Verapamil Alkaloid retard 240 mg (film-tableta të mbështjellura me lirim të ngadalsuar) Reviewed by Momizat on . Verapamil Alkaloid retard 240 mg (film-tableta të mbështjellura me lirim të ngadalsuar) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni Verapamil Alkaloid retard 240 mg (film-tableta të mbështjellura me lirim të ngadalsuar) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni Rating: 0
You Are Here: Home » V » Verapamil Alkaloid retard 240 mg (film-tableta të mbështjellura me lirim të ngadalsuar)

Verapamil Alkaloid retard 240 mg (film-tableta të mbështjellura me lirim të ngadalsuar)

Verapamil Alkaloid retard 240 mg (film-tableta të mbështjellura me lirim të ngadalsuar)
verapamil alkaloid retard
Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Verapamil Alkaloid retard dhe për çfarë përdoret
2. Para se ta merni Verapamil Alkaloid retard
3. Si të merret Verapamil Alkaloid retard
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja e Verapamil Alkaloid retard

Substanca aktive është Verapamil hidrokloridi
Substancat ndihmëse janë: monohidrati i laktozës, celuloza, mikrokristalore, alginati i natriumit, hipromelloza, sterati i magneziumit, opadry blu.

1. ÇFARË ËSHTË VERAPAMIL ALKALOID RETARD  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Përmbajtja:
Një  film tabletë e mbështjellur përmban 240 mg verapamil hidroklorid.

Forma farmaceutike
Verapamil Alkaloid retard 240 mg film-tableta të mbështjellura me lirim të ngadalsuar janë me formë të zgjatur, me ngjyrë të kaltër, bikonvekse, me vijën e ndarjes në njerën anë.

Paketimi
Blister e pёrforcuar (Al/PVC blister) ka 10 film-tableta të mbështjellura.
Kutia e kartonit përmban 2 blister (20 tableta) dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Verapamil Alkaloid retard?
Verapamil Alkaloid®retard i përket grupit të barnave të quajtura bllokues të kanaleve të kalciumit.
Bllokuesit e kanaleve të kalciumit veprojnë duke e ndryshuar sasinë e kalciumit e cila hyn në qelizat muskulare në zemër dhe në enët e gjakut.
Kjo mund ta ndryshojë fuqinë dhe shpejtësinë e rrahjeve të zemrës.
Kjo gjithashtu i zgjeron enët e gjakut dhe organizmi furnizohet më lehtë me gjak.
Kjo ndihmon që muskuli i zemrës të marrë më shumë oksigjen dhe të ulet tensioni i gjakut.

Kur përdoret Verapamil Alkaloid®retard?
Verapamil Alkaloid®retard përdoret për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut (hipertensioni) dhe për parandalimin e atakut të angina pektoris (dhembje në gjoks).

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI VERAPAMIL ALKALOID RETARD?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Kur nuk duhet të përdorni Verapamil Alkaloid®retard?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në verapamil ose në cilindo përbërës tjetër të barit Verapamil Alkaloid retard;
• Nëse jeni shtatzënë, ose nëse planifikoni të mbeteni shtatzënë, ose nëse jeni gjidhënëse;
• Nëse keni tension shumë të ulët të gjakut;
• Nëse keni gjendjen e quajtur pamjaftueshmëri e zemrës;
• Nëse keni ritëm të zemrës jonormal të ngadalshëm, të parregullt, ose gjendjen e quajtur sindromi Wolff-Parkinson- White (WPW);
• Nëse keni pasur infarkt të miokardit (atak në zemër) në 7 ditët e fundit;
• Nëse keni gjendjen ku është afektuar transmetimi i impulseve neuromuskulare p.sh.  miastenia gravis, sindromin Lambert-Eaton, distrofi muskulare Duchenne të avancuar.

Përkujdesje të veçanta me Verapamil Alkaloid retard
- Nëse keni gjendjen ku është ndikuar transmetimi i impulseve neuromuskulare p.sh.  miastenia gravis, sindromin Lambert-Eaton, distrofi muskulare Duchenne të avancuar;
- Nëse keni pasur infarkt të miokardit (atak në zemër) në 7 ditët e fundit;
- Nëse keni sëmundje të mëlçisë mjeku juaj mund ta zvoglojë dozën me të cilën ju duhet të filloni mjekimin;
- Nëse keni problem me veshka;
- Derisa jeni duke e marrë këtë bar ju nuk duhet të merrni lëng të qitros (shih më vonë);
Nëse ju keni ndonjerën nga këto gjendje para se ta merrni këtë bar tregoni mjekut tuaj ose farmacistit.
Në këto raste ju duhet të jeni të monitoruar nga ana e mjekut.
Nëse nuk jeni të sigurt lidhur me këto gjendje, para se të filloni ta merrni barin Verapamil Alkaloid®retard pyeteni mjekun tuaj.

Përdorimi i Verapamil Alkaloid  retard me ushqime dhe pije
Lëngu i qitros mund të ndikojë në përthithjen e këtij bari.
Kjo nuk ndodhë me lëngjet e tjera të pemëve si me ate të portokallit, të mollës, ose të domateve.
Është me rëndësi që derisa jeni duke e marrë Verapamil Alkaloid®retard  të mos merrni lëng të qitros.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Verapamil Alkaloid retard  nuk duhet të merret gjatë shtatzënisë ose gjatë gjidhënies.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Verapamil Alkaloid®retard mund të ndikojë që te disa njerëz të shkaktojë marramendje, veçanërisht me rastin e fillimit të trajtimit terapeutik me këtë bar.
Ju nuk duhet të ngisni makinën ose të operoni me makineri të rrezikshme derisa jeni duke e marrë këtë bar.
Verapamil Alkaloid®retard e zgjat kohën e veprimit nëse ju merrni pije alkoolike.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
• Beta bllokuesit (këtu hyjnë atenololi, propranololi dhe metoprololi)
• barnat e tjera për uljen e tensionit të gjakut ose të ritmit jonormal të zemrës (aritmisë)
• Digitoksinë, digoksinë, kinidinë, sulfinpirazon, colkicinë, litium, teofilinë ose  cimetidinë
• Karbamazepin, fenitoinë ose fenobarbiton
• Eritromicinë, klaritromicinë, rifampicinë, telitromicinë, ciklosporinë, sirolimus, takrolimus ose everolimus
• Simvastatinë, lovastatinë ose atorvastatinë
• Prazosinë ose terazosinë
• Doksorubicinë, imipraminë, gliburid, buspirone, midazolam, almotriptan, St. John’s Wort, agjensë antiviral anti HIV, bllokatorë neuromuskular, aspirinë ose etanol

Nëse duhet të bëni ndonjë ndërhyrje stomatologjike ose kirurgjike duhet ti tregoni mjekut se jeni duke marrë Verapamil Alkaloid®retard. Këto tableta mund të ndikojnë në rrjedhën e anestezisë.

3. SI TË MERRET VERAPAMIL ALKALOI RETARD?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit, prandaj shihni në paketimin e barit.
Nëse nuk jeni të sigurt edhe farmacisti do të ju ndihmojë.
Tabletat  duhet të gëlltiten pa përtypje.
Nëse kjo ju ndihmon tabletën mund ta gëlltitni me një gotë ujë.
Nuk ka rëndësi nëse keni marrë ushqim ose jo.
Numri i tabletave që ju duhet të merrni varet nga sëmundja të cilën duhet ta trajtoni.
Tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni)
Të rriturit: dozimi i zakonshëm për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut është një tabletë në mëngjes. Mjeku juaj mund të përcaktohet për rritjen e kësaj doze deri në dy tableat në ditë në varësi nga simptomat tuaja. Në këtë rast ju duhet të merrni një tabletë në mëngjes dhe një në mbrëmje në intervale kohore prej 12 orëve mes tabletave.
Të moshuarit: dozimi i zakonshëm fillestar është gjysmë tablete  në mëngjes.
Nëse ka nevojë mjeku juaj mund të përcaktojë për rritjen e kësaj doze.
Dhembjet në gjoks (angina)
Dozimi i zakonshëm të angina është gjysëm deri në një tabletë dy herë në ditë.
Ju duhet të merrni një tabletë në mëngjes dhe një në mbrëmje në intervale kohore perj 12 orëve mes tabletave.

Nëse përdorni Verapamil Alkaloid®retard më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Verapamil Alkaloid retard sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.

Nëse keni harruar ta merrni Verapamil Alkaloid retard
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Verapamil Alkaloid retard
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Verapamil Alkaloid retard  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Efektet e padëshiruara nga Verapamil Alkaloid®retard zakonisht janë të lehta dhe nuk zgjatin shumë.
Efektet e padëshiruara të rralla: reaksione alergjike, kapsllëk, kokëdhembje, nauzea ose vjellje, dhembje e barkut, enjtje në bark, gjinjë, buzë, gjuhë, anësi, marramendje, skuqje e fytyrës ose qafës, dhembje në duar dhe në këmbë, lodhje, dobësi, dridhje, nervozitet, impotencë, therje dhe mpirje në lëkurë, ushtima në vesh, dhembje në nyje dhe/ose muskuj, zvoglim i ndjeshmërisë, mpirje ose dëmtim i nervave, rënie e tensionit të gjakut, problem me zorrë, skuqje e lëkurës, rënie e flokëve, ndjeshmëri në dritë, ngritje e nivelit të sheqerit në gjak, pamundësi e lëvizjeve (akinezi dhe akatizi), humbje e balancit, problem me pacemaker artificial, rritje e enzimeve të mëlçisë,
Nëse do të keni ndonjërin nga efektet e poshtëshënuara duhet që menjëherë të lajmëroni mjekun tuaj:
Zënie e papritur e frymës, vështirësi me frymëmarrje, dhembje në gjoks për herë të parë ose dhembjet e gjoksit të cilat bëhen më të shpeshta, ndryshime në ritmin e zemrës (shpejtim ose ngadalsim), rrahje të fuqishme të zemrës (palpitacione), dhe në disa raste probleme me zemër (arrest kardiak ose pamjaftueshmëri e zemrës).
Nëse merrni Verapamil Alkaloid®retard për kohë më të gjatë mund të rriten gjinjët (te meshkujt) ose të fillojnë tё prodhojnë qumësht (te femrat). Nëse do të keni këto siomptoma tregoni mjekut ose farmacistit.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

 5.  RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top