Vitamin B1 Alkaloid Reviewed by Momizat on . Vitamin B1 Alkaloid Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim. Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta lexon Vitamin B1 Alkaloid Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim. Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta lexon Rating: 0
You Are Here: Home » V » Vitamin B1 Alkaloid

Vitamin B1 Alkaloid

Vitamin B1 Alkaloid

Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta lexoni përsëri më vonë.
  • Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ju  lutemi drejtohuni te mjeku juaj ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkruar personalisht për ju dhe ju nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ky mund tu bëjë keq atyre edhe nëse kanë të njejtat simptoma me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:

  1. Çfarë është Vitamin B1 Alkaloid  dhe për çfarë përdoret
  2. Para se ta merni Vitamin B1 Alkaloid
  3. Si të merret Vitamin B1 Alkaloid
  4. Efektet e mundëshme të padëshiruara
  5. Ruajtja e Vitamin B1 Alkaloid

Përbërja
Substanca aktive është:  tiamin hidroklorid.
Përbërësit e tjerë janë: edetat dinatriumi, ujë për injeksione

1. Çfarë është  Vitamin B1 Alkaloid dhe për çfarë përdoret?

Përmbajtja
Çdo ml e tretësirës për injeksion përmban 100 mg tiamin hidroklorid.

Paketimi
Pakoja me 50 ampula me 100 mg/1 ml.

Si vepron Vitamin B1 Alkaloid?
Tiamina (Aneurina) është vitamin e tretshme në ujë, dhe është esenciale si koenzimë për metabolizmin e karbohidrateve. Forma aktive fiziologjike është tiamin pirofosfati (kokarboksilaza) si ko-enzim i karboksilimit e përfshirë në dekarboksilimin e acidit piruvik dhe acidit  a-ketoglutaral. Mungesa e kësaj vitamine jep ndryshime të shprehura në sistemin nervor pasi që qelizat nervore si të vetmin burim të energjisë shfrytëzojnë karbohidratet.

Absorbohet mirë në traktin gastrointestinal. Në koncentrime relativisht të larta deponohet në muskulin e zemrës, tru, veshkë dhe mëlçi si dhe në muskujt skeletorë. Nëse merret më shumë se nevojat reale, teprica metabolizohet ose eliminohet përmes veshkave. Përveç eliminimit përmes urinës kjo eliminohet edhe përmes feçes, djersitjes dhe përmes qumështit të nënës.

Kur përdoret Vitamin B1 Alkaloid
Vitamin B1 Alkaloid-i përdoret për parandalimin dhe trajtimin  e defiçiencës së tiaminës:
Avitaminoza beriberi
Polineuriti (alkoholik, diabetik, polineuriti te shtatzënat, polineuriti toksik, polineuriti te anemia pernicioze), neuralgjia, mielosis funicularis;
Shqetësimet psiqike, dobësimi, rritja.

2. Çfarë duhet të dini para se ta merrni Vitamin B1 Alkaloid?
Tregoni mjekut tuaj nëse keni sëmundje kronike, çrregullime metabolike, ose reaksione alergjike.

Kur nuk duhet ta përdorni Vitamin B1 Alkaloid?
Alergjia në tiaminë.

Përkujdesjet me Vitamin B1 Alkaloid:
Rrallë herë është i mundshëm reagimi alergjik edhe me shok anafilaktik, sidomos pas dhënies parenterale.
Injeksioni i shpejtë intravenoz mund të jap dhembje në vendin e injektimit.

Marrja e  Vitamin B1 Alkaloid me ushqim dhe pije
Vitamin B1 Alkaloid mund të merret me ose pa ushqim.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Rekomandohet marrja e të gjithë vitaminave dhe shumë mineraleve.
Mirëpo, dozat e larta mund të dëmtojnë fetusin dhe nënën, ato nuk duhet të teprohen.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Vitamin B1 Alkaloid nuk ndikon në aftësinë për drejtimin e automjeteve dhe përdorimin e makinerive.

Ndërveprimet me barnat e tjera
Ju lutemi informojeni mjekun tuaj ose farmacistin për barnat që jeni duke i marrë, ose që i keni marrë në të kaluarën e afërt, madje edhe për ato që i keni marrë pa recetë.
Tiamina është jostabile në tretësirat alkalike. Edhe pse rëndesia klinike është e panjohur, tiamina mund të rrisë efektin e bllokuesëve neuromuskularë.

3. Si të merret Vitamin B1 Alkaloid:
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Doza e zakonshme intramuskulare është 50-100 mg në ditë.
Intravenoz jepet së paku 100 mg në ditë, si injeksion intravenoz ose 300 mg në ditë me infuzion intravenoz, nëse është e domosdoshme jepen deri në 1000 mg gjatë 12 orëve të para.
Dozimi te fëmijët është 50 – 200 mg në ditë, në mënyrë orale ose parenterale, varësisht nga indikacioni.

Nëse përdorni Vitamin B1 Alkaloid më shumë sesa duhet:
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin. Tiamina është treguar si jotoksike për njerëzit.

Nëse keni harruar të merrni  Vitamin B1 Alkaloid:
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, merreni ate sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për dozën tjetër, mos e merrni dozën e harruar por vazhdoni sipas orarit të mëparëm.
Mos e dyfishoni dozën me qëllim që ta kompensoni dozën e harruar.

4. Efektet e mundshme të padëshiruara
Si edhe të gjitha barnat e tjera edhe Vitamin B1 Alkaloid mund të jap efekte të padëshiruara.
Veprimet e padëshiruara janë të rralla pas dhënies së tiaminës, por reaksionet alergjike mund të paraqiten kryesisht pas dhënies parenterale.
Dhembja në vendin e injektimit, dermatiti, manifestimet alergjike si kruarja, mund të paraqitet parestezioni i muskulaturës së mimikës.
Rrallëherë është i mundur reaksioni anafilaktik që manifestohet me çrregullime respiratore, kruarje, shok dhe dhembje abdominale.
Nëse keni përjetuar ndonjë efekt të padëshiruar që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzim, ju lutemi njohtojeni mjekun ose farmacistin tuaj

5. Ruajtja dhe qëndrueshmëria
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte speciale për ruajtjen e tij.
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të shtypur në pako.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar mund të merret vetëm në institucionet shëndetësore.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top