Veroxil Reviewed by Momizat on . VEROXIL   UDHËZUES PËR PËRDORIMIN 1.1   Emri tregtar VEROXIL 1.2 Përbërja Përbërësi aktiv: Lisinopril dihydrate Përbërës te tjerë: Manitol, Kalcium fosfat VEROXIL   UDHËZUES PËR PËRDORIMIN 1.1   Emri tregtar VEROXIL 1.2 Përbërja Përbërësi aktiv: Lisinopril dihydrate Përbërës te tjerë: Manitol, Kalcium fosfat Rating: 0
You Are Here: Home » V » Veroxil

Veroxil

VEROXIL

veroxil

 

UDHËZUES PËR PËRDORIMIN
1.1   Emri tregtar VEROXIL

1.2 Përbërja
Përbërësi aktiv: Lisinopril dihydrate
Përbërës te tjerë: Manitol, Kalcium fosfat dibazik, Niseshte misri, Niseshte misri e xhelatinizuar, Magnezium stereat, Okside hekuri.

1.3 Forma farmaceutike
Tabletë

1.4 Doza
Tableta lisinopril 5 mg, 10 mg, 20 mg dhe 40 mg.

1.5 Përshkrimi i paketimit
Veroxil 5 mg: Tableta me ngjyrë të bardhë, të rrumbullakta, të paketuara në blister.
Kuti kartoni me 28 tableta.
Veroxil 10 mg: Tableta me ngjyrë të verdhë, të rrumbullakta, të paketuara në blister.
Kuti kartoni me 14 tableta.
Veroxil 20 mg: Tableta me ngjyrë bezhë, të rrumbullakta, të paketuara në blister.
Kuti kartoni me 14 ose 28 tableta.
Veroxil 40 mg: Tableta me ngjyrë rozë, të rrumbullakta, të paketuara në blister.
Kuti kartoni me 10 ose 30 tableta.

1.6 Kategoria farmakoterapeutike: Antihipertensiv ( ACE inhibitor )
2. Të dhëna mbi barin që ju ka përshkruar mjeku

2.1 Të dhëna të përgjithshme
Lisinoprili është një bar që jepet nga goja dhe që frenon për një kohë të gjatë enzimën që shndërron angiotensinën ( ACE inhibitor ).
Ai përdoret për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, insufiçiencës kardiake, në pacientët që kanë kaluar infarkt të miokardit dhe në pacientët me nefropati diabetike.

2.2 Indikimet
Veroxil indikohet për trajtimin e hipertensionit renovaskular dhe esencial.
Mund të përdoret i vetem, si terapi fillestare, ose njëkohësisht me barna të tjera antihipertensivë.
Veroxil indikohet si terapi shtesë në trajtimin e insufiçiencës kardiake tek pacientët që nuk përgjigjen mirë ndaj diuretikëve dhe digitalikëve.
Dozat e larta ulin rrezikun relativ të vdekjes dhe të shtrimit në spital.
Veroxil indikohet gjithashtu në trajtimin e pacientëve, klinikisht në gjëndje të stabilizuar, me disfunksion simptomatik ose asimptomatik të ventrikulit të majtë, pas infarktit të miokardit, për të përmirësuar mbijetesën, per të vonuar fillimin e simptomave të insufiçiencës kardiake dhe për të pakësuar nevojën e shtrimit ne spital nga insufiçienca kardiake.
Veroxil ul sasinë e ekskretimit renal të albuminës, tek pacientët insulino-vartës normotensivë dhe joinsulino-vartës hipertensivë me diabet mellitus, të cilët paraqesin shenjat fillestare të insufiçiencës renale, e karakterizuar kjo nga mikroalbuminuria.

 2.3 Kundërindikimet
Veroxil kundërindikohet tek pacientët që janë shumë te ndjeshëm ndaj këtij produkti, në pacientët me anamnezë për angioedemë që ka lidhje me trajtimin e mëparshëm me një ACE inhibitor.
Tek pacientët me anamnezë për angioedemë, që nuk ka lidhje me një trajtim të mëparshëm me ACE inhibitor, gjithashtu mund të rritet rreziku për angioedemë ndërkohë që marrin një ACE inhibitor.
Veroxil kundërindikohet gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Veroxil nuk rekomandohet tek fëmijët.

2.4 Masa paraprake dhe përkujdesje gjatë përdorimit
2.4.1 Popullata e përgjithshme
Përpara përdorimit të barit duhet të informant mjekun:

  • Në qoftë se keni probleme shëndetsore si diarre ose të vjella, probleme me veshkat, në qoftë se jeni në dializë ose po ndiqni ndonjë dietë me nivel të ulët te natriumit, në qoftë se merrni shtesa të kaliumit ose zëvendësues të kripës që përmbajnë kalium.
  • Në qoftë se keni pasur reaksione alerglike të shoqëruara me ënjtje të fytyrës, buzëve, gjuhës dhe / ose fytit, me vështirësi në gëlltitje dhe në frymëmarrje.
  • Në qoftë se vuani nga hypotensioni.

2.4.2 Të vjetrit
Mosha nuk ndikon në efektivitetin dhe sigurinë e barit.
Megjithatë, me qenë se kjo moshë shpesh shoqërohet me probleme të veshkave duhet të vini në dijeni mjekun.

2.4.3 Shtatzënia
Veroxil kundërindikohet gjatë shtatzënisë.

2.4.4 Ushqyerja me gji
Veroxil kundërindikohet gjatë gjidhënies.

2.4.5 Fëmijët
Veroxil nuk duhet të jepet tek fëmijët.

2.4.6 Efektet mbi aftësinë për të drejtuar mjetin dhe përdorur makineritë.
Veroxil nuk ka efekt mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe përdorur makineritë.
Megjithatë, nuk duhet të kryeni veprimtari që kërkojnë përqëndrim të plotë mendor deri sa të bindeni dhe siguroheni që lisinopril nuk ndikon për keq mbi ju.
Duhet të kujtoni se bari i mund të shkaktojë marrje mendsh dhe lodhje.

2.5 Ndërveprimet
Përpara fillimit të trajtimit me Lisinopril  duhet të vini në dijeni mjekun për barnat që përdorni, duke perfshirë këtu edhe ato që i keni marrë pa recetë.
Në mënyre te veçantë, duhet të informoni mjekun nëse jeni duke marrë diuretikë ( duke përfshirë shtesat e kaliumit ), indometacinë ose barna të tjera për trajtimin e artritit ose dhimbjeve muskulare, litium ( për disa sëmundje psikike ), barna që përdoren për trajtimin e diabetit, simpatomimetikë, narkotikë / antipsikotike, antihipertensivë të tjerë, anestetikë, antiacide ( për sëmundjet e stomakut ), allopurinol, barna citostatike, kortikosteroidë për përdorim sistemik.
Duhet te evitoni pirjen e alkolit.

2.6 Mënyra e përdorimit
Hipertensioni esencial
Doza fillestare e rekomanduar është 2.5 mg në ditë.
Doza duhet të rregullohet sipas përgjigjes së presionit të gjakut.
Doza e zakonshme mbajtëse është 10-20 mg, një herë në ditë.
Në qoftë se me marrjen e një doze të caktuar për një periudhe prej të paktën 3 javësh nuk arrihet efekti antihipertensiv, doza duhet të rritet.
Doza maksimale e rekomaduar është 40 mg, një herë në ditë.

Pacientët e trajtuar me diuretikë
Pas marrjes së dorës fillestare të lisinopril, veçanërisht tek pacientët e trajtuar me diuretikë, mund të shfaqet hypotension simptomatik.
Mjeku duhet të ndërpresë trajtimin me diuretikë 2 deri në 3 ditë përpara fillimit të trajtimit me lisinopril.
Në qoftë se diuretiku nuk mund të ndërpritet, trajtimi me lisinopril duhet të fillohet me dozë minimale 2.5 mg.
Doza, më pas, mund të rregullohet në bazë të vlerave të presionit të gjakut.
Mjeku mund të rifillojë dhënien e diuretikut po të jetë e nevojshme.

Dozimi në insufiçiencë renale
Gjatë përdorimit të lisinoprilit nga pacientët me insufiçiencë renale duhet treguar kujdes i veçantë.
Doza fillestare është 2.5 mg në ditë dhe më pas doza dhe / ose shpeshtësia e administrimit mund të rregullohen në bazë të klirensit të kreatininës dhe përgjigjes së presionit të gjakut deri në arritjen e një dozë maksimale ditore prej 40 mg.

Hipertensioni renovaskular
Rekomadohet fillimi i trajtimit me një dozë minimale 2.5 mg në ditë.
Doza mund të rregullohet në vartësi të mënyrës se si përgjigjet presioni i gjakut ndaj këtij trajtimi.

Insufiçienca kardiake 
Si terapi shtesë, me diuretikë dhe po të jetë e nevojshme edhe me digitalikë, lisinoprili fillohet me dozën 2.5 mg, një herë në ditë.
Tek pacientët që kanë nevojë për më shumë efekt terapeutik, pritet 1-2 javë përpara fillimit të rritjes së dozës.
Rregullimi i dozës varet nga përgjigja klinike.
Doza e zakonshme efektive është 5 deri në 20 mg në ditë, që merret si një dozë e vetme.
Për të ulur rrezikun e mortalitetit dhe atë të shtrimit në spital, doza e lisinopril duhet të rritet:

  • Jo më shumë se 10 mg për çdo rritje.
  • Në intervale jo më pak se 2 javë, deri në arritjen e dozës më të lartë që mund të lejojë pacienti.

Doza maksimale është 35 mg, një herë në ditë.
Rregullimi i dozës bëhet në bazë të përgjigjes klinike.

Disfunksion i ventrikulit të majtë pas infarktit të miokardit
Trajtimi me lisinopril mund të fillojë 24 pas shfaqjes së simptomave.
Doza fillestare është 5 mg, nga goja, që shoqërohet me 5 mg të tjera 24 orë më vonë.
Më pas jepen 10 mg pas 24 orësh të tjera dhe vazhdohet me 10 mg një herë në ditë.
Pacientët me presion sistolik të ulët ( 120 mmHg ose një pak ), gjatë fillimit të trajtimit ose në 3 ditët e para pas infarktit, duhet të marrin doza më të vogla: 2.5 mg nga goja.
Në qoftë se shfaqet hypotension ( presioni sistolik i gjakut 5100 mmHg ) mund të jepet një dozë mbajtëse ditore prej 5 mg, e cila, po të jetë e nevojshme, përkohësisht mund të ulet në 2.5 mg.
Në qoftë se hypotensioni vazhdon për një periudhë të gjatë ( presioni sistolik i gjakut më pak se 90mmHg për më shumë se një orë ) lisinoprili duhet të ndërpritet.
Dhënia e lisinoprilit duhet të vazhdoje për të pakten 6 javë.

Nefropatia diabetike 
Doza fillestare e lisinoprilit është 2.5 mg, një herë në ditë.
Doza duhet rregulluar në mënyrë të tillë që në diabetikët normotensivë instilinë-vartës presionin diastolik të mbahet nën 75mmHg dhe në diabetikët hipertensivë joinsulinë-vartës nën 90mmHg.
Doza ditore e zakonshme është 10-20 mg.

Përdorimi tek të vjetrit
Studimet klinike kanë treguar se mosha nuk influencon në efektivitetin dhe sigurinë e barit.
Megjithatë, në qoftë se mosha shoqërohet me rënie të funksionit renal, duhet të ndiqni rekomandimet tek “Doza në insufiçiencën renale”.

  • Tableta gëlltitet e shoqëruar me një gotë ujë;
  • Mundohuni ti merrni barnat në të njejtën orë të ditës;
  • Mos e ndërprisni trajtimin pa u këshilluar më parë me mjekun edhe në qoftë se presioni i gjakut normalizohet dhe ju ndjeheni mirë;
  • Veroxil tableta mund të merret para ose pas ushqimit.

2.7 Mbidozimi
Administrimi i një doze të vetme 20 g / kg nga goja nuk shkaktoi vdekjen tek minjtë, por shkaktoi vdekjen e një prej 20 kavjeve që morën të njejtën dozë.
Manifestimi më i zakonshëm i mbidozimit është hypotensioni, trajtimi i të cilit bëhet me infuzion intravenoz të tretësirës fiziologjike.
Lisinoprili mund të eliminohet nëpërmjet hemodializës.

2.8 Efektet e padëshiruara
Lisinoprili, në përgjithësi, tolerohet mirë.
Efektet e padëshiruara më të shpeshta janë: marrje mendsh, dhimbje koke, diarre, lodhje, të përziera, kollë, hypotension.
Efekte të tjera të mundshme, por më të rralla, janë: vertigo ose marrje mendsh gjatë qëndrimit në vend, rash të lëkurës, dobësi ose mpirje, kruarje të gishtërinjve, mjegullim të shikimit.
Rrallë mund të vërehet ikter ( zverdhje të syve dhe të lëkurës ), pakësim të urinimit, dhimbje abdominale.

2.9 Koha e përdorimit të produktit
Koha e përdorimit tregohet në pjesën e jashtme të paketimit.
Mos e përdorni barin në qoftë se i ka kaluar koha e përdorimit.

2.10 Masa paraprake për ruajtjen e produktit
Veroxil duhet të ruhet në temperaturën e dhomës.

2.11 Mënyra e përshkrimit
Veroxil jepet vetëm me recetë nga mjeku.                      ANFARM HELLAS  S.A

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top