Vertigo (tableta) Reviewed by Momizat on . Vertigo (tableta) Vertigo është një integrator, i cili falë përmbajtjes së Zinkut dhe ekstraktit të Ginkgo biloba, tregohet i dobishëm kur nevojitet përmirësimi Vertigo (tableta) Vertigo është një integrator, i cili falë përmbajtjes së Zinkut dhe ekstraktit të Ginkgo biloba, tregohet i dobishëm kur nevojitet përmirësimi Rating: 0
You Are Here: Home » V » Vertigo (tableta)

Vertigo (tableta)

Vertigo (tableta)
vertigo
Vertigo është një integrator, i cili falë përmbajtjes së Zinkut dhe ekstraktit të Ginkgo biloba, tregohet i dobishëm kur nevojitet përmirësimi i gjëndjeve patologjike të karakterizuara nga defiçiti i mikroqarkullimit të gjakut, sidomos në nivel cerebral dhe të labirintit (veshit të brendshëm).

Përbërja
Çdo tabletë përmban: (përqëndrimi minimal i ginkgoflavonglikozidëve 24%) Zink.
Flavonoidët dhe terpenet që përmban Ginkgo biloba (përbëres i Vertigo) veprojnë duke korrigjuar çrregullimet e fluksit të mikroqarkullimit periferik të gjakut, të cilat mund të shkaktojnë marrje mendsh, humbje të ekuilibrit, gumëzhimë në vesh, duar dhe këmbë të ftohta, vështirësi për t’u përqendruar dhe mbajtur mend.

Mënyra e përdorimit
Këshillohet që të përdoret një tabletë, një ose dy herë në ditë, ose sipas pershkrimit të mjekut, mundësisht gjatë ose pas ushqimit (me stomak plot).

Paralajmërime:
Në rast se jeni duke u mjekuar me barna antikoagulantë ose antiagregantë, këshillohuni me mjekun përpara se të përdorni këtë produkt.
Bari nuk këshillohet të përdoret gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes së fëmijës me gji.
Të mbahet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Integratorët nuk duhet të konsiderohen si zëvendësues të dietës së pasur ushqimore.
Të mos tejkalohet doza ditore e këshilluar.
Produkti duhet të mbahet në një vend të thatë dhe të freskët, të mbrojtur nga drita.
Mos e hidhni enën mbajtëse, pas përfundimit të trajtimit, në mjedis.
Dara e skadimit e treguar në kuti i referohet preparatit të paketuar, të ruajtur në kushte korrekte.
Vertigo është një integrator, i cili falë përmbajtjes së Zinkut dhe ekstraktit të Ginkgo biloba, tregohet i dobishëm kur nevojitet përmirësimi i gjendjeve patologjike të karakterizuara nga defiçiti i mikroqarkullimit të gjakut, sidomos në nivel cerebral dhe të labirintit (veshit të brendshëm).

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top