Viread (tableta) Reviewed by Momizat on . Viread (tableta) Lënda vepruese Tenofoviri dizoproksil. Indikacionet Viread është një mjekim për infeksionin ndaj Virusit Human të Imunodefiçiencës (HIV) për të Viread (tableta) Lënda vepruese Tenofoviri dizoproksil. Indikacionet Viread është një mjekim për infeksionin ndaj Virusit Human të Imunodefiçiencës (HIV) për të Rating: 0
You Are Here: Home » V » Viread (tableta)

Viread (tableta)

Viread (tableta)
viread
Lënda vepruese
Tenofoviri dizoproksil.

Indikacionet
Viread është një mjekim për infeksionin ndaj Virusit Human të Imunodefiçiencës (HIV) për të rriturit mbi moshen 18 vjeç.
Viread përdoret gjithashtu për të mjekuar hepatitin B kronik, një infeksion nga virusi i hepatitit B (HBV), në të rritur.

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit
Të rriturit: një tabletë çdo ditë me ushqim (për shembull, me një vakt ose me diçka të lehtë).
Nuk përdoret për fëmijë dhe adoleshentë (nën 18 vjeç).
Në qoftë se ju keni vështirësi në gëlltitje, ju mund të përdorni majën e një luge për të thërrmuar tabletën. Më pas përzieni pluhurin me rreth 100 ml (gjysëm gote) ujë, lëng portokalli ose rrushi, dhe pijeni menjëherë.

Kundërindikacionet
Alergji nga lënda aktive.
Efektet anësore dhe masat që duhen të ndërmerren.
Si të gjithë barnat, Viread mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse nuk shfaqen tek të gjithë.

Efekte anësore shumë të zakonshme 
(Këto mund të prekin të paktën 10 në çdo 100 pacientë të mjekuar)
diarre, të përziera (nauze), të vjella, marramendje
Analizat mund të shfaqin gjithashtu:
rënie të fosfatit në gjak.

Tags: , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top