Vasilip 10 mg, 20 mg, 40 mg Reviewed by Momizat on . Vasilip® 10 mg  tableta të veshura me cipë Vasilip® 20 mg  tableta të veshura me cipë Vasilip® 40 mg  tableta të veshura me cipë Simvastatinë FLETËUDHËZUES: INF Vasilip® 10 mg  tableta të veshura me cipë Vasilip® 20 mg  tableta të veshura me cipë Vasilip® 40 mg  tableta të veshura me cipë Simvastatinë FLETËUDHËZUES: INF Rating: 0
You Are Here: Home » V » Vasilip 10 mg, 20 mg, 40 mg

Vasilip 10 mg, 20 mg, 40 mg

Vasilip® 10 mg  tableta të veshura me cipë
Vasilip® 20 mg  tableta të veshura me cipë
Vasilip® 40 mg  tableta të veshura me cipë

Simvastatinë

vasilip

FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni të merrni këtë bar.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të duhet ta lexoni përsëri atë.
  • Nëse keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos ia jepni atë dikujt tjetër. Ai mund tu shkaktojë dëm atyre edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat .
  • Nëse ndonjë prej efekteve anësore bëhet serioz, ose ju dalloni një efekt anësor që nuk është  përmendur në këtë fletëudhëzues, ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është dhe përse përdoret Vasilipi
  2. Përpara se të merrni Vasilip ,
  3. Si ta merrni Vasilipin
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Si të ruhet Vasilipi
  6. Informacione të mëtejshme .

1. Çfarë është dhe përse përdoret Vasilipi
Vasilipi vepron duke frenuar formimin e kolesterolit në mëlçi, duke rregulluar kështu sasinë e yndyrnave në gjak.
Kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjes vaskulare në të cilën yndyrnat akumulohen në muret vaskulare ( ateroskleroza ) dhe sëmundjet që rezultojnë nga kjo, siç janë  ataku i zemrës dhe insulti.
Vasilipi indikohet për rregullimin e nivelit të yndyrnave në gjak.
Testet e gjakut kanë treguar se edhe pse ju jeni në dietë me pak yndyrna, nivelet e disa prej yndyrnave në trupin tuaj janë të larta.
Këto yndyrna mund të shkaktojnë ngjitjen e vazave të gjakut, e cila çon në forma të ndryshme të sëmundjes kardiovaskulare.
Edhe pse ju mund të keni risk të rritur për zhvillimin ose rekurencën e sëmundjeve kardiovaskulare për shkak se ju keni tashmë këtë sëmundje ose diabet, niveli i yndyrnave në  gjakun tuaj mund të mos jetë domosdoshmërisht i rritur.
Mjeku ju ka përshkruar Vasilip për reduktimin e riskut të sëmundjes së mësipërme.
Si shtesë e marries së Vasilipit, ju duhet të vazhdoni të ndiqni një dietë me pak yndyrna siç ju ka porositur mjeku.

2. Përpara se të merrni Vasilip
Mos merrni Vasilip:

  • nëse jeni alergjik ( i mbindjeshëm ) ndaj simvastatinës ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të  tjerë të Vasilipit.
  • nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji;
  • nëse jeni duke marrë ndonjë bar që prek metabolizmin e Vasilipit në mëlçi;
  • nëse keni probleme të mëlçisë.

Tregoni kujdes të veçantë me Vasilip:

  • nëse keni pasur probleme të mëlçisë në të kaluarën;
  • nëse merrni pije alkolike;
  • nëse keni dhimbje muskujsh, shtangie muskulore ose dobësi;
  • nëse keni një nga gjendjet e mëposhtme:
  • keni sëmundje të veshkave,
  • keni probleme të tiroideve,
  • jeni mbi 70 vjeç,
  • jeni duke marrë një nga barnat e përmendura në seksionin Marrja e barnave të tjerë që shkaktojnë probleme të muskujve,
  • ju ose familjarët tuaj më të afërt keni trashëguar sëmundje të muskujve.

Vasilip prek funksionin e mëlçisë; si rrjedhojë, niveli i substancave të sekretuara nga mëlçia  ( enzimat ) mund të rriten në gjak.
Megjithëse kjo rritje është zakonisht e vogël dhe e parëndësishme, mjeku mund të bëjë një test të enzimave të mëlçisë në gjak përpara trajtimit dhe gjithashtu teste kontrolli gjatë trajtimit.
Frekuenca e këtyre testeve përcaktohet nga mjeku.
Rritja e enzimave hepatike mund të kërkojë ndërprerjen e trajtimit.
Nëse nuk jeni të sigurt se sa alkool mund të pini, konsultohuni me mjekun.
Nëse ndodhin problemet e përmendura të muskujve, kontaktoni mjekun sa më shpejt të jetë e mundur.

Marrja e barnave të tjerë
Ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Vasilipi dhe disa barna të tjerë mund të ndërveprojnë, duke çuar në zvogëlim ose rritje të efektit të barnave të tjerë.

Përpara se të filloni të merrrni Vasilip, thuajini mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë nga barnat e mëposhtëm:

  • të tjerë barna që rregullojnë nivelet e yndyrnave në gjak ( derivate të acidit fibrik, acid nikotinik ),
  • antibiotik ( eritromicinë, klaritromicinë, telitromicinë ),
  • barna për sëmundje mykotike ( ketokonazol, itrakonazol ),
  • barna që frenojnë përgjigjen imune ( ciklosporinë ),
  • barnat antivirale ( HIV-proteazë frenues ),
  • barna për trajtimin e çrregullimeve mendore ( nefazodone ),
  • barnat për parandalimin e mpiksjes së gjakut ( antikoagulant ),
  • barnat për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare ( verapamil, diltiazem, amiodarone ).
  • Mjeku do tu japë instruksione të mëtejshme.

Marrja e Vasilipit me ushqim dhe pije
Ju mund të merrni barin pavarur me ushqimin.
Pirja e sasisë së madhe të alkoolit gjatë trajtimit nuk rekomandohet.
Nëse pini lëng qitroje gjatë trajtimit, efekti i barit mund të rritet; për rrjedhojë, ju duhet të konsultoheni me mjekun.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla përpara se të përdorni barin.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, ju nuk duhet të merrni Vasilip.

Ngarja e automjetit dhe përdorimi i makinerive
Mos ngisni makinë dhe mos përdorni makineri nëse keni marrje mendsh nga përdorimi i Vasilipit.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Vasilip
Vasilip përmban laktozë.
Nëse keni intolerancë ndaj disa sheqernave, thuajini mjekut për këtë.

3. Si merret Vasilip
Gjithmonë merreni Vasilipin ekzaktësisht siç ju ka thënë mjeku.
Ju duhet të verifikoni me mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt.
Ju do ta merrni Vasilipin si një dozë të vetme në mbrëmje përveç rastit kur përshkruhet ndryshe nga mjeku.
Nëse nivelet e yndyrnave në gjak janë lehtësisht të rritura, doza fillestare e zakonshme është një tabletë 10 mg ose 20 mg si një dozë e vetme, në mbrëmje; nëse nivelet janë shumë të larta, doza fillestare mund të shkojë deri në 40 mg.
Nëse jeni me faktorë të lartë risku për sëmundje kardiovaskulare, doza fillestare varion nga 20 mg deri 40 mg.
Mjeku mund tu rrisë dozën deri 80 mg në ditë.
Mjeku mund të vendosë tu përshkruaj një dozë më të ulët nëse keni sëmundje të rëndë të veshkave ose nëse jeni duke marrë njëkohësisht Vasilip me barna të tjerë me risk për ndërveprim.
Nëse keni përshtypjen se efektet e barit janë shumë të forta ose shumë të dobta, flisni me mjekun ose farmacistin.

Nëse merrni më shumë Vasilip se ju duhet
Nëse keni marrë më shumë Vasilip se ju duhet, kontaktoni menjëherë me mjekun ose farmacistin.
Mjeku do të marrë masa të përshtatshme dhe do të monitorojë funksionet e organeve që mund të preken ( mëlçi, muskuj, veshka ).
Nëse nuk mund të takoni mjekun, perpiquni të provokoni vjelljen, duke parandaluar kalimin e barit në gjak.

Nëse harroni të merrni Vasilip
Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur.

Nëse ndaloni të merrni Vasilip
Një ndërprerje e shkurtër e trajtimit paraqet jo risk të menjëhershëm.
Pas një periudhe më të gjatë, gjithsesi, sëmundja e vazave të gjakut në të cilat yndyrnat e grumbulluara në muret e vazave ( ateroskleroza ) mund të progresojë dhe mund të zhvillohen ose shfaqen sëmundjet kardiovaskulare.
Nëse keni pyetje të mëtejshme për përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat, Vasilip mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush mund ti ketë ato.
Një efekt serioz anësor, një çrregullim muskulor i shfaqur si dhimbje muskujsh, lodhje ose dobësi, ndodh shumë rrallë.
Nëse shfaqen këto shenja, kontaktoni ose takoni menjëherë mjekun; ai / ajo do të përcaktojnë nëse ju keni efektin anësor të përmendur.
Efektet anësore shfaqen rrallë gjatë trajtimit me Vasilip.
Mund të shfaqen çrregullimet gastrointestinale ( konstipacion, nauze, flatulencë, mostretje, dhimbje stomaku, diarre, të vjella, inflamacion i pankreasit ), inflamacion i heparit me ikter, dhimbje koke, dëmtim i nervave periferik, therje, marrje mendsh, rash, të kruara, rënie e theksuar e flokëve, dhimbje muskujsh, krampe muskulore, dobësi dhe anemi.
Shenjat e mëposhtme të ngjashme me ato të një reaksioni hiperndjeshmërie shfaqen shumë rrallë: enjtje e fytyrës, gjuhës ose qafës, inflamacion i njëkohshëm i lëkurës dhe muskujve, inflamacion i vazave të gjakut, inflamacion i artikulacioneve me dhimbje, rash, urtikarje, hiperndjeshmëri e lëkurës ndaj dritës së diellit, ethe, përskuqje, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësi.
Mund të shfaqen rrallë ndryshime në disa teste laboratorikë.
Mjeku mund tu bëj disa teste të gjakut për të parë nëse testet tuaja laboratorike janë normal.
Nëse ndonjë nga efektet anësore është serioz ose nëse vini re ndonjë efekt anësor të papërmendur në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin.

5. Si të ruhet Vasilipi
Mbajeni larg dritës dhe fëmijëve.
Ruajeni në paketimin origjinal.
Ruajeni në temperaturë nën 30°C.
Mos e përdorni Vasilipin pas datës së skadencës së shënuar në ambalazh.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të muajit.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavaman ose plehrat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin nëse doni të hidhni barnat që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë.
Këto masa na ndihmojnë të ruajmë ambientin.

6. Informacione të mëtejshme
Çfarë përmban Vasilipi
Substanca aktive është simvastatina.
Çdo tabletë e veshur me cipë përmban 10 mg, 20 mg ose 40 mg simvastatin.
Përbërësit e tjerë janë monohidrate laktoze, niseshte e prexhelatinizuar, butilhiroksianizol, acidi citric anhidrik, acidi askorbik, niseshte misri, mikrokristalin celuloze dhe stearat magnezi në bërthamën e tabletës dhe hipromelozë, talk, propilon glikoli dhe dioksid titaniumi ( E171 ) në veshjen e tabletës.

Si duket Vasilipi dhe çfarë përmban paketimi
Tabletat e veshura me cipë 10 mg, 20 mg dhe 40 mg janë të rrumbullakta, lehtësisht bikonvekse, të bardha.
Tabletat 40 mg janë të shënuara nga njëra anë.
Kutitë janë të disponueshme me 28 tableta të veshura me cipë.
Ato përmbajnë 4 blistera me nga 7 tableta.

Informacion mbi mënyrën e përshkrimitMerret vetëm me përshkrimin e mjekut                                                      KRKA.

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top