Verapamil Alkaloid 80 mg (tableta të mbështjellura) Reviewed by Momizat on . Verapamil Alkaloid 80 mg (tableta të mbështjellura) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duh Verapamil Alkaloid 80 mg (tableta të mbështjellura) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duh Rating: 0
You Are Here: Home » V » Verapamil Alkaloid 80 mg (tableta të mbështjellura)

Verapamil Alkaloid 80 mg (tableta të mbështjellura)

Verapamil Alkaloid 80 mg (tableta të mbështjellura)
verapamil alkaloid 80mg
Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Verapamil Alkaloid dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Verapamil Alkaloid
3. Si përdoret Verapamil Alkaloid
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Përmbajtja e substancave aktive: verapamil hidrokloridi
Përmbajtja e substancave ndihmese: laktoza monohidrat, amidoni i misrit, celuloza mikrokristalore, silika koloidale anhidroze, natrium glikolat amidoni, talku, stearati i magneziumit, hidroksipropilceluloza,
Mbështjellësi: sukroza, dioksidi i titaniumit E171, povidoni, makrogoli 6000, akacia spraj e thatë, talk, ngjyrë kinoline e verdhë E104, opaglos e bardhë 6000.

1. ÇFARË ËSHTË VERAPAMIL ALKALOID-i DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Përmbajtja:
Një tabletë e mbështjellur Verapamil Alkaloid përmban 40 mg verapamil hidroklorid.
Një tabletë e mbështjellur Verapamil Alkaloid përmban 80 mg verapamil hidroklorid.

Forma farmaceutike
Verapamil Alkaloid tabletat e mbështjellura janë me ngjyrë të verdhë, me shkëlqim, bikonvekse, tableta të mbështjellura.

Paketimi
Verapamil Alkaloid 40 mg dhe 80 mg tableta gjenden të paketuar në blister (AL/PVC).
Secili blister përmbanë 15 tableta. Kutia e kartonit përmban 30 tableta (2-blister) dhe fletëudhëzimin në brendësi të pakos.

Si vepron Verapamil Alkaloid-i ?
Verapamil Alkaloid-i përmban substancën aktive verapamil hidroklorid.
Ky i përket grupit të barnave të quajtura bllokues të kanaleve të kalciumit.
Verapamili e ndërpren futjen e kalciumit në muskulin e zemrës dhe në muskulaturën e murit të enëve të gjakut të cilat kanë nevojë për kalcium për kontraksionin e muskulit dhe për ngushtimin e enëve të gjakut.
Ky bar e relakson zemrën dhe enët e gjakut, e zvogëlon sasinë e gjakut që pompon zemra dhe e zbret frekuencën e zemrës (pulsin).
Në këtë mënyrë Verapamil Alkaloid-i mund të përdoret:
- për të parandaluar ose për të zvogluar anginën (dhembjet në gjoks, mjekërr, dorë që lidhet me aktivitetin fizik ose me stres).
- ndihmon në rregullimin e ritmit të zemrës duke e ngadalësuar atë.
- ndihmon në rënien e tensionit të gjakut (hipertension).

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI VERAPAMIL ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Verapamil Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në verapamil, ose në cilindo përbërës tjetër të Verapamil Alkaloid-it të përmendur më parë;
• Nëse keni pasur infarkt të afërt të miokardit;
• Nëse mjeku ju ka thënë se vuani nga blloku i zemrës;
• Nëse në mënyrë jonormale keni frekuencë të ultë të zemrës ose aritmi;
• Nëse në të njejten kohë merrni ndonjë beta bllokues për uljen e tensionit të gjakut;
• Nëse vuani nga sëmundja e quajtur Wolf-Parkinson-White Syndrome;
• Nëse jeni shtatzënë.

Përkujdesje të veçanta me VERAPAMIL ALKALOID
• Nëse ju keni tension të ulët të gjakut ose nëse keni ritëm të ngadalshëm të zemrës;
• Nëse ju keni pamjaftueshmëri të zemrës, vështirësi me frymëmarrje ose enjtje të nyjeve;
• Nëse keni sëmundje të mëlçisë ose të veshkave;
• Nëse keni distrofi muskulare.

Marrja e Verapamil Alkaloid me ushqimin dhe pijet
Verapamil Alkaloid-i nuk duhet të merret me lëng të qitros sepse ky mund ta ndryshojë efektin e këtij bari.
Nuk duhet që së bashku me këtë bar të merrni pije alkoolike, sepse mund të rriten efektet e padëshiruara të Varpamil Alkaloid-it.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Verapamil Alkaloid-i nuk duhet të merret nëse ju jeni shtatzënë ose gjidhënëse, me përjashtim nëse këshilloheni nga mjeku juaj.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Nëse Verapamil Alkaloid-i ndikon në aftësitë tuaja psikofizike ju nuk duhet të ngisni makinen ose të operoni me makineri të rrezikshme.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Verapamil Alkaloid-it
Verapamil Alkaloid përmban monohidrat laktoze.
Nëse mjeku juaj ju ka thënë se ju nuk i toleroni disa sheqrna, para se ta merrni këtë bar duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Ju duhet ta informoni mjekun tuaj nëse në ndërkohë merrni barnat në vijim:
• Barna për uljen e tensionit të gjakut të quajtur beta-bllokues, p.sh. atenolol, metoprolol, propranolol;
• Prazosinë dhe terazosinë, për uljen e tensionit të gjakut dhe për trajtimin e problemeve me prostatë;
• Flekainid dhe kinidinë, për trajtimin e aritmisë së zemrës;
• Teofilinë, për problemet me frymëmarrje;
• Barnat për trajtimin e epilepsisë, p.sh. fenobarbital, karbamazepinë;
• Imipraminë, për trajtimin e depresionit;
• Gliburid, për trajtimin e nivelit të lartë të sheqerit;
• Barnat për trajtimin e gutës, p.sh. kolkicinë, sulfinpirazon;
• Barnat për trajtimin e infeksioneve, p.sh eritromicinë, rifampicinë, telitromicinë doksorubicinë, për trajtimin e kancerit;
• Barnat për trajtimin e anksiozitetit (tensionimit), p.sh. buspirone, midazolam;
• Digoksinë, për trajtimin e zemrës;
• Cimetidinë, për trajtimin e ulçerës;
• Barnat për kontrollin e reaksioneve imunologjike, p.sh. ciklosporinë, everolimus, sirolimus, takrolimus;
• Barnat për uljen e nivelit të kolesterolit, p.sh. simvastatinë, lovastatinë, atorvastatinë;
• Almotriptan, për trajtimin e migrenës;
• St. John’s Wort, për trajtimin e depresionit;
• Barnat antivirale, p.sh. ritonavir;
• Litium, për trajtimin e sëmundjeve mendore;
• Barnat për relaksimin e muskulaturës;
• Aspirinë, për trajtimin e dhembjeve dhe inflamacionit.

3. SI PËRDORET VERAPAMIL ALKALOID?
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Këto tableta duhet të merren me një gotë ujë gjatë ose menjëherë pas ushqimit.
Mos merrni lëng të qitros.
Doza e Verapamil Alkaloid-it varet nga gjendja e cila duhet të trajtohet.
Dozat e zakonshme janë:
Të rriturit
Angina, duke e futur edhe anginën Prinzmetal:
Doza e zakonshme është 120 mg Verapamil Alkaloid, 3-4 herë në ditë.
Disa pacientë menaxhohen me doza edhe më të vogla prej 80 mg Verapamil Alkaloid 3 herë në ditë.
Aritmia ose ritmi jonormal i zemrës:
Doza e zakonshme është 40 mg deri në 120 mg Verapamil Alkaloid 3 – 4 herë në ditë në varësi nga ashpërsia e gjendjes.
Hipertensioni (tension i lartë i gjakut):
Doza e zakonshme është 40 deri në 120 mg Verapamil Alkaloid, 3 – 4 herë në ditë.
Te trajtimi për kohë të gjatë nuk duhet të tejkalohet doza ditore prej 480 mg.
Fëmijët ( mbi 2 vjeç)
Vetëm për aritmitë e zemrës:
Doza e zakonshme është 40 deri në 120 mg Verapamil Alkaloid, 2-3 herë në ditë, në harmoni me moshën dhe efektivitetin.
Doza te fëmijët përcaktohet nga ana e mjekut.
Ndiqni në mënyrë rigoroze instruksionet e mjekut.
Nuk duhet të ndryshoni dozat ose të ndërpritni trajtimin pa u këshilluar më parë me mjekun.

Nëse përdorni Verapamil Alkaloid më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Verapamil Alkaloid sesa duhet, ju duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.

Nëse keni harruar ta merrni Verapamil Alkaloid
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Efektet e ndërprerjes së trajtimit me Verapamil Alkaloid
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçfarë të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, edhe Verapamil Alkaloid mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Efektet e padëshiruara mund të jenë:
- Kapsllëku
- Ndjenja e sëmundjes, nauzeja
- Dhembje dhe shqetësim i barkut
- Ndjenja e lodhjes dhe marramendjes
- Tremor
- Ushtima në vesh
- Lëvizje të pavullnetshme të muskujve
- Shqetësim
- Rënie e flokëve
- Therje
- Dhembje therëse në anësi
- Dobësi muskulare
- Dhembje e nyjeve dhe e muskujve
- Skuqje
- Kokëdhembje
- Enjtje e nyjeve
- Zverdhje e lëkurës dhe e syve
- Ngjyra e errtë e urinës dhe ngjyra e hapur e jashtqitjes
- Impotencë
- Sekretim i pazakonshëm i qumështit nga gjiri
Ndonjëherë, Verapamil Alkaloidi mund të shkaktojë rënie të theksuar të tensionit të gjakut dhe gjithashtu edhe aritmi të zemrës.
Gjithashtu mund të shkaktojë edhe shkurtim të frymëmarrjes dhe enjtje të këmbëve dhe duarve.
Nëse ju ndodhin këto informojeni mjekun tuaj.
Nëse simptomat e zemrës përkeqësohen edhe më tutje, bisedoni me mjekun tuaj.
Mund të shfaqen reaksionet alergjike si urtikaria, skuqja e lëkurës.
Mund të shfaqen edhe reaksionet serioze alergjike të cilat manifestohen me enjtje të fytyrës ose të fytit, reaksione të rënda të lëkurës, ashpërsi në lëkurë, gojë, sy dhe gjenitale.
Gjithashtu mund të shfaqen edhe enjtja e mishit të dhëmbëve rritja e gjinjëve te meshkujt, mirëpo këto efekte të padëshiruara mënjanohen pas ndërprerjes së marrjes së mëtejme të këtij bari.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top