Vitamin B12 Alkaloid (injeksion) Reviewed by Momizat on . Vitamin B12 Alkaloid (injeksion) Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë Vitamin B12 Alkaloid (injeksion) Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë Rating: 0
You Are Here: Home » V » Vitamin B12 Alkaloid (injeksion)

Vitamin B12 Alkaloid (injeksion)

Vitamin B12 Alkaloid (injeksion)

Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim

  • Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta lexoni përsëri më vonë
  • Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ju  lutemi drejtohuni te mjeku juaj ose farmacisti
  • Ky bar është përshkruar personalisht për ju dhe ju nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ky mund tu bëjë keq atyre edhe nëse kanë të njejtat simptoma me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:

  1. Çfarë është Vitamin B12 Alkaloid  dhe për çfarë përdoret
  2. Para se ta merni Vitamin B12 Alkaloid
  3. Si të merret Vitamin B12 Alkaloid
  4. Efektet e mundshme të padëshiruara
  5. Ruajtja e Vitamin B12 Alkaloid

Përbërja
Substanca aktive është:  Cianokobalamin.
Përbërësit e tjerë janë: amonium sulfat, natrium edetat, ujë për injeksione.

1. Çfarë është  Vitamin B12 Alkaloid dhe për çfarë përdoret?

Përmbajtja
Një ampulë (1 ml tretësirë për injeksion) përmban 500 mcg ciankobalamin.

Paketimi
Pakoja me 50 ampula me 500 mcg/1 ml.

Si vepron Vitamin B12 Alkaloid?
Vepron si koenzim në funksione të ndryshme metabolike. Ka rol të rëndësishëm në sintezën e nukleotideve purine dhe në metabolizmin e aminoacideve.
Është i nevojshëm për rritje, për replikim qelizor, hematopoezë dhe sintezë të nukleoproteinave dhe mielinës.
Ciankobalamina pas administrimit intramuskular absorbohet shpejt dhe plotësisht.
Më shumë lidhet për transkobalaminën II dhe shpejt transportohet deri në mëlçi, palcën kurrizore dhe inde të tjera. Depozitohet në mëlçi, ekskretohet, kryesisht përmes tëmthit dhe i nështrohet qarkullimit enterohepatik. Normalisht nuk është prezent në urinë, përveç pas dozave të larta parenterale kur ekskretohet në urinë kryesisht si i pandryshuar. E kalon barrierën placentare.

Kur përdoret Vitamin B12 Alkaloid
Trajtim i anemisë pernicioze.
Profilaksa dhe trajtimi i defiçiencës së vitaminës B12  (si rezultat i ushqyeshmërisë joadekuate ose malabsorbimit intestinal).
Nevojat për marrjen shtesë mund të jenë të nevojshme në këto gjendje: alkoolizmi, anemia hemolitike, ethet kronike, infeksionet e prolonguara, gastrektomia, gastriti (atrofik me aklorhidrik), sëmundjet intestinale (celiakia, spru, enteriti, infeksionet bakteriale në zorrët e holla, diarretë persistente, reseksioni i ileumit), sindromi i malabsorbimit i shoqëruar me insufiçiencë pankreatike, malinjitet në zorrë ose pankreas, sëmundjet në traktin hepatobiliar (dëmtimi i funksionit hepatik, alkoolizmi me cirozë), hipertireoidizmi, sëmundjet renale, stresi i prolonguar, disa dieta të pazakonshme me humbje të shpejt të peshës, shtatzënia dhe gjidhënia, përdorimi i disa barnave, sëmundjet gjenetike (homocistinuria dhe/ose metilmalonik aciduria).
Testi i Shilingut është për diagnostikim të deficiencës  së vitaminës B12.

2. Çfarë duhet të dini para se ta merrni Vitamin B12 Alkaloid?
Tregoni mjekut tuaj nëse keni sëmundje kronike, çrregullime metabolike, ose reaksione alergjike.

Kur nuk duhet ta përdorni Vitamin B12 Alkaloid?
Ndjeshmëria në ciankobalaminë ose kobalt;
Sëmunja e Leberit (atriofia hereditare në n. optikus);

Përkujdesjet me Vitamin B12 Alkaloid:
Vitamina B12  nuk duhet të jepet para se të vërtetohet diagnoza për defiçiencë ose mungesë të acidit folik, pasi mund të maskohet analiza klinike dhe çrregullimet neurologjike mund të keqësohen. Dozat e larta dhe të vazhdueshme të acidit folik mund ta zvoglojnë përqëndrimin e vitaminës B12 në gjak.
Mund të shfaqet ndjeshmëria e kryqëzuar me kobalaminë të tjerë (natyralë, që gjenden në ushqim) kështu që njerëzit e ndjeshëm në kobalaminët e tjerë mund të jëne hipersensitivë edhe në vitamin B12.
Hipokaliemia mund të paraqitet gjatë kohës së terapisë së anemisë së rëndë megaloblastike. Niveli i kaliumit duhet të përcillet gjatë 48 orëve të para të terapisë, që të zbulohet hipokaliemia e mundshme eventuale serioze.
Pacientët me anemi pernicioze ose defiçiencë të vitaminës B12 sekondare si pasojë e ndonjë çrregullimi ireversibil të absorbimit, duhet të marrin terapi me B12 tërë jetën.
Përgjigjja joadekuate klinike në ciankobalaminë mund të shfaqet te infeksionet, sëmundjet renale, tumoret ose defiçienca e njëkohshme e acidit folik ose deficienca e hekurit.  Ekziston rreziku i evoluimit të tumorit për shkak të veprimit të saj në indet e rritjes.

Marrja e  Vitamin B1 Alkaloid me ushqime dhe pije
Vitamin B1 Alkaloid mund të merret me ose pa ushqim.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Nuk janë bërë ende studime mirë të kontrolluara humane apo animale. Nuk janë konstatuar probleme me marrjen e dozave të rekomanduara. Vitamin B12 Alkaloid nuk është e kondërindikuar gjatë kohës së shtatzënisë dhe gjidhënies.
E kalon placentën dhe nuk rekomandohet për trajtimin e anemisë megaloblastike te shtatëzënat. Cianokobalamini tajohet nëpermjet qumështit të nënës. Edhe pse, nuk janë bërë shumë studime te gra gjidhënëse, cianokobalamin (vitamin B12) ështe vitaminë esenciale dhe është e rritur nevoja për të gjatë kohës së gjidhënies.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Vitamin B12 Alkaloid nuk ndikon në aftësinë për drejtimin e automjeteve dhe përdorimin e makinerive.

Ndërveprimet me barnat e tjera
Ju lutemi informojeni mjekun tuaj ose farmacistin për barnat që jeni duke i marrë, ose që i keni marrë në të kaluarën e afërt, bile edhe për ato që i keni marrur pa recetë.
Ndërveprimet me barnat tjera nuk janë me rëndësi të madhe klinike.
Aborbimi i vitaminës B12 nga trakti gastointestinal mund të jetë i reduktuar nga neomicina, acidi paraaminosalicilik, antagonistët e H2-receptorëve histaminik dhe kolkicina, si dhe marrja e sasive të mëdha të alkolit.
I dhënë në mënyrë parenterale kloramfenikoli zvogëlon efektin e ciankobalaminës në anemi.
Ngjashëm, kontraceptivët oralë mund ta minimizojnë efektin e ciankobalaminës.

3. Si të merret Vitamin B12 Alkaloid:
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Anemia pernicioze ose ndonjë anemi tjetër makrocitare  – doza iniciale e rekomanduar e ciankobalaminës është 250 mcg deri 1000 mcg çdo të dytën ditë, për 1 deri 2 javë, e pastaj 250 mcg në javë deri në normalizimin e analizës së gjakut. Dozat e  mbajtjes janë 1000 mcg mujore.
Nëse ekzistojnë edhe probleme neurologjike jepen 1000 mcg ciankobalaminë çdo të dytën ditë dhe vazhdon deri në përmirësimin e simptomave.
Për profilaksi të anemisë te pacientët me defiçiencë sekondare të vitaminës B12 për shkak të gastrektomisë ose sindromit të malabsobimit, jepet ciankobalamina prej 250 mcg deri 1000 mcg në mënyrë intramuskulare çdo muaj.
Për testin e Shiling-ut jepen 1000 mcg në mënyrë intramuskulare.

Nëse përdorni Vitamin B12 Alkaloid më shumë sesa duhet:
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin.
Vitamina B12  nuk është toksike as në doza të larta. Dozat e larta tejkalojnë kapacitetin e transkobalaminës për lidhjen e vitminës dhe teprica filtrohet përmes veshkave.

Nëse keni harruar të merrni  Vitamin B12 Alkaloid:
Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, merreni ate sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për dozën tjetër, mos e merrni dozën e harruar por vazhdoni sipas orarit të mëparshëm. Mos e dyfishoni dozën me qëllim që ta kompensoni dozën e harruar.

4. Efektet e mundshme të padëshiruara
Si edhe të gjitha barnat e tjera edhe Vitamin B12 Alkaloid mund të jap efekte të padëshiruara.
Veprimet e padëshiruara janë të rralla edhe pas dhënies së ciankobalaminës në doza të larta.
Mund të haset dhembje në vendin e injektimit, ndërsa më rrallë mundësia për reaksion alergjik, diare dhe hipokaliemi.
Nëse keni përjetuar ndonjë efekt të padëshiruar që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzim, ju lutemi njohtojeni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. Ruajtja dhe qëndrueshmëria
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte speciale për ruajtjen e tij.
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të shtypur në pako.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar mund të merret vetëm në institucionet shëndetësore.

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top