Vagostabyl (tableta) Reviewed by Momizat on . Vagostabyl (tableta) Është një integrator natyral me bazë ekstrakti nga lule murrizi, bar blete, calcium e magnez. Përdorja e Vagostabyl është e nevojshme në ra Vagostabyl (tableta) Është një integrator natyral me bazë ekstrakti nga lule murrizi, bar blete, calcium e magnez. Përdorja e Vagostabyl është e nevojshme në ra Rating: 0
You Are Here: Home » V » Vagostabyl (tableta)

Vagostabyl (tableta)

Vagostabyl (tableta)
vagostabyl
Është një integrator natyral me bazë ekstrakti nga lule murrizi, bar blete, calcium e magnez.
Përdorja e Vagostabyl është e nevojshme në rastet kur është prezent stresi, tensioni muskular, iritimi dhe nervozismi.
Rekomandohet gjithashtu për gjëndje ankthi para udhëtimit me avion.

Përdoret në:
- Agjitim;
- Palpitacion;
- Pagjumesi
- Nervozizëm
- Ndjenje e presionit në gjoks
- Rregullues i ritmit kardiak
- Ankth

Avantazhet e murrizit
Murrizi në sajë të veprimit energjik të komponentëve të saj, ka aftësi qetësuese dhe relaksuese të muskulaturës dhe stabilizimit fiziologjik të transmetimit nervor.
Avantazhet e melisës (barit të bletës)
Ekstrakti i Melisës ka shumë efekt në qetësimin dhe relaksimin e pacientit në fazën fillestare të gjumit. Melisa gjithashtu qetëson dhimbjet spaltike të traktit tretës (digjestiv).
Avantazhet e magneziumit
Magnezi është një element fondamental në mbajtjen dhe funksionimin normal të funksionit neuromuskular dhe cirkolator të gjakut.
Magnezi në fakt luan një rol primar në mbajtjen e funksionimin efikas të mekanizmit të prodhimit të energjisë në qelizë, që reflektohet me një ulje të tensionit muskular që shpesh shoqërohet me krampe.
Një rol të rëndësishëm magnezi luan edhe në funksionimin e rregullt të rrahjeve të zemrës dhe për më tepër në korrigjimin e funksionimit të sistemit kardiovaskular.
Administrimi i magnezit ndihmon gjithashtu organizmin për të kaluar sa më lehtë stresin, tensionin muskular, axhitimin si dhe depresionin në kushtet ku është prezent mungesa e tij.
Vagostabyl ndikon në ekuilibrimin neuromuscular duke theksuar efektin relaksues dhe antiastenik.
Calcium
E pasur me Calcium dhe me kripëra minerale për një organizëm më të fortë.

Dozimi
Të rriturit:

Në rastet kur pacienti ka palpitacione merret 2 tableta 1-3 herë në ditë para ushqimit për periudhë 1 mujore.
Në rastin e pagjumësisë përdoret:
2 tableta në drekë
2 tableta para gjumit në darkë.
Për fëmijët mbi 6 vjeç: 1 tabletë në dreke, 1 tabletë para gjumit në darkë.

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top