VALERIANA NOVA ARGENTIA 50 mg Reviewed by Momizat on . VALERIANA NOVA ARGENTIA 50 mg tableta të veshura KATEGORIA FARMACEUTOTERAPEUTIKE Hipnotikë dhe sedativë. UDHËZIMET TERAPEUTIKE Sedativ i butë dhe që favorizon g VALERIANA NOVA ARGENTIA 50 mg tableta të veshura KATEGORIA FARMACEUTOTERAPEUTIKE Hipnotikë dhe sedativë. UDHËZIMET TERAPEUTIKE Sedativ i butë dhe që favorizon g Rating: 0
You Are Here: Home » V » VALERIANA NOVA ARGENTIA 50 mg

VALERIANA NOVA ARGENTIA 50 mg

VALERIANA NOVA ARGENTIA 50 mg

valeriana nova argentia

tableta të veshura

KATEGORIA FARMACEUTOTERAPEUTIKE
Hipnotikë dhe sedativë.

UDHËZIMET TERAPEUTIKE
Sedativ i butë dhe që favorizon gjumin.

KUNDËRINDIKIMET
Hipersensibilitet ndaj principit aktiv ose përbërësve;
Fëmijë më të vegjël se 12 vjeç.

MASA PËR PËRDORIM
Gëlltitini tabletat pa i përtypur, duke i ndihmuar me lëngje.

NDËRVEPRIMET
Informoni mjekun ose farmacistin  në rast se  keni përdorur se fundmi ilaçe dhe  pa recetë mjekesore.
Nuk janë te njohura ndërveprimet specifike.
Ilaçi ne rast se merret njëkohësisht me ilaçe te tjera me aktivitet qendror, si neuroleptikët, trankuilantët, antidepresivët, hipnotikët (barbituratët), analgjezikët dhe anestetikët, mund tju forcojë veprimin.
Efekti i valerianës mund te rritet nga konsumi i alkolit.

PËRKUJDESJE TË VEÇANTA
Në rast se pas një periudhe të shkurter perdorimi nuk vihen re rezultate të kënaqshme duhet të konsultoheni me mjekun.

Shtatzënia dhe gjidhënia.
Drejtojuni mjekut ose farmacistit para se të përdorni çdo lloj ilaçi.

Duke qenë se nuk ka të dhëna për përdorimin në shtatzëni dhe gjidhënie, në mënyrë parandaluese nuk është i keshilluar përdorimi.

Efektet në aftësinë drejtuese të makinës dhe përdorimit të pajisjeve.
Për shkak të efekteve sedative, nuk është e këshillueshme marrja e preparateve me bazë valeriane menjëherë përpara (deri në 2 orë) drejtimit të automjeteve ose përdorimit të pajisjeve.
Efekti i valerianes mund te rritet nga konsumi i alkolit.

Informacione të rëndësishme mbi disa përbërës.
Për shkak të prezencës së laktozit, pacientët me intolerancë ndaj disa Iloje sheqeresh, duhet të informojnë mjekun përpara se të marrin ilaçin.

DOZAT, MËNYRA DHE KOHA E PËRDORIMIT

Të rritur dhe adoleshentë (12- 18vjec)
Në rast pagjumësie 1-2 tableta gjysëm ore para se të shtriheni, ne rastet e hipereksitabilitetit 1- 2 tableta gjatë ditës ose në darkë para se të shtriheni.
Tabletat duhen të gëlltiten pa u pertypur. Mos i kaloni dozat e rekomanduara.
Nuk ka të dhëna për efikasitetin dhe sigurinë e përdorimit të valerianës tek fëmijët (shih Kundërindikimet)

MBIDOZIMI
Në rast mbidozimi mund të shfagen simptoma të lehta (lodhje, shtrëngime abdominale,ndjenjë e lehtë marrje mendsh, shtypje në gjoks, takikardi, tremor i duarve, midriazë) që zhduken në 24 orë.
Në rast gëlltitjeje/marrjeje aksidentalisht të nje doze të tepruar VALERIANA NOVA ARGENTIA njoftoni menjëherë mjekun ose farmacistin ose drejtojuni spitalit më të afërt.
Në rast dyshimesh për përdorimin e VALERIANA NOVA ARGENTIA drejtojuni mjekut ose farmacistit.

EFEKTE TË PADËSHIRUESHME
Si të gjithë ilaçet valeriana mund të shkaktojë efekte të padëshirueshme, megjithese nuk manifestohen tek të gjithë njerëzit.
Në përgjithësi nuk janë raportuar efekte të padëshirueshme.
Respektimi i udhëzimeve që përmban fleta përshkruese e ul rrezikun e efekteve të padëshiruara.
Në rast se ndonjë nga efektet përkeqësohet, ose shfaqet ndonjë efekt jo i përmendur më lart, informoni mjekun ose farmacistin.

SKADENCA DHE RUAJTJA

Skadenca:
shihni datën e skadencës mbi kuti.
Data e skadencës i referohet ilaçit të ruajtur korrektësisht.

Kujdes: mos e përdorni ilaçin pas datës së skadencës në kuti.

Kushtet e ruajtjes 
Ruajeni ilaçin të mbyllur mirë ne kuti per ta ruajtur nga lagështira.
Ilaçet nuk duhen hedhur në WC ose në mbetjet shtëpiake.
Drejtojuni farmacistit si ti eleminoni ilaçet që nuk perdorni më.
Kjo do ndihmojë në ruajtjen e mjedisit.
Mbajeni ilaçin larg  perdorimit te femijeve.

PËRBËRJA

Çdo tabletë përmban:
Principi aktiv: ekstrakt i thatë valeriane( e titulluar ne acid valerenik >06%) 50 mg
Ekscipientë: laktoz, magnez stearat, celuloze mikrokristaline, silic i pricipituar, pudër.
Ekscipientë të veshjes: xhelatina, gomë arabike, bioksid titani, karbonat magnezi i rëndë, gome, vaj recini, sakaroz, dyll, silic i precipituar, pudër.

FORMA FARMACEUTIKE DHE PËRMBAJTJA
Tableta te veshura Kuti me 30 tableta te veshura.

TITULLARI I AUTORIZIMIT TË TË DHËNAVE NË TREGTI Industria Farmaceutica NOVA ARGENTIA S.p.A. – Via Lovanio, 5 – Milano

PRODHUESI Industria Farmaceutica NOVA ARGENTIA S.p.A. – Via G. Pascoli, 1 – Gorgonzola – Milano

SHOYRTIMI I FLETËS PËRSHKRUESE NGA AGJENSIA ITALIANE E ILAÇEVE: Përcaktimi AIFA 1 Dhjetor 2011

C2-F06200105/02

Industria Farmaceutica NOVA ARGENTIA S.p.A. – Via Pascoli, 1 – Gorgonzola (MI) – Italla

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top