keni patur ndonjë nga këto simptoma në të kaluarën.

Marrja e medikamentit UROSTAD:
Tamsulosin duhet të merret pas vaktit të parë të ditës.
Administrimi UROSTAD esëll mund të rrisë numrin e efekteve anësore apo të përkeqësojë një efekt anësor.

Shtatzënia dhe gjidhënia:
UROSTAD përdoret vetem për meshkujt.

Efektet e barit në aftësinë për të drejtuar automjetin ose në përdorimin e makinerive:
Deri tani, nuk ka asnjë dëshmi se tamsulosin ndikon në aftësinë për të drejtuar automjetin ose në përdorimin e makinave.
Pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm se mund të kenë marramendje.

Administrimi i UROSTAD me medikamente të tjera:
UROSTAD mund të ulë presionin e gjakut kur merret me alfa-bllokues të tjerë.
Diclofenac ( një qetësues dhimbjesh, anti inflamator ) dhe Warfarin ( përdoret për të parandaluar mpiksjen e gjakut ) mund të kenë një ndikim në mënyrën se si UROSTAD largohet nga trupi.
Duhet të keni parasysh se kjo vlen edhe për produktet që keni përdorur para disa kohësh ose mund të përdorni në të ardhmen.
lnformoni mjekun apo farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit, ndonjë bar tjetër edhe pa recetë.

3. SI TA MERRNI UROSTAD
Merreni UROSTAD siç ju ka udhëzuar mjeku.
Ju duhet të këshilloheni me mjekun ose farmacistin tuaj, nëse jeni të pasigurt.
Doza e zakonshme është një kapsulë në ditë pas vaktit të parë të ditës.
Kapsula duhet të merret në këmbë ose ulur ( jo shtrirë ) dhe duhet të gëlltitet e gjitha me një gotë ujë.
Kapsula nuk duhet të jetë e copëtuar.
Mjeku ka përshkruar një dozë të përshtatshme për ju dhe sëmundjen tuaj, dhe ka specifikuar kohëzgjatjen e trajtimit.
Doza nuk duhet të ndryshohet në mënyrë të pavarur.
Nëse keni përshtypjen se efekti i tamsulosës është shumë i fortë ose shumë i dobët, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Mbidozimi:
Nëse ju merrni UROSTAD më shumë se duhet, konsultohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj.

Nëse harroni të merrni UROSTAD:
Nëse keni harruar të merrni UROSTAD pas vaktit të parë të ditës, ajo mund të merret më vonë në të njëjtën ditë pas ushqimit.
Nëse keni harruar të merrni barin për një ditë, vazhdoni të merrni kapsulën tuaj të përditshme, sipas përshkrimit.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të zëvendësuar dozën e humbur.

4. EFEKTET E MUNDSHME ANËSORE
Ashtu si çdo bar UROSTAD mund të shkaktojë efekte anësore:

Të zakonshme ( më shumë se 1 në 100 dhe me pak se 1 në 10 pacientë ):
marrje mendsh.

Jo të zakonshme ( më shumë se 1 në 1000, por më pak se 1 në 100 pacientë ):
dhimbje koke, rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës, marrje mendsh sidomos kur jeni ulur ose në këmbë, ftohje, kapsllëk, diarre, nauze, të vjella, rash, kruajtje, ejakulim anormal, dobësi.

Të rralla ( më shumë se një në 10.000, por më pak se një në 1.000 pacientë ):
të fikët, ënjtje e duarve apo e këmbëve, vështirësi në frymëmarrje dhe / ose kruarje, skuqje ( angioedemë ).

Shumë të rralla ( më pak se 1 në 10.000 raste ):
dhimbje, ereksion të zgjatur të padëshiruar ( priapism ).
Në disa pacientë, janë vërejtur komplikime ( Sindromi i irisit dembel intraoperativ ) në lidhje me operacionet e kataraktës.
Nëse vëreni ndonjë efekt anësor të përmendura në këtë fletëudhezues, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. RUAJTJA DHE JETËGJATËSIA
Mbajeni UROSTAD larg fëmijëve.
Gjendet në paketim origjinal.
Mbajeni kutinë të mbyllur fort.
Përdoreni sipas datës së skadencës.
Data e skadencës ( exp. ) është e shtypur paketim e kutisë, blister dhe në paketimin e jashtëm.
Mos i merrni kapsulat pas kësaj date.                               STADA

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top